• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mami thotë që ai do vdesë”/ Pas divorcit nëna s’lejon babain të takojë djalin

21:07 : 11/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi prej më shumë se një viti, nuk po arrin të takojë djalin e tij 7-vjeçar, pavarësisht një vendimi të formës së prerë të gjykatës, që i njeh të drejtën e takimeve çdo të shtunë dhe komunikim të rregullt me fëmijën.

Sipas Dritanit, ish-bashkëshortja e tij ka penguar në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e vendimit gjyqësor. Ai është drejtuar pranë zyrës përmbarimore në Fier, por nëna ka refuzuar ta zbatojë atë. Për këtë arsye ndaj saj është vendosur një masë administrative, të cilën ajo e ka kundërshtuar në gjykatë. Përmbarimi ka bërë me dije se, në vijim, pritet të ndiqet rruga e kallëzimit penal për moszbatim vendimi gjykate.

“Kam qenë i martuar me zonjën Alseda Zeqiraj nga viti 2018 dhe më pas kemi nisur procedurat për divorc në vitin 2021. Ka marrë formë të prerë në vitin 2024. Vendosëm të ndaheshim pasi kishim konflikte të vazhdueshme, kemi një djalë 7 vjeç nga kjo martesë. Gjykata vendosi që duhet ta takoj fëmijën çdo të ditë të shtune, nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Plus kësaj, pjesë e vendimit të gjykatës është që të kem komunikim të vazhdueshëm, çdo ditë me fëmijën. Si dhe të paguaj një pension të vazhdueshëm për fëmijën në masën 100 mijë lekë. Pensioni është paguar, që nga momenti që është bërë kërkesa e divorcit dhe deri sot që ne flasim pensioni është paguar dhe do të paguhet gjithmonë. Zonja e mban fëmijën si armë dhe si hakmarrje. Kërkon që të nxjerrë të gjithë urrejtjen ndaj meje, pa marrë parasysh se çfarë të keqeje po i bën ajo fëmijës së vet. Nga qershori i vitit 2025 e deri më tani unë nuk e kam takuar fëmijën tim. Kemi realizuar vetëm një takim, në pjesët e tjera zonja ka qenë shumë kundërshtuese dhe nuk është bërë asnjë gjë dhe sot unë nuk arrit dot që ta takoj fëmijën dhe të kem qoftë edhe një komunikim të vetëm në telefon. Unë dua që të takoj djalin tim”, tha denoncuesi.

Vetë Dritani ka siguruar disa video nga takimet me të birin, ku fëmija shprehet, se nuk e le e ëma të takojë babain.

Takimi 1

Lexo edhe:

Tronditëse në Fier/ Marrëdhënie intime në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit përplasen në denoncime

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Lushnjë

Djali: Mami më tha mua. Mua më tha mami, që: “Thuaji atij,nuk dua të vij me ty”!

Babai: Prandaj nuk pranove?

Djali: Ëhë!

Babai: Mirë!

Djali: Ti ishe mërzitur?

Babai: Jo, unë kam qejf të të takoj. Kam shumë qejf të të takoj ty. Babi nuk mërzitet me ty kurrë.

Takimi 2

Babai: Thuaji babit, si thotë mami?

Djali: Thotë mami, që do vdesë ai, copë-copë.

Babai: Do vdesë ai? Kush?

Djali: Ti!

Babai: Po pse?

Djali: Se ke bërë gabime.

Takimi 3

Djali: Dua të rri me ty!

Babai: Po tani do ikim te mami.

Babai: Jo, do ikim te mami, se do të të shohë, se mbaroi orari!

Djali: Mua më pëlqen të rri me ty!

Në një bisedë të zhvilluar rreth një vit më parë mes ish-bashkëshortëve, nëna i deklaron hapur Dritanit, se nuk do ta lejojë më të takojë djalin.

Babai: Më thuaj!

Nëna: Çunin nuk ke për ta takuar kurrë më dhe në distancë me çunin dhe me mua!

Babai: Me ty unë në distancë kam qenë dhe ty nuk kam dashur asnjëherë as të të afrohem, as të të takoj, por çunin…!

Nëna: Edhe djalit nuk do t’i afrohesh fare! Në distancë!

Babai: Për çfarë arsye?

Nëna: Do t’i japësh kokërr më kokërr lekët, që i takojnë fëmijës. Muaj për muaj!

Babai: Lekët, ti e di shumë mirë, që lekët unë i kam dhënë dhe do t’i jap gjithmonë…

Nëna: Muaj për muaj! Për ushqimin për rrobat!

Babai: E di!

Nëna: Nuk do ta takosh fëmijën kurrë më!

Babai: Po si domethënë, mos ta takoj fëmijën, domethënë dhe unë duhet të përgjigjem për të gjitha detyrimet? Unë a të kam lënë shtëpinë, a të kam lënë në shtëpi, a e kam braktisur fëmijën, a jam përgjigjur për fëmijën?

Nëna: Shiko, mos i hap probleme vetes! Kaq po të them!

Babai: Po mirë, ca probleme vetes duhet t’i hap unë?

Nëna: Kaq! Mos i hap probleme vetes! Bëhu i zgjuar! Jep detyrimet! Cunin s’ke për ta takuar më kurrë! Do mbash distancë me çunin dhe me mua!

Nga ana e tij, Dritani pretendon, se i ka përmbushur dhe do t’i përmbushë detyrimet ekonomike, por kërkon, që të respektohet e drejta e tij ligjore mbi të birin.

Sipas ankesës së depozituar nga nëna, ajo pretendon, se fëmija nuk dëshiron ta takojë babanë dhe se veprimet e tij janë traumatizuese. Megjithatë, në raportin e psikologut, të përfshirë në rast, thuhet, se fëmija ndikohet nga nëna dhe se janë evidentuar pengesa në realizimin e takimeve me babanë.

Përballë kësaj situate, Dritan Mandro është paraqitur edhe në Komisariatin e Policisë Fier, ku ka bërë kallëzim penal për moszbatim të vendimit të gjykatës. Policia ka deklaruar se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rastit. /Emisioni STOP

Etiketa: denoncimdivorcFier

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tronditëse në Fier/ Marrëdhënie intime në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit përplasen në denoncime

21:21 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Lushnjë

17:58 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Ujë me kova si në mesjetë”/ Spitali i Peshkopisë në kushte skandaloze

18:53 : 17/06/2026
AKTUALITET

Padia për shpifje, Albana Vokshi fiton gjyqin ndaj Vilma Nushit: Përfituesja e 100 mln eurove të Check Up u rrëzua në Apel

16:50 : 17/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi nxjerr mesazhin: Rama mobilizon patronazhistët për të kërcënuar kritikët!

16:03 : 17/06/2026
policia e shtetit
AKTUALITET

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit – EMRAT

19:42 : 15/06/2026
Para

Zbulohen bashkitë me dosje në SPAK, tenderat mbeten akuza kryesore

TË GJITHA

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş