• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ilir Meta në një intervistë për Syri e quan të drejtë vendimin e liderit të opozitës Sali Berisha për të mos bojkotuar parlamentin.

Sipas tij, mandatet janë marrë me sakrificë të madhe dhe ata qindra mijëra shqiptarë duhet të përfaqësohen në Kuvend me guxim dhe vendosmëri.

Meta theksoi se deputetët e opozitës mund të bëjnë një përmbysje spektakolare nëse forcojnë kohezionin brenda opozitës dhe përbuzin diversionet e regjimit.

Pyetja: Z. Meta si e vlerësoni qëndrimin e PD për mosnjohjen e zgjedhjeve, por edhe mosbraktisjen e Parlamentit njëkohësisht?

Ilir Meta: Është i vetmi qëndrim i drejtë dhe racional. Është i drejtë se zgjedhjet e grabitura të 11 Majit nuk mund të pranohen kurrësesi nga opozita, e cila u përball me trinomin  Qeveri – Shtet – Banda të dirigjuar nga një dorë e vetme, Edi Rama. Por mosbraktisja e mandateve është një vendim racional pasi ato janë marrë me sakrifica të jashtëzakonshme dhe ata qindra mijëra shqiptarë që nuk ju dorëzuan terrorit, intimidimit dhe korrupsionit duhen përfaqësuar me guxim, vendosmëri në Kuvendin e deformuar nga mafia në pushtet. Braktisja e mandateve ka qenë një katastrofë e provuar dhe pasojat e të cilës vazhdojnë edhe sot. Deputetët e opozitës mund të bëjnë një përmbysje spektakolare nëse forcojnë kohezionin brenda opozitës dhe përbuzin diversionet e regjimit.

Lexo edhe:

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

I pyetur se Edi Rama duket më i fortë se kurrë, Meta tha se mendon të kundërtën, pasi sipas tij, të gjitha regjimet e korruptuara janë apo duken shumë të forta edhe disa orë para rrëzimit dhe shkërrmoqjes së tyre.

Pyetja: Ndërkohë, Z. Meta prej gati 1 viti ju jeni në burg, ndërsa Edi Rama po bëhet gati për mandatin e katërt e duket më i fortë se kurrë. Si e shikoni perspektivën e çështjes tuaj tani kur është vendosur edhe 25 Shtatori si dita e seancës paraprake të gjykimit?

Ilir Meta: Të gjitha regjimet e korruptuara janë apo duken shumë të forta edhe disa orë para rrëzimit dhe shkërrmoqjes së tyre. Ndaj vendosmëria e opozitës është shumë deçizive. Po të ishte i fortë Edi Rama, nuk sillej në atë mënyrë barbare e burracake me Neës 24 dhe gazetarët e saj. Por makthet për krimet dhe korrupsionet që ka bërë e shfazojnë papushim se e vërteta është tmerri i tij. Për çështjen time mezi presim përballjen me prokurorët e Ramës në gjykatë, ku çdo seancë do jetë e hapur dhe e monitoruar. Farsa e shekullit do jetë turpi i tyre. Jam krenar që pas 32 viteve të shërbimit publik ndaj popullit shqiptar, pas një hetimi armiqësor e politik 6-vjeçar për këto 32 vite, nuk ekziston asnjë akt vendim, shkresë e Ilir Metës në shkelje të ligjit dhe interesit publik. Po kështu nuk ekziston asnjë qindarkë e sekuestruar apo e padeklaruar nga ana ime. E di shumë mirë pse ndodhem këtu dhe sot jam edhe më i bindur në drejtësinë e qëndrimeve të mia politike që kanë qenë gjithmonë në interesin kombëtar e publik. Patriotizmi është në genet e mia dhe detyra ime. Ndërsa damka e tradhëtisë mbetet brez pas brezi. Triumfi i kauzave të Ilir Metës është i padiskutueshëm.

Etiketa: futjai drejteIlir Metakuvendopozitavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

13:41 : 13/07/2026
AKTUALITET

Kuvendi me masa të forta sigurie, bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore

10:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit

19:44 : 12/07/2026
AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Përfundon seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, gjykata cakton datën e radhës

16:33 : 09/07/2026
Para

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

TË GJITHA

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

Pas 500 ditësh, SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume

11:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş