• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe theksonte akoma më shumë ekseset e parregullsive elektorale në raport me atë paraprak që doli në maj. Në 2021shi pati në fakt dhe raporte të tjerë si ai i Transparency International që evidentoi ushtrinë e mbi 9000 patronazhistëve vetëm në Tiranë të cilët kishin listat e mbi 900 mijë qytetarëve me të dhëna private të tyre dhe që u keqpërdorën nga partia në pushtet. Raporti aktual e vë theksin edhe më drejtëpërdrejtë te intimidimi, shantazhi dhe presioni mbi kategori votuesish duke përdorur vulnerabilitete të tyre si vendin e punës, një hall të pazgjidhur në kadastër apo ndihmë ekonomike të pamarrë për ta shfrytëzuar për kapital politik të pameritë.

Ky raport evidenton ndër të tjera se ndonëse administrimi teknik zgjedhor nga KQZ nuk cedoi, u vu re gjithsesi ndikimi politik në përbërjen e komisioneve dhe zëvendësime të shpeshta të anëtarëve në minutat e fundit. Gjithashtu ndonëse kishte mjaftueshëm pjesmarrje të partive politike dhe koalicioneve që të quheshin konkurruese, zgjedhjet u polarizuan thellë dhe partia-shtet prishi fushë-lojën e barabartë midis partive. Votimi elektroni dhe ai nga jashtë vendit patën performancë teknike por kishin probleme të theksuara organizative dhe mungesë informacioni për votuesit. Ajo që e zhduk vijë-ndarësen mes partisë dhe shtetit ishte përdorimi nga partia në pushtet i burimeve shtetërore dhe aktivitetet qeveritare gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë. U raportuan gjithashtu raste presioni ndaj administratës publike dhe votuesve. Ndërkohë që fushata zgjedhore ishte konfrontuese, me gjuhë denigruese dhe përplasje personale. Gjithashtu mjedisi mediatik u vlerësua si i kufizuar dhe jo i pavarur. Pronësia e përqendruar, vetëçensura e gazetarëve dhe dominimi i dy partive kryesore në hapësirat televizive kufizuan informimin e pavarur të qytetarëve. Përmbajtjet e prodhuara nga partitë shpesh transmetoheshin si lajme, në kundërshtim me ligjin.

Problem tjetër i madh ishte se ditën e votimit por pati shkelje procedurale, komprometim të fshehtësisë së votës dhe janë shtuar dukshëm rastet e blerjes ose ndikimit të votës.Procesi i numërimit përgjithësisht u zhvillua qetë por pati vonesa dhe mospërputhje procedurale në disa qendra. Zgjidhja e ankesave zgjedhore ishte transparente, por ligji kufizon shumë të drejtën e ankimit, pasi vetëm partitë politike mund të kontestojnë rezultatet – jo kandidatët individualë. Gjithashtu pavarëiësht punës së institucioneve të ndjekjes penale, mbetet nevoja për prioritizim dhe ndjekje më efektive të rasteve të krimeve zgjedhore. Kjo mund të kryhet për shembull nëse task forca e SPAK dhe prokurorisë së përgjithshme do të shkonte përej rasteve ordinere për të tentuar prerjen e nyjes gordiane që lidh krimin me politikën dhe biznesin e pandershëm, duke goditur penetrimin e parasë kriminale për të blerë vota.

Gjithashtu gjetjet e raportit u përforcuan nga rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR që flasin për reformë të gjithanshme zgjedhore për të adresuar paqartësitë ligjore dhe për të përfshirë konsultim publik të gjerë; depolitizim i administratës zgjedhore në nivelet e ulëta; ndalim të qartë të përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale dhe sanksione të menjëhershme për shkelje, rritje të transparencës së financimit të fushatës dhe përcaktim i qartë i shpenzimeve parazgjedhore, edukim publik mbi votimin elektronik, si dhe barazi në mbulimin mediatik për të gjitha partitë dhe etiketim i detyrueshëm i materialeve propagandistike si reklama politike. Përsa i përket përgjegjësisë mbi zbatimin e këtyre rekomandimeve që mos të flenë mbi dafina siç ka ndodhur shpesh ose janë harruar sirtareve të pluhurosur të burokracisë, është ashiqare që thuajse të gjitha kanë të bëjnë me vullnetin politik të super-mazhorancës që nuk duket se ka dëshirë apo interes të zhvillojë zgjedhje të pakapura. Reforma gjithëpërfshirëse nuk mund të fillojë me parakushte absurde por të adresojë shqetësime reale të opozitës si rikthimin e koalicioneve. Ndalimi i prerë i përdorimit të burimeve shtetërore dhe keqpërdorimit të administratës publike duhet të marrë fund me ligj dhe sanksione të ashpra në rast shkeljesh. Kasetat që prodhojnë propagandë të njëanshme duhet tëndërpriten dhe të ketë barazi në mbulimin mediatik qeveri-opozitë. Vota e diasporës duhet të ketë garanci të qarta që do nuk do të keqpërdoret, manipulohet apo dhunohet siç ndodhi kësaj here me rezultate gati enveriane në disa qarqe.

Lexo edhe:

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

Etiketa: 11 MajiEdi Ramailir kalemajODIHRpartia shtetraportiZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025
Para

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Maliq/ Pas nënës dhe djalit, humb jetën edhe 6-vjeçarja

TË GJITHA

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025

Kur qeveria “fluturon” mbi ligjin/ Aeroporti në zemër të zonës së mbrojtur po shkatërron Vjosë-Nartën

22:01 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com