Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e kësaj të hëne, në zonën e Llamanit, në Himarë.
Sipas raportimeve flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në kodrat përreth.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në terren, ndërsa era e fortë po favorizon përparimin e flakëve.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por temperaturat e larta janë kryesisht shkaktarët kryesorë të kësaj periudhe.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm sipërfaqe toke të djegura.














