• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pushohen hetimet për aksidentin me 13 makina të dëmtuara në Lezhë, si e zvarriti Prokuroria çështjen

20:54 : 12/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes hetimet e mangëta dhe aspak profesionale në hetimin e një aksidenti ku u përfshinë plot 13 automjete.

Ngjarja ndodhi në muajin korrik të vitit 2024, teksa dy automjete që s’kishin siguracion u përplasën me njëra-tjetrën, dhe nga kjo përplasje u dëmtuan plot 11 automjete të tjera që ndodheshin në parkimin e një lokali, në aksin Milot – Lezhë.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Aldi Lleshi, i cili thotë se në muajin korrik të vitit 2024 ka qenë duke darkuar në një restorant, në afërsi të rrugës Lezhë – Milot. Sipas tij, makinën e kishte parkuar në parkimin e lokalit, teksa ka dëgjuar një zhurmë të madhe. Ai thotë se dy automjete që ecnin në krahë të kundërt u përplasën dhe, nga shpejtësia e madhe, njëri prej tyre dëmtoi plot 11 makina që ndodheshin në parkim, njëra prej të cilave e qytetarit.

Aldi shton se hetimet kanë qenë të mangëta, pasi asnjëherë s’janë marrë në pyetje apo të jenë verifikuar kamerat e sigurisë. Ai ka parë kroskotin e një automjeti që u përfshi nga aksidenti, ku rezultoi se njëri prej tyre ishte me plot 220 kilometra në orë, ndërkohë që prokuroria e ka shkruar në dokumente sikur ka qenë me 87 km në orë.

Ai thotë se “Audi” u përplas me një mjet “Benz Mercedez” që po futej në ambientet e lokalit, ndërkohë që nga shpejtësia “Audi” doli nga rruga dhe dëmtoi makinat e tjera në parkim. “S’kanë bërë asnjë hetim dhe po e zvarrisin. Atë të ‘Audi’-t e nxorën menjëherë, atë të ‘Benz’-it e mbajtën disa ditë dhe dolën”, pohon ai.

Por, më skandalozja është se asnjëra prej makinave s’ka pasur siguracion, teksa të gjitha mjetet e përfshira në aksident janë akoma të prishura. Aldi thotë se makinën e mori në banesë, s’e ka rregulluar pasi asnjë s’ia merr përsipër. “Kam shkuar me dhjetëra herë në prokurori dhe vetëm më sorollasin. Më thonë jo sot e nesër do t’a dërgojnë. S’dimë as ne si të veprojmë”, pohon ai.

Pas ankesës, qytetari interesohet në Prokurorinë e Lezhës. Një punonjëse i thotë se çështja është mbyllur dhe ka shkuar për gjykim. Ai i thotë se kërkon kopjet e akteve dhe për t’a çuar te siguracioni. Punonjësja i thotë se do të flasë me prokuroren për të marrë disa akte të dosjes.

Fiks Fare kontaktoi me Prokurorinë e Lezhës për rastin në fjalë. Kjo akuzë ktheu një përgjigje se: “Procedimi penal numër 842 i vitit 2024 është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim hetimesh më datë 29 dhjetor 2025. Për shkak të komandimeve të prokurorëve në rrethe të tjera, procedimi i lartpërmendur është rishortuar dhe për rrjedhojë është përfunduar nga një prokuror tjetër, jo ai që ka regjistruar procedimin penal”.

Prokuroria në këtë përgjigje shkruan se çështja ka shkuar në gjykatë, por jo për t’u gjykuar personat përgjegjës, por për t’u pushuar. Pra, s’ka asnjë vepër penale, megjithëse ka pasur persona të dëmtuar dhe plot 13 automjete të përfshira në këtë aksident, dy që shkaktuan aksidentin dhe 11 automjete që ndodheshin të parkuara.

Fiks Fare ka shfletuar vendimin e prokurorisë së Lezhës për pushimin e kësaj çështje, në lidhje me aksidentin e datës 18 korrik 2024. Prokuroria shkruan se janë bërë akte ekspertimi dhe raporte mjeko-ligjore, ku nga këto akte faji i mbetet mjetit “Mercedez Benz”, që po futej në ambientet e lokalit. Por, në asnjë rresht prokuroria nuk shkruan se të dyja mjetet nuk kanë pasur siguracion!

Prokuroria vijon se nuk ka faktuar veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi “kërkohet që pikërisht prej këtyre veprimeve të kundraligjshme të drejtuesit të mjetit të vijë pasoja, që në rastin konkret është vdekja e viktimës”. “Në rastin konkret”, shkruan prokuroria, “nuk ka ardhur asnjë nga pasojat që kërkon ana objektive, pasi asnjë prej të dëmtuarve nuk ka pasoja që të kenë sjellë humbjen e aftësisë në punë mbi 9 ditë”.

Një arsyetim absurd, duke qenë se të dy drejtuesit e mjeteve e drejtonin mjetin pa siguracion. Madje, njëri prej tyre ka qenë me një shpejtësi prej 220 km në orë. Aq e fortë ishte përplasja sa dëmtoi edhe 11 automjete të tjera. Çfarë pasojash kërkon akuza, ndonjë viktimë apo të plagosur? Kush duhet t’ua paguajë dëmet makinave të tjera të parkuara?

Minimalisht, nëse prokuroria do të shihte kamerat e sigurisë apo edhe fotot e aksidentit, do të konstatonte se bëhet fjalë për disa vepra penale dhe jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Me këtë veprim, ky organ veçse zvarrit të gjithë procesin, duke lënë në mëshirë të fatit plot 11 familje, që ende në banesat e tyre kanë automjetet e shkatërruara nga ai aksident.

/Emisioni Fiks Fare 

Etiketa: 13 makinaAksidenthetimeprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur

21:37 : 03/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal

11:01 : 03/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

19:58 : 02/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen 5 automjete, disa të plagosur

14:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Humb jetën kamionisti shqiptar në Itali, dyshimet

14:11 : 02/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Luginën e Patokut, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

13:31 : 02/06/2026
Para

Kriza e arsimit, si nxënësit e gjimnazit në Durrës po rrezikojnë maturën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom