• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Lexo edhe:

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

Më datë 22 janar 2025, bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 smartflower dhe për të ndërtuar stacion për makinat elektrike bashkë me njësitë e karikimit. Tenderi mbante flamurin e kuq për shkak të përjashtimit të pajustifikuar të kompanive që kishin bërë ofertën më të ulët. Investigimi për këtë tender nisi në ditët e para të muajit prill, ku u vu re se nuk ishte e saktësuar data e lidhjes së kontratës. Ky tender kap vlerën e 112 mijë euro, para që hiqen nga buxheti i Bashkisë, grumbulluar nga taksat e qytetarëve. Kaq shumë para paska Bashkia e Roskovecit? Për më tepër që është një nga bashkitë të cilat Ministria e Financave i klasifikon në listën e njësive vendore me “probleme financiare” për shkak të borxheve të larta që ka ndaj palëve të treta. Një tjetër fakt që e bën korruptiv këtë tender janë çmimet e pajisjeve. Çmimi mesatar i një luleje smart është 25 mijë euro, prandaj për të blerë 3 të tilla do të duheshin në total 75 mijë euro, e nëse shtojmë dhe stacionin elektrik me vlerë maksimale 5 mijë euro, nuk do të nevojiteshin më shumë se 80 mijë euro. Oferta fituese ishte ajo e kompanisë Albavia me vlerë 106 mijë euro pa tvsh, afërsisht 26 mijë euro më shumë se çmimi që këto pajisje kanë në internet!

Takimin me kryetaren e Bashkisë Majlinda Bufi, Piranjat e bënë më datë 8 prill, por në vend që ajo të jepte sqarime lidhur me këtë tender korruptiv, zgjodhi të thoshte vetëm togfjalëshat “Nuk e mbaj mend”, “nuk më kujtohet”, “vuaj nga humbja e kujtesës”…

Dy javë pas përballjes së gazetarit Freard Rista me zonjën Bufi, më 22 prill, u bë lidhja e kontratës mes Bashkisë dhe kompanisë Albavia, me kohëzgjatje 3 muaj, deri më 22 korrik, që në fakt rezultoi ditë jo shumë e mirë për kryetaren, pasi ishte thirrur në SPAK, për të tretën herë në pak kohë. Gazetari Rista pati sërish një ballafaqim jashtë dyerve të SPAK-ut me të, lidhur me instalimin e këtyre pajisjeve, por edhe kësaj here Majlinda Bufi u shpreh se nuk mbante mend asgjë, duke lutur gazetarin të bënte verifikime në terren, ku nuk mungoi edhe ftesa për kafe, e cila u refuzua nga grupi i xhirimit, i cili udhëtoi në Roskovec për të parë nga afër nëse investimi ishte kryer apo jo. Në hyrje të qytetit, pranë një lavazhi vërehen katër karikues elektrikë, por nga biseda që gazetari zhvilloi me punëtorët atje, u zbulua se ato karikuesë ishin privat dhe jo të Bashkisë. Për të shmangur konfliktin e interesit, gazetari Rista u interesua në të gjithë qytetin, duke pyetur qytetarë, punëtorë të bashkisë, policë, por të gjithë dëshmuan se Bashkia nuk kishte instaluar asgjë. Piranjat u përballën sërish përpara Bashkisë me kryetaren e Roskovecit Majlinda Bufi më datë 26 gusht, më shumë se 1 muaj pas afatit përfundimtar të përmbushjes së tenderit, por ajo sërish nuk dha përgjigje shteruese, deri më datë 7 shtator, ku përmes një postimi në Facebook, njoftoi instalimin e tre luleve inteligjente në qytet, pa sqaruar se përse mungonte stacioni elektrik i karikimit të makinave. Dhe çfarë është më e rëndësishmja për t’u përmendur, është fakti se në Roskovec, referuar DPSHTRR-së janë vetëm 4 makina elektrike, një numër tërësisht i përballueshëm nga 4 karikuesit e privatit në hyrje të qytetit. Ndaj lind pyetja: përse Bashkia Roskovec duhet të heqë mbi 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve për një investim kaq të panevojshëm?/ Piranjat

Etiketa: majlinda bufiroskovectender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro për inteligjencën artificiale

20:04 : 20/05/2026
AKTUALITET

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

12:10 : 19/05/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

14:47 : 18/05/2026
Para

Rama 4/ Krasniqi: PS e ka të pamundur një reformë të thellë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom