Emisioni “Fiks Fare” fare solli historinë e një stjuardeseje shqiptare që punon në Mbretërinë e Bahrenit, e cila tregoi sesi një shqiptar i zhvati nëpërmjet mashtrimit 31 000 euro, duke e joshur që të investonte në kriptovalutë.
Stjuardesa e cila kërkoi të mbetej anonime, tregoi se është mashtruar nga një shtetas shqiptar , që i është prezantuar si Marsel po me dy mbiemra të ndryshëm herë Dhroso dhe herë Stefa.
Kjo histori mashtrimi ka filluar në korrik të vitit 2018 ku stjuardesa e ka njohur mashtruesin e saj në një web site i quajtur InterNations ,në të cilën ajo kishte një llogari. Ai si fillim i prezantohet si investitor bankar dhe se do të emërohej si drejtor i përgjithshëm i Bankës ndërkombëtare HSBC për Gjirin Persik.
Në fillim ky shtetas e ka telefonuar dhe i ka thënë se ndodhej në hotel “Mariot” dhe se i kanë vjedhur dokumentat sëbashku me portofolin dhe për këtë arsye i ka kërkuar nëpërmjet bankës një shumë monetare dhe vajza duke i dhënë të dhënat e kartës së saj bankare, i ka dhënë edhe kodin e sigurisë tre shifror
Më pas e ka kontaktuar një vajzë që i ishte prezantuar si motra e Marselit, që studionte në SHBA dhe pas bisedave disa mujore me të dy ,është bindur që të investojë në kriptovalutë, në Bitcoin. Ata i kanë ofruar disa dokument të një banke, e cila më pas rezultoi se nuk ekzistonte dhe të gjitha faturat që i çonin ishin false
Transaksionet kanë vazhduar me shuma të ndryshme dhe totali i shumës që stjuardesa shqiptare kishte humbur ishte 31.000€ . Por teksa po investonte dhe nuk kish marrë asnjë fitim mbrapsht, vajza shqiptare filloi të dyshojë duke i kërkuar që t’i kthente investimin. Mashtrimi ka vazhduar, Marseli i thotë që është i sëmurë me tumor dhe se do të shtrohej në spitalin e Bahrenit. Pasi kuptoi se çdo gjë ishte false ajo e denoncoi në Bahrein dhe në Turqi e më pas në Shqipëri.
Vajza ka paraqitur ne policinë e Tiranës kopjen e dokumenteve që personi i kishte dhënë. Ishte një pasaportë në emër të shtetasit Marsel Dhroso. Kur policia e Tiranës ka verifikuar pasaportën, ka konstatuar që ai ka qenë i dënuar më parë për mashtrim dhe ia ka kaluar çështjen prokurorisë së Pogradecit.
Stjuardesa tregon se e denoncoi në Shqipëri, por prokuroria e ka pezulluar hetimin për 6 vite, me justifikimin se nuk gjen dot autorin.Ndërkohë në Shqipëri, një person me të njëjtat gjeneralitete si mashtruesi i vajzës, është dënuar tre herë nga gjykatat shqiptare. Prokuroria e Pogradecit nuk bëri asnjë kërkim nëse bëhet fjalë për të njëjtin person apo jo
Fiks Fare kërkoi informacion për hetimet e nisura nga prokuroria e Pogradecit 6 vjet më parë.
Në përgjigjen e saj, prokuroria e Korçës tregoi vendimin e pezullimit të hetimeve nga ish-prokurorja e çështjes Dorina Bejko.
Prokuroria ka hetuar vetëm 4 muaj për mashtrimin që personi i prezantuar si Marsel por me 2 mbiemra, Sefa e Dhroso, i kishte bërë stjuardesës shqiptare.
Prokurorja në vendimin e pezullimit thotë se ka nisur letërporosi drejt mbretërisë së Bahreinit dhe Turqisë, vende në të cilat, sipas denoncueses, ka jetuar mashtruesi i saj.
Që nga 7 nëntori i vitit 2019 kur prokuroria e Pogradecit pezulloi hetimet, nga ky organ nuk është kryer asnjë veprim tjetër hetimor për rastin e stjuardeses shqiptare.
Personi me gjeneralitetet Marsel Dhroso, i denoncuar nga stjuardesa për mashtrim, nuk është i panjohur për ish-prokurorinë e Pogradecit dhe Korçës. Në vitin 2019 policia e Korçës e ka shpallur në kërkim policor për veprën penale të mashtrimit në bashkëpunim Marsel Dhroson.
Ndërkohe qe një person , me të njëjtat gjenealitete Marsel Dhroso, është hetuar dhe gjykuar nga 3 gjykata shqiptare, gjykatat e Pogradecit, Fierit dhe Tiranës.
Në vitin 2010, gjykata e shkallës së parë e Pogradecit e ka dënuar me 2 vjet burg për mashtrim .Gjykata e Apelit të Tiranës vendos që të bashkojë dënimet e dhëna për Dhroson nga gjykata e shkallës së parë Pogradec dhe Tiranë dhe e dënoi me 2 vjet e gjysmë burg, duke e cilësuar si përsëritës të cilësuar, pasi është dënuar 2 herë për të njëjtën vepër penale.
Ne vitin 2022 nga gjykata e shkallës së parë Fier është bërë një thirrje për gjykim përsëri për të pandehurin Marsel Dhroso.
Pa, edhe pse emri i tij del ne disa procedime penale, Prokuroria e Korçës e la te pezulluar hetimin e nisur pas denoncimit te stuajrdeses me justifikimin se është ne pritje te leterporosive qe nisura ne vitin 2019 drejt Mbretesise se Bahreinit dhe Turqisë, edhe pse avokati i stjuardeses ka kërkuar disa here prej saj te verifikoje nese është i njëjti preson qe eshte denuar 3 here nga gjykatat shqiptare.Pra, ne asnje rast prokuroria nuk verifikoi nëse bëhej fjalë për të njëjtin person.
Në fund të rrëfimit të saj vajza shqiptare bën një thirrje: “Mos bini pre e mashtrimit të këtij personi, duhet të marrin fund mashtrimet e tij!”
/TCH