Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Qafë Plloçë–Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit.
Ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.














