• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025
në BOTA

Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh me të cilin është përballur Franca në dekadat e fundit, për shkak se parashikohen temperatura të larta që mund ta rindezin zjarrin në jug. Në tri ditët e fundit, zjarri u përhap në më shumë se 160 kilometra katrorë në rajonin Aude. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një person, ndërkaq qindra të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë, zjarri u përhap shpejt me një perimetër që arriti në 90 kilometra, dhe autoritetet lokale thanë se duhet të mbeten vigjilente gjatë gjithë fundjavës, pasi pritet që temperaturat të shkojnë në mbi 30 gradë Celsius. Administratori i rajonit, Christian Pouget, tha se rreth 1,000 persona ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre pasi zjarri përfshiu 15 komunat në rajonin malor të Krbieres, duke shkatërruar ose dëmtuar të paktën 36 shtëpi.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar 21 persona, përfshirë 16 zjarrfikës, thanë autoritetet lokale. Rreth 1.300 shtëpi janë ende pa energji elektrike për shkak të dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë, thanë autoritetet në Aude. Banorët janë paralajmëruar të mos kthehen në shtëpi pa autorizim, pasi shumë rrugë mbeten të bllokuara dhe të rrezikshme.

Hetimet kanë nisur për të kuptuar se si shpërtheu zjarri. Ky është zjarri më i madh që Franca ka regjistruar në bazën e saj të të dhënave, të krijuar më 2006. Por, ministrja franceze për Ekologji, Agnès Pannier-Runacher, tha se ky është zjarri më i madh që vendi ka regjistruar që nga viti 1949, duke lidhur shpërthimin e zjarrit me ndryshimet klimatike.

Evropa Jugore është përballur me shumë zjarre të mëdha gjatë kësaj vere. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë dhe thatësirës, duke e bërë rajonin më të ndjeshëm ndaj zjarreve të egra. Muajin e kaluar, një zjarr i madh që arriti deri në portin jugor të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, la të plagosur rreth 300 persona./ REL

Lexo edhe:

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

Superkompjuteri i Opta-s parashikon rezultatet e dy gjysmëfinaleve të Kupës së Botës

Etiketa: Christian PougetFrancatemperaturat e larta

Lajme të lidhura

SPORT

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026
Lajmet e Dites

Superkompjuteri i Opta-s parashikon rezultatet e dy gjysmëfinaleve të Kupës së Botës

15:14 : 12/07/2026
SPORT

Nisin çerekfinalet e Botërorit/ Franca dhe Maroku përballen për një vend mes katër ekipeve më të mira

11:27 : 09/07/2026
BOTA

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

09:57 : 26/06/2026
BOTA

Franca kap një anije të flotës hije ruse, Macron: S’do të lejojmë t’i anashkalojnë sanksionet

14:36 : 25/06/2026
BOTA

I nxehti ekstrem, Franca mbyll reaktorin e centralit bërthamor në Golfes

16:06 : 23/06/2026
Para

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

TË GJITHA

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş