Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën e Madhe të Fierit.
Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe si pasojë e përplasjes së fortë, është plagosur një i mitur, i cili ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.














