• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt, vendimi i parë i Qeverisë “Rama 4″/ Ja kur do mblidhet Këshilli i Ministrave

17:30 : 24/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës do të jetë një ndër vendimet e para të Qeverisë “Rama 4”.

Qeveria e re u mblodh javën e kaluar, por më shumë ishte një mbledhje konstituimi pas betimit të ministrave në Presidencë, teksa vendimet e para do të merren në mbledhjen e nesërme (e enjte) të Këshillit të Ministrave, e cila pritet të mbahet në orën 12:00.

Qeveria mblidhet zakonisht të mërkurave, por për shkak të Kuvendit, mbledhja e sotme është shtyrë për ditën e nesërme. Një ndër vendimet që do të firmosë Qeveria është edhe propozimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra.

Vendimi i Këshillit Bashkiak iu përcoll zyrtarisht ditën e sotme Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës.

Në vendimmarrje, Këshilli Bashkiak iu referua pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Lexo edhe:

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

Propozimi për shkarkim u miratua në konsesus mes të gjitha palëve politike me 50 vota pro të këshilltarëve bashkiak, teksa pati debati nëse duhej thirrur Erion Veliaj në mbledhje për të bërë mbrojtjen e tij apo jo.

Nuk dihet nëse Edi Rama do e firmosë vetë shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, apo si në të gjitha vendimet do ja lerë zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e cila është konsideruar si kundërshtarja e Veliajt brenda kampit socialist.

Pasi Qeveria të miratojë vendimin, Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend.

Në rast se ankimimi nuk ndodh, atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat Presidenti i Republikës do të duhet t’i shpallë menjëherë sapo të informohet për vakancën.

Edi Rama i njoftoi zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës që në mbledhjen e Asamblesë së PS-së më 11 shtator, kur edhe i dha urdhrin Këshillit Bashkiak që të shkarkonte Erion Veliajt.

Në të njëjtën ditë, Rama bëri me dije se kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës do të jetë Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit ka nisur prej kohësh punën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pasi edhe në zgjedhjet parlamentare ishte drejtuese politike e Qarkut, një situatë krejt ndryshe qëndron në kampin opozitar.

Ndërkohë, ende nuk ka një vendim të Partisë Demokratike se cili do të jetë kandidati, teksa aktualisht po negocion me forcat e tjera opozitare për t’u futur bashkë në zgjedhje.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pritet të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Matit, Tepelenës, Dibrës, Cërrikut dhe Vlorës, të cilat po ashtu janë pa kryebashkiakë, për shkak të dorëheqjeve për arsye të ndryshme.

Etiketa: ballukubelinda ballukuEdi RamaErion Veliajkeshilli bashkiakqeveriaRamashkarkimiVeliajzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama “vishet” me flamingo, Koçeku i përgjigjet me kullën: Provoje me këtë

18:03 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama po kërkon me zor një iranian në shesh

17:40 : 25/06/2026
AKTUALITET

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

15:39 : 25/06/2026
Para

VIDEO/ Pas Macron, edhe Erdogan bllokohet nga policia amerikane në rrugët e New York-ut

TË GJITHA

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026

Mbreti Charles nuk do të jetojë më në Pallatin Buckingham në Londër

18:33 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet