• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u duk se arriti zenitin e tij profesional gjatë raportimit në Parlament, të hënën e kësaj jave (27 tetor 2025).

Për më shumë se dy orë, ai iu përgjigj mbi 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës, herë me ftohtësi, e herë me arrogancë e përçmim. Nga ana tjetër, gjendeshin shumica parlamentare socialiste, e cila u shndërrua në një turmë memece dhe që nuk kishte asnjë pyetje, asnjë sugjerim dhe asnjë kritikë për kreun e Prokurorisë së Posaçme.

Të acarosh politikën, konsiderohet si një vlerë e shtuar në sistemin e drejtësisë. Dhe këtë, Dumani, e di shumë mirë.

Lexo edhe:

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

Bilanci i tij tre-vjeçar në krye të Prokurorisë së Posaçme ka shënuar zhvillime domethënëse. Ai dhe stafi i tij, falë komunikimeve në platformën SKY/ECC, ka aplikuar masa sigurimi dhe ka dërguar për gjykim personazhe të njohur të botës së krimit.

Është e paqartë nëse prokurorët e posaçëm do të avanconin hetime të tilla, në rast se nuk do t’u servireshin në pjatë të argjendë bisedat e grupeve kriminale. Megjithatë, SPAK-u, nën drejtimin e Dumanit, mund të vlerësohet që i çoi përpara këto hetime, pavarësisht dyshimeve për dekonspirime apo favorizime të grupeve dhe individëve të caktuar.

Por, ajo që e ka shndërruar Altin Dumanin në një personazh antipatik për politikën, janë, natyrisht, hetimet ndaj eksponentëve të lartë qeveritarë e ish-qeveritarë.

Opozita i gjen vetes shumë arsye për t’u acaruar me Dumanin. Gjatë mandatit të tij 3-vjeçar, lideri kryesor opozitar, Sali Berisha, u mbaj në arrest shtëpie për një vit dhe tashmë është në gjykim për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”.

Drejtuesi i dytë opozitar, Ilir Meta, është prej një viti në arrest me burg, nën dyshimet për “korrupsion” e “pastrim parash”, pas një arrestimi sa spektakolar, aq edhe abuziv në tetorin e vitit 2024.

Të tjerë eksponentë të rëndësishëm opozitarë kanë kryer paradën para zyrave të SPAK-ut.

Këto zhvillime kanë dobësuar ndjeshëm peshën politikë të opozitës. Deputetët e saj kanë të gjithë të drejtën të besojnë se hetimet e Dumanit nuk janë veprimet e prokurorit, por keqpërdorimi i tij nga kryeministri Edi Rama, i cili, falë goditjes së kundërshtarëve të tij politikë, po konsumon mandatin e katërt radhazi në krye të qeverisë.

Heshtja e anës tjetër të sallës parlamentare ishte më ulëritëse se sa pyetjet zhurmuese të opozitës. Maxhoranca i është bindur urdhërit politik të kryetarit Rama për të mos komentuar aktivitetin e organeve të drejtësisë, por sidomos të Prokurorisë së Posaçme.

Megjithatë, shumë deputetë socialistë e kanë të qartë se ky urdhër politik nuk lidhet me qasjen e maxhorancës ndaj Reformës në Drejtësi dhe produkteve të saj.

Deputetët socialist e kanë parë se si miqtë e tyre politikë e personalë kanë përfunduar pas hekurave; Saimir Tahiri, Ilir Beqja, Arben Ahmetaj në kërkim, Vangjush Dako e deri tek Erion Veliaj dhe “kandidatja” Belinda Balluku.

Deputetët socialistë nuk kanë pasur mundësinë që të shprehin as, minimumi, solidaritetin njerëzor me të arrestuarit e “erës Dumani”.

Asnjë prej tyre nuk guxon të ngrejë zërin e të kërkojë llogari tek Edi Rama se përse ai i “shiti”, “i linçoi”, e i “zhveshi” politikisht, para se ata t’i dorëzoheshin arrestit të Altin Dumanit.

Asnjëri nuk guxon të dalë kundër Liderit sepse e kanë të qartë se mund të kenë të njëjtin fat. Pasi, shumë prej tyre, janë të bindur se Dumani është nën kontrollin e Ramës dhe ky mund ta përdorë prokurorin, si kundër opozitarëve politikë, ashtu edhe kundër “opozitarëve” partiakë.

Altin Dumani mund të jetë ndjerë i përkëdhelur në sedrën profesionale, kur arriti, si prokuror, të ketë përballë një grup të acaruar deputetësh opozitarë, e një tjetër shurdh-memece nga maxhoranca.

Por, sjella e deputetëve të të dy kaheve tregoi qartësisht diçka tërësisht tjetër-përballë tyre nuk shihnin prokurorin, por “ushtarin e Edi Ramës”, Altin Dumani.

Etiketa: ALTIN DUMANIEdi RamaPDpsspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026
AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026
AKTUALITET

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

08:58 : 16/07/2026
AKTUALITET

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026
AKTUALITET

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm/ LISTA

08:15 : 16/07/2026
Para

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

TË GJITHA

‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

12:11 : 16/07/2026

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş