Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen Granicë, të Gjirokastrës.
Raportohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati 5-katësh, ndërsa flakët kanë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje.














