• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në

12:36 : 26/01/2026
në RAJONI

Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, bllokuan pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Ky veprim është reagim ndaj sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, për të cilin ata thonë se po u shkakton dëbime, vonesa dhe humbje ekonomike, ndaj kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga zbatimi i tij.

Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, protestat pritet të ndikojnë edhe në qarkullimin e mjeteve të transportit në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit njoftoi se, sipas informacionit të pranuar nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, “do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë” – me gjasë deri në shtatë ditë.

Lexo edhe:

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

“Këto protesta ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe mallrave, si dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit, që janë të përfshira në protesta”, thuhet në njoftim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit paralajmëroi se bllokadë të ngjashme do të ketë edhe nga Mali i Zi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, njëherësh udhëheqës i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, thotë se Kosova nuk merr pjesë në protestë, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike që realizojnë transport të rregullt me vendet e BE-së.

Por, paralajmëron se efektet e saj do të ndihen edhe në Kosovë.

“Për shkak të bllokadës së kufijve, Kosova nuk do të mund as të eksportojë dhe as të importojë mallra”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej mbi 7 miliardë eurosh në total, ose rreth 20 milionë euro në ditë – një sasi të madhe të tyre përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vlera e eksporteve, ndërkaq, ishte rreth 942 milionë euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milionë euro në ditë.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, Rafuna thotë se gjashtë Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i kanë dërguar një shkresë presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në letrën që siguroi Radio Evropa e Lirë dhe që mban datën e 20 janarit, kërkohet që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për këtë çështje.

“Zhvillimet e pritshme si pasojë e këtyre masave, janë shqetësuese dhe mund të shndërrohen në një sfidë sistematike ekonomike dhe politike për rajonin”, thuhet në letër.

Sipas Rafunës, sistemi i ri ka detyruar kompani në Ballkanin Perëndimor që, çdo tre muaj, të punësojnë shoferë të rinj.

“Ky është problem i madh, sepse ka mungesë të tyre… dhe kjo komplet e çrregullon zinxhirin e furnizimit”, thotë ai.

Nënkryetari i Shoqatës së Transportuesve të Mallrave nga Kosova, Besnik Aliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se transportuesit në Kosovë përballen me sfida të ngjashme me kolegët e tyre në rajon, për shkak të sistemit EES.

Sipas tij, edhe pse në Kosovë janë të licencuar rreth 2.000 kamionë për transport mallrash, sektori mbetet i dobët në transportin ndërkombëtar, pasi shumica e importeve dhe eksporteve realizohen nga kompani të rajonit dhe BE-së.

“Nuk është e lehtë të gjesh shoferë për tregun e BE-së, sikurse gjenden për transportin brenda Kosovës apo në rajon”, thotë ai.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Sasho Ilievski, pronar i kompanisë “Stema Transport” në Shkup, thotë se nuk preket drejtpërdrejt nga rregullat e reja – pasi kamionët e tij udhëtojnë drejt shteteve më të afërta të BE-së – por shton se ai do t’i mbështsë kolegët në protestë.

“Udhëtimet tona zhvillohen kryesisht në Austri, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Hungari. Për çdo udhëtim, qëndrojmë maksimumi katër deri në pesë ditë”, thotë ai.

“Megjithatë, ka kompani që operojnë më thellë brenda BE-së… që hyjnë në Suedi, Norvegji, Portugali. Për një udhëtim, ato kalojnë 15 deri në 20 ditë brenda BE-së. Kur kthehen, nuk u lejohet të hyjnë përsëri gjatë atij muaji. E, nëse nuk udhëtojnë sërish, kompania dhe biznesi humbasin, pasi shoferët nuk mund t’i përmbushin detyrimet e tyre profesionale brenda asaj kohe. Ata nuk janë turistë, janë shoferë profesionalë dhe duhet t’u lejohet të qëndrojnë më gjatë”, shton Ilievski.

Para se të hynte në fuqi sistemi elektronik, EES, transportuesit maqedonas nuk kishin probleme, edhe pse rregulli i 90 ditëve për qëndrimin në zonën Schengen ishte në fuqi.

Doganierët vulosnin pasaportat, por nuk numëronin ditët dhe shpesh i “shikonin përmes gishtave”, thotë Ilievski.

Por, që nga fillimi i funksionimit të sistemit elektronik të BE-së, qëndrimet në zonën Schengen monitorohen më rreptë.

Kompjuteri me të dhëna biometrike përmbledh saktë të gjitha ditët – nga koha e kaluar në udhëtim, pushimet në parkime e deri te pritjet në kufi.

“Të gjithë ata që udhëtojnë më thellë brenda Bashkimit Evropian, do të qëndrojnë më shumë ditë. Kjo i prek rreth 70 për qind të kompanive në vend. Kolegët në Suedi, për shembull, nuk mund të kthehen shpejt… Shoferi e drejton automjetin për 9 orë në ditë dhe pastaj duhet të pushojë. Pushimi që merr është brenda BE-së dhe konsiderohet po ashtu qëndrim, edhe pse ai nuk po punon”, thotë Ilievski.

“Prandaj, ne kërkojmë nga BE-ja që t’i përjashtojë kompanitë e transportit. Shoferëve ose duhet t’u zgjatet qëndrimi, ose të llogariten vetëm orët e tyre të punës”, sipas tij.

Transportuesit maqedonas do të bllokojnë dhjetë pika kufitare – në kufi me Bullgarinë, në kufi me Greqinë, në kufi me Shqipërinë dhe në kufi me Kosovën.

Pika kufitare Tabanovc nuk do të bllokohet nga maqedonasit, por nga transportuesit serbë në anën e tyre të kufirit.

Bllokadat aplikohen vetëm për trafikun e mallrave, duke mbyllur korsitë dhe terminalet për kamionët, ndërsa makinat e zakonshme, autobusët dhe trafiku i pasagjerëve do të lëvizin pa pengesa.

Në Maqedoninë e Veriut, mobilizimi për bllokadat u organizua nga “Makam-Trans” – shoqata më e madhe e punëdhënësve të kompanive të transportit në këtë vend.

Bilana Muratovska, sekretare e përgjithshme e “Makam-Trans”, thotë se shoferët maqedonas, sikurse edhe të tjerët në rajon, përballen me rrezikun e dëbimit pas qëndrimit 90-ditor në zonën Schengen.

Më herët, Konsorciumi i Logjistikës i Bosnje dhe Hercegovinës njoftoi se 100 shoferë profesionalë janë kthyer me forcë nga vendet e BE-së, ndërsa 47 shoferë kanë humbur punën për shkak të problemeve me qëndrimin në këto vende.

“Ne kemi raste të tilla. Nuk kam një numër të saktë, por duhet bërë një dallim… për shembull, flota e transportit në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi është shumë më e madhe se e jona”, thotë Muratovska.

Ajo shton se dëmet për kompanitë janë të mëdha dhe shkaktojnë shpenzime shtesë.

“Kur i llogarisim kostot që na shkaktojnë – sepse mjeti lihet në një parking plot me mallra, që mund të jetë shumë i shtrenjtë dhe pa mbrojtje, dhe ne nuk e dimë se çfarë do t’u ndodhë shoferëve – situata bëhet e vështirë. Shoferët dëbohen me avion, sepse nuk kanë ditë të mjaftueshme për t’u kthyer me autobus ose me kolegët e tyre. Këto kosto i mbajnë transportuesit”, shpjegon Muratovska.

BE: Asgjë nuk ka ndryshuar me rregullat e Schengenit

Sistemi EES nuk vendos asnjë kërkesë të re për qëndrimet e shkurtra në zonën Schengen, tha zëdhënësi për Çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Markus Lammert, më 19 janar, në përgjigje të pretendimeve të shoqatave të transportit nga Ballkani Perëndimor se sistemi i ri po i lë punëtorët dhe shoferët pa punë.

“EES siguron zbatim më të mirë të rregullave ekzistuese dhe zbulim sistematik të parregullsive”, tha Lammert, duke theksuar se Komisioni Evropian po ndjek nga afër çështjen e njoftimeve për bllokada nga transportuesit.

Sipas tij, EES nuk sjell ndryshime në rregullat ekzistuese për qëndrimin në zonën Schengen.

“Sipas rregullave, shtetasit e vendeve të treta pa vizë kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën Schengen për gjithsej 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore. Çdo ditë që e tejkalon këtë, duhet të mbulohet me vizë afatgjate ose leje të lëshuar nga një shtet anëtar”, shtoi Lammert.

Por, sipas Muratovskës, edhe pse BE-ja thotë se rregulli i qëndrimit 90-ditor brenda 180 ditëve nuk ka ndryshuar, rrethanat kanë ndryshuar.

“Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tashmë janë në zonën Schengen – plus dy vende që nuk janë anëtare të BE-së, Norvegjia dhe Zvicra. Tani, pa marrë parasysh se si largohesh nga vendi, menjëherë hyn në zonën Schengen. Ndaj, pretendimet se situata është e njëjtë si më parë, janë fyerje për inteligjencën”, thotë Muratovska.

Qeveria maqedonase u doli në mbrojtje transportuesve të vendit.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski, tha se e kupton revoltën dhe propozoi që problemi të zgjidhet ose duke shtyrë sistemin elektronik për shoferët profesionalë, ose duke u dhënë atyre mundësinë të marrin viza pune./ REL

Etiketa: BEkamione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026
BOTA

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
Para

Zjarr në një banesë në Selenicë, ndërron jetë i moshuari

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş