• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpopullimi alarm edhe për furrat e bukës, nuk ka bukëpjekës

17:55 : 26/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Zanati i bukëpjekësit (furrxhiut), një prej profesioneve më të vjetra dhe më identitare në Shqipëri po shkon drejt zhdukjes.

Në një kohë kur vendi numëron mbi 3 mijë furra buke dhe më shumë se 12 mijë subjekte që përfshijnë prodhime buke dhe pastiçeri, industria përballet me një mungesë alarmante specialistësh.

Pagat janë rritur ndjeshëm, por furrat mbeten bosh. Në themel të kësaj krize qëndrojnë emigrimi masiv, boshatisja e shkollave profesionale, konkurrenca e ashpër dhe kostot në rritje.

Sipas Gëzim Peshkopisë, kryetar i Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, zanatçinjtë shqiptarë janë sot ndër më të kërkuarit në tregun europian.

“Bukëbërësit në Europë janë shqiptarë, me origjinë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut ose nga Shqipëria. E kemi ne këtë zanat në Europë. Ne vazhdojmë traditën artizanale, por largimi është një goditje për prodhimin tonë vendas” shprehet ai.

Lexo edhe:

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

Ish-drejtori i fabrikës shtetërore të prodhimit të bukës, eksperti Hysen Caka thekson se diferenca në pagesa ka zbrazur tregun vendas:

“ E gjithë armata e specialistëve të formuar pas viteve ‘90 është larguar për shkak të diferencës monetare. Shpërblimi i kënaqshëm në vendet e BE-së ka bërë që tregu vendas të ndiejë në mënyrë të thellë mungesën e zanatçinjve”.

Sipas Cakës, shtimi pa kriter i furrave, fast-foodeve dhe pastiçerive ka krijuar konkurrencë të ashpër dhe ka ulur fitimet.

 “Shumë subjekte punojnë nën kapacitet, ndërsa kostot e lëndëve të para dhe energjisë janë rritur. Në këtë realitet, pagat e larta për specialistët bëhen barrë shtesë për bizneset” .

Pra, ndërsa mjeshtrit shqiptarë shihen si vlerë e shtuar në tregun europian, brenda vendit boshllëku sa vjen dhe behet me i madh.

Shkollat profesionale drejt boshatisjes

Një nga treguesit më të fortë të krizës është rënia drastike e numrit të nxënësve në degët e Teknologjisë Ushqimore dhe Bukë-Pastiçeri.

Në vitin shkollor 2018-2019, një nga shkollat teknologjike kishte 322 nxënës, ndërsa sot numri total për katër vite studimi në degën “Teknologji Ushqimore” ka rënë në 86, ndërsa për profilin Bukë-Pastiçeri pothuajse nuk ka fare regjistrime.

Të gjendur përballe mungesës, bizneset kërkojnë ndërhyrje emergjente.

Sipërmarrësi Ibrahim Yzeiri propozon subvencionim të ushqimit, konvikteve dhe bursave për nxënësit nga zonat rurale, si dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes shkollave dhe laboratorëve të prodhimit:

“Kërkojmë një bashkëpunim me shtetin që të ngrihet një frymë për mbajtjen e këtyre zanateve që po humbin. Që të ngrihet shkolla e Hoteleri-Turizmit që mos të ketë 8 nxënës që ka sot, por të ketë 80 nxënës. Të krijojmë frymë bashkëpunimi që të mos ikin jashtë vendit sepse kollaj të marrim fuqi punëtore nga jashtë, por kemi fuqi të lirë në Shqipëri që po ikin” tha Yzeiri.

Paradoksi i sektorit është i qartë: Pagat janë rritur, por mungesa e fuqisë punëtore vazhdon. Një furrëxhi i kualifikuar në Tiranë sot paguhet 1000-1500 euro. Megjithatë, portalet e punësimit vazhdojnë të publikojnë njoftime për vende të paplotësuara.

Sipas Peshkopisë, të rinjtë zgjedhin alternativa të tjera:

 “Kush i ri vjen të bëhet furrxhi apo pastiçiere, pasi gjejnë hapësira të tjera për të marrë pagën që dëshirojnë.”

Një pjesë e sipërmarrësve, në mungesë të punonjësve, janë kthyer vetë në prodhues të bukës. Avni Nela, me 35 vite përvojë dhe me një rrjet të gjerë të bizneseve furrë buke dhe pastiçeri në kryeqytet. sot eshte dhe vete bukepjekes.

 “Sot, kam nevojë për shumë punonjës furrxhi, por nuk gjejmë më. Duhet të ndërhyjë shteti që profesionistët të mos i largojë dhe të rinjtë duhet të edukohen që t’i kthejnë sytë nga profesioni” thotë Nela.

Përballë boshllëkut, disa furra po kërkojnë punëtorë nga India, Filipinet apo Bangladeshi, por përshtatja mbetet e vështirë.

“Marrja e fuqisë nga jashtë nuk na plotëson kushtet e specialistit që kërkojmë ne” tha Peshkopia.

Pse po braktisen këto profesione?

Ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla thote se: “Shoqëria shqiptare ka ndërtuar një hierarki ku universiteti shihet si sukses, ndërsa shkolla profesionale si dështim. Asnjë i ri nuk dëshiron të etiketohet si ‘ai që nuk arriti universitetin’.

Ajo thekson se kushtet fizike të punës janë të vështira, orarët e natës, temperatura e lartë dhe puna intensive, ndërsa paga shpesh nuk justifikon punën.

“Një i ri mund të punojë në një call center me orar normal dhe pagë të ngjashme ose më të lartë. Zgjedhja bëhet më e thjeshtë” thekson Hasalla.

Sipas ekspertes Hasalla, nevojitet një paketë e integruar politikash:Subvencionimi i sigurimeve shoqërore për punëdhënësit e sektorit, bursa mujore për nxënësit e shkollave profesionale,, modernizimi te teknologjisë në furra dhe nxitje për arsimin profesional.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e zanatçinjve do të çojë në kalimin e detyruar drejt linjave industriale, me rrezik për rënie të cilësisë dhe humbje të identitetit të bukës tradicionale shqiptare.

“Furrat shpejt do kalojnë nga zejtarë në industri. Kjo po bëhet e detyruar” thotë Caka.

Përfaqësuesit e industrisë i kanë dërguar një letër ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ku kërkojnë: Trajtimin e “Bukëbërësit” si zanat në zhdukje, masa konkrete për të tërhequr kontigjentet të rinjsh të interesuar për këtë zanat, duke siguruar bursa studimi, mundësi akomodimi si dhe lehtësi të tjera dhe subvencionim  kategoria e specialitetit “Bukëbërës” (Furrxhi), me pagesa specifike për të lehtësuar pagat e larta që kërkohen në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.

Sektori kërkon ndërhyrje shtetërore, përfshirë ulje të TVSH-së për miellin dhe politika mbështetëse. Pa masa konkrete, një nga zanatet më tradicionale të vendit rrezikon të mbetet pa trashëgimtarë. Siç paralajmërojnë përfaqësuesit e industrisë, nëse trendi vazhdon, furrat shqiptare mund të mbeten pa mjeshtër dhe buka artizanale vetëm një kujtim./ACQJ

Etiketa: buke pjekesEdi Ramaeksodqeveriashpopullim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026
AKTUALITET

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026
Para

Gara për Presidentin e Kosovës, Arsim Bajrami kërkon unitet politik për kandidaturën e tij

TË GJITHA

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

15:50 : 24/06/2026

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş