• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët që s’kanë ujë në shtëpitë e tyre

21:43 : 29/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites, POLITIKE, VIDEO

Duhet të jetë e mundimshme të mbijetosh 4 apo 5 ditë pa ujë në shtëpi, por akoma më e rëndë është të të tallin në një situatë kaq të vështirë. Kjo po ndodh në Vlorë këto ditë, kur ankesat e qytetarëve përballen me ca reagime fyese, në një situatë kur më shumë se kurrë bie në sy arroganca e pushtetarëve.

Tanimë është e qartë se shkak për mungesën e ujit në Vlorë është bërë një defekt teknik, në tubacionin e furnizimit të qytetit, që do të riparohet me pjesë të ardhura nga Turqia. Fotot nga pjesa e dëmtuar po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe të parët që i shpërndajnë janë socialistët.

Tubacioni i ujit i dëmtuar në Vlorë

Por ndërsa një ditë ky problem do të zgjidhet, ajo që mbetet është indiferenca, karshilliku dhe sfida që demonstruan kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini dhe kryeministri Edi Rama. Reagimi i tyre tregon se ata mendojnë se kanë përballë një popullsi kokëulur, e paaftë të reagojë, që e ka humbur nervin e protestës dhe që mund ta lësh edhe pa kushtet minimale të higjienës dhe sërish do qeverisësh i pashqetësuar.

Festa gala e Bashkisë Vlorë

Të ndërgjegjshëm se një pjesë e popullsisë së Vlorës ishte pa ujë në shtëpitë e tyre, drejtuesit e bashkisë treguan një moskokëçarje ulëritëse, kur vendosën të organizojnë një mbrëmje gala të dielën me rastin e festave të fundvitit.

Lexo edhe:

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

Posteri për mbrëmjen Gala në Vlorë

Problemi i ujit të pijshëm vazhdonte prej ditësh. Për qytetarët që ankoheshin ishin vënë në punë disa autobote, që qarkullonin në lagjet pa ujë duke ofruar furnizim sa për një higjienë minimale për banorët.

Në vend se të shpallte gjendjen e emergjencës, në vend se të kërkonte zgjidhjen e menjëhershme të problemit, kryebashkiakja Brunilda Mërsini u mor me programin kulturor të mbrëmjes gala.

“Një spektakël i organizuar nga Teatri “Petro Marko” , me mbështetjen e Bashkisë Vlorë dhe kujdesin e veçantë të kryetares Znj. Brunilda Mersini” ishte njoftimi që bëri teatri Petro Marko, ndërsa ftonte qytetarët dhe punonjësit e bashkisë në festë.”

Por mbrëmjen e 28 dhjetorit, një grup qytetarësh vlonjatë, të frustruar për mungesën e ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre vendosën të ngrenë zërin. Me bidona në duar, ata u mblodhën në qendër të qytetit, atje ku ishin mbledhur zyrtarët e bashkisë; në Teatrin “Petro Marko”.

Protestuese nga Vlora përballë mbrëmjes gala të organizuar nga Bashkia, Vlorë

Drita e ngjyrat, nën tingujt e muzikës klasike kishte mbushur sallën. Kontrasti ishte irritues. Për protestuesit jashtë ishte një lënë një grup policësh, që u thye shpejt. Me bidonët e ujit bosh dhe pankarta në duar, qytetarët u futën brenda teatrit dhe ndërprenë festën e bashkisë, duke bërë të qartë se ky gëzim ishte i pavend, në një kohë që banorëve u mungon një nevojë jetësore.

Me thirrjet “Duam ujë” dhe “Poshtë qeveria”, disa qindra qytetarë, burra, gra, fëmijë e të moshuar refuzuan të largoheshin nga teatri derisa dikush të merrej seriozisht me kërkesat e tyre për furnizim normal me ujë të pijshëm. Në videon më poshtë janë disa nga momentet kryesore, të protestës.

“Të na thonë ça do bëhet, kur do vijë uji?” dëgjohen të thotë qytetarët, ndërsa përplasin bidonat bosh. Por sapo mësuan për protestën, drejtuesit e bashkisë së Vlorës u larguan nga dera e pasme e teatrit, duke i lënë qytetarët në sallë me bidonë në duar.

Tallja me “syrin e keq” nga kolltuku i qeverisë

Në ditën e pestë, protesta vazhdoi sërish. Qytetarët u mblodhën më të shumtë në numër përballë bashkisë së Vlorës, për një takim me kryetaren e Bashkisë. Aty i priti një tjetër gardh me policë. Përpjekjet për t’i sqaruar i bëri drejtuesi i ujësjellësit Flauers Shoshi, që shpjegoi se defekti kishte ndodhur nga presioni I ujit dhe rrëshqitja e dheut.

Por reagimi që erdhi më pas nga kryeministria në Tiranë, ishte akoma më i pavend se mbrëmja gala e bashkisë së Vlorës.

Në një status në rrjetet sociale, Edi Rama përsëriti shpjegimin teknik të situatës dhe e zhvendosi përgjegjësinë tek “pjesët hidraulike jashtë standarteve” të vitit 2009–2010 pra para se socialistët të vinin në pushtet.

Por ajo që është sa qesharake, aq edhe domethënëse është pjesa kur Rama shkruan se “siç thoshin gjyshet tona, plasi më në fund edhe syri i keq”, sikur mungesa e ujit të ishte ndonjë magji  apo ndonjë fatkeqësi që vlonjatëve ia kishte sjellë ndonjë forcë e mbinatyrshme.

Ky fjali e Ramës është edhe tallja e dytë me vlonjatët që kanë vite që e votojnë masivisht kryeministrin dhe partinë e tij. Por ky, në vend se t’u flasë si kryeministër, ua kthen si të ishte magjistar, që botën e shpjegon me syrin e keq dhe macet e zeza.

Fjalori i Ramës nuk është i rastësishëm. Kështu mund të flasë vetëm një politikan që mendon se ka përballë një turmë të paarsimuar, ndonjë masë injorantësh të prapambetur, njerëz të dorës së dytë, që janë paaftë të ngrihen në nivelin e qytetarisë dhe të kërkojnë llogari për një qeverisje më të mirë.

Dhe kjo arrogancë e ka një shpjegim. Prej gati 35 vitesh, Vlora është bastion i partisë socialiste. Vlonjatët ia kanë besuar bashkinë të njëjtës forcë politike që nuk e njeh rotacion në këtë qytet. Socialistët qeverisin aty pa frikë, duke ia lejuar vetes edhe indiferencën në situata të tilla emergjente. Në fund të fundit, nëse vota është e sigurtë ditën e zgjedhjeve, politikani s’ka arsye ta përmirësojë qeverisjen, por as nuk lodhet të gënjejë më bukur. Madje ia lejon vetes edhe ndonjë një tallje herë pas here me njerëzit që kanë 5 ditë pa u larë./Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramaskandaluje i pijshemujesjelles kanalizimevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
AKTUALITET

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026
Para

“Do ndodhë si në Maqedoni me Gruevskin”, Gjokutaj: SHBA nuk fal kur cënohet siguria kombëtare e tyre

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet