• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 93.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i vitit, kursi i Euros ndaj Lekut ka rënë me 3.2%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 4.2%.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e kursit gjatë sezonit veror lidhet kryesisht me tendencën e zakonshme sezonale. Në këtë periudhë, oferta valutore rritet, për shkak të shtimit të numrit të turistëve nga jashtë.

Në përgjithësi, prej vitesh tregu valutor po karakterizohet nga një ofertë e lartë valutore.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sipas shifrave zyrtare dhe analizave të Bankës së Shqipërisë, kjo rritje i detyrohet  përmirësimit të Bilancit të Pagesave, falë rritjes së flukseve valutore nga turizmi dhe niveleve të larta të investimeve të huaja direkte. Megjithatë, në treg vazhdon të jetë i lartë perceptimi edhe për një ndikim të fortë të prurjeve të valutës nga aktivitete të jashtëligjshme.

Paralelisht, vlerësohet se një rol në forcimin e Lekut po luan edhe politika fiskale e qeverisë. Prej vitesh, balanca buxhetore është në suficit të zgjeruar në pjesën më të madhe të vitit, ndërsa zakonisht i gjithë deficiti i planifikuar shpenzohet në muajin dhjetor. Kjo politikë fiskale e ndjekur nga qeveria ul ofertën e Lekut në treg dhe ndikon në forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase.

Banka e Shqipërisë është përpjekur ta ngadalësojë rënien e Euros, duke kryer blerje të mëdha të valutës. Për periudhën 2024-2025, Banka Qendrore ka blerë më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm. Blerjet kanë vijuar edhe në pjesën e parë të këtij viti, por shifrat nuk janë bërë ende publike.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Megjithatë, shifrat e blerjeve do të jenë me siguri më të larta, duke përfshirë blerjet direkte për të frenuar forcimin e Lekut.

Rritja e inflacionit sipër objektivit prej 3% sidoqoftë e bën sfiduese vazhdimin blerjeve në shifra të mëdha nga Banka Qendrore. Në këto kushte, blerjet e valutës nuk justifikohen më me objektivin e stabilitetit të çmimeve, ndërsa frenimi i rënies së Euros do të ketë koston e një inflacioni më të lartë në ekonomi.

Forcimi i Lekut vlerësohet se ka frenuar pjesërisht presionet inflacioniste mbi ekonominë shqiptare, duke i bërë më të lira mallrat dhe shërbimet e importuara nga jashtë.

Por, nga ana tjetër, Leku i fortë ka goditur sektorët eksportues të ekonomisë. Në veçanti, aktivitetet e fasonerisë janë goditur rëndë dhe kanë humbur konkurrueshmërinë e lidhur me koston e ulët të krahut të punës. Por, nga ana tjetër, zhvlerësimi i Euros po dëmton edhe konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit, sektor i rritur edhe falë perceptimit si një alternativë me kosto të ulët./ Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:54 : 16/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 14 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 14/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 13/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 12 korrik, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 12/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:35 : 11/07/2026
Para

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

TË GJITHA

Me çekiç në duar tentoi të vidhte një market, arrestohet 14-vjeçari në Krujë

15:24 : 16/07/2026

Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha, shfuqizohet vendimi i rektorit Artan Hoxha

15:10 : 16/07/2026

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të pestin vit radhazi

15:09 : 16/07/2026

Deklaratat skandaloze të Paunoviç ndaj Kosovës, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

14:47 : 16/07/2026

Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

14:37 : 16/07/2026

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş