• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj si majmuni Punch, Belinda si hirushja e PS-së

17:04 : 25/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku

Në të njëjtën kohë që avokatja Teodoresku komentonte e vetmuar vendimin e Apelit të Posaçëm, që la përsëri në burg Erion Veliajn, kryeminstri Rama njoftoi se ushtria e tij e deputetëve do të mblidhet këtë të enjte për të vendosur për Belinda Ballukun. Nëse veprimtaria e Velisë si kryetar bashkie do të ishte e panjohur, fati i tij do t’i shëmbëllente atij të majmunit Punch, i braktisur nga nëna- parti.

Lali me Teodoreskun dhe Bela me armatën e Rilindjes në këmbë, janë fotografia më epike për të ilustruar hallin e Edi Ramës dhe organizatës që ai drejton. Kontrasti i thellë mes braktisjes së kryetarit të Bashkisë dhe mbrojtjes deri në vetmohim të numrit dy të qeverisë, si nga partia ashtu edhe nga mediat e partisë, dëshmon për filozofinë mafioze me të cilën vepron pushteti i Rilindjes.

Nëse kapesh apo akuzohesh se ke vjedhur për vete, pra nuk e implikon direkt organizatën, fati yt vuloset në momentin që bie. Nëse kapesh apo akuzohesh se je duke vjedhur për organizatën dhe boss-in e saj, atëherë paniku se me të kapurin bie dhe vetë organizata, e detyron këtë të fundit të rreshtohet në betejë. Rasti i parë është Veliaj. I dyti është Belinda. Për të parin, “arsenali” i veglave të Rilindjes ishte sulmi ndaj një prokurori të vetëm. Për të dytën, po shkohet në koflikt të hapur me BE dhe SHBA që kanë shpallur mbështetjen pa kushte ndaj SPAK.

Në rastin e Velisë, teatri rilindas kundër SPAK-ut zgjati vetëm dy- tri ditë. Në aktin e parë, kryeministri u shfaq i zemëruar me prokurorët specialë, madje i kërcënoi ata me ndërhyrje ligjore pas zgjedhjeve parlamentare. Në aktin e dytë, si zakonisht, idiotët e padobishëm të organizatës, që marrin menjëherë në gojën e tyre çdo mesazh që lëshon Rama, nxituan t’i dalin në krah kryetarit të burgosur të Bashkisë, madje të organizojnë edhe protesta në dyert e SPAK. Akt të tretë nuk pati.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Teatri ia la vendin realitetit. Kreu i organizatës mori personalisht në duar frenat e bashkisë së Tiranës. Besnikët e lalit u eleminuan një nga një. Nënkryetaren e vendosi Rama duke detyruar Velinë të griste shkresën ku kishte guxuar të emëronte dikë tjetër. Idiotët e padobishëm rreshtën mbrojtjen ndaj ish padronit të vogël dhe, nën urdhërin publik të padronit të madh, e shkarkuan kryetarin e burgosur dhe shpallën zgjedhjet në Tiranë.

“Ka qenë fyerja më e rëndë që më është bërë ndonjëherë, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi që më njohin më mirë se kushdo tjetër. Zot fali se nuk dinë ç’kanë bërë”, deklaroi Veliaj në kundërshtimin që i bëri shkarkimit në Kushtetuese. Mirëpo, ata bashkëpunëtorë, të rritur e formuar me tiparin kryesor të vetë Erion Velisë, mungesën e shtyllës kurrizore, nxituan të lëpijnë edhe më fort dorën e zgjatur të kryetarit të madh. Në një hark kohor të pabesueshëm, pushteti i Erion Velisë u shkri si bora në diell.

“Shokët e idealit” u bënë ministra, deputetë e drejtorë, duke qepur gojën e duke përfituar kockën e radhës. Në Partinë Socialiste, për Erionë Velinë nuk flitet më. Edhe më përverse ishte mbrojtja që gjoja po i japin Lalit të dikurshëm disa media pro qeveritare që, ndryshe nga bashkëpunëtorët politikë, duan të dëshmojnë një farë morali ndaj atij që deri dje i ka paguar me para publike si platforma të propagandës. Perverse sepse goditjen ndaj Erion Velisë, ato e paraqitën si hakmarrje të një prokurori dhe jo si një rast që hapte debat politik e juridik.

Në rastin e Belinda Ballukut, Edi Rama është bërë mburojë e gjallë, mbi trupin e të cilit duhet të kalojë SPAK për t’i vënë asaj prangat. Kreu i organizatës po tregohet i gatshëm të ndjekë një kurs përplasje me Brukselin, vetëm për të mos lëshuar zëvendësen e tij. Idiotët e padobishëm që deri dje brohorisnin në kor për suksesin e reformës në drejtësi dhe përbetoheshin se i hapnin rrugë çdo kërkese të SPAK, tani thonë se janë penduar edhe për imunitetin që i hoqën Sali Berishës. Të kapur pas belit të holluar të Belës, ata janë shndërruar në lolo që fytyrën e tyre e kanë vënë si rreckë për të mbuluar mega vjedhjet me teorinë e ndërhyrjes së drejtësisë në kompetencat e ekzekutivit.

Këtë nuk e bënë për Erion Velinë. Nuk e bëri partia, por nuk e bënë as mediat e partisë. Për Lalin u kryqëzua një prokuror i vetëm, Ols Dado, i cili për hir të së vërtetës, për atë akuzë që mori përsipër të provonte, shestoi një nga dosjet më të mira që SPAK ka prodhuar deri më sot. Ndërsa për Belën, po të njëjtat media, nuk godasin një prokuror të caktuar por gjithë sistemin e drejtësisë. Nuk ka më hakmarrje prokurorësh, por republikë prokurorësh. Grusht shteti, uzurpim kompetencash, përndjekje e paraburgosje, drejtësi e dalë shinash e mbi të cilën duhet vënë dorë.  Sepse sa kohë drejtësia nuk prek atë që është në krye, hajdutët e kapur nuk kanë rëndësi, qofshin ata edhe bashkëpunëtorët më të afërt. Por nëse ajo rrezikon pushtetin e kreut të organizatës, hajduti nuk lëshohet sepse mund të të marrë me vete.

Dhe në këtë degjenerim ligjor e moral, shkëlqejnë gjithnjë ata që deri dje të vinin duart në fyt në emër të drejtësisë së re, ndërsa tani bërtasin se drejtësia e re po i merr frymën republikës. Lali dhe Bela janë lakmuesi më i mirë i hipokrizisë dhe degradimit që ka prodhuar një pushtet kleptokrat. Njëri, i mbetur si jetim, gjoja viktimë e një prokurori. Tjetra, me një ushtri pas vetes, gjoja viktimë e republikës së prokurorëve. Në thelb janë viktima të vetë organizatës ku kanë aderuar dhe fati i tyre shkruhet sipas hallit të Edi Ramës. /Lapsi.al

Etiketa: arrestimbelinda ballukuEdi RamaErion Veliajhetimekorrupsionspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
Para

Thellohet skandali i rrugëve të Rilindjes, çahet edhe aksi Skrapar-Përmet

TË GJITHA

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom