• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sa herë i kujtojnë Edi Ramës miliona euro që u dogjën më kot tek inceneratori i Elbasanit, kryeministri i dredhon përgjegjësisë me një alibi të thjeshtë. Ai e pranon se rrugës, njerëz të besuar të tij “hëngrën mollë e dardha pas shpine, por më pas ata u dënuan me burg dhe pavarësisht vjedhjeve, ja ku është impianti në Elbasan, që përpunon mbetjet, i djeg dhe prodhon energji elektrike.

Me këtë alibi prej thuajse dhjetë viteshu përgjigjet akuzave për skandalin korruptiv që çoi në burg Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe dënoi të arratisurit e kompanisë private Stela Gugallja, Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Me pak fjalë alibia e Ramës përmblidhet në këto fjali që u tha banorëve të Elbasanit në fushatën e vitit 2023.

“Pati probleme? Pati probleme. Pati njerëz që deshën me nxjerrë mjaltë nga plehrat? Pati! Ata kanë punën e vet. Por impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin të pastër” – shprehej Rama.

Por realiteti dhe propaganda janë shumë larg. I ashtuquajturi “impiant modern” për të cilin u paguan 26 milion euro, në të vërtetë ishte një karakatinë e vendosur pranë malit me plehra në Elbasan për të justifikuar korrupsionin. Thuhet se për disa muaj e bëri punën, por pastaj u fik. Që nga ajo kohë, zyrtarët lokalë të Elbasanit qenë të detyruar t’i mbanin iso alibisë së Edi Ramës, sipas të cilit inçeneratori punon normalisht, djeg mbeturina, madje edhe prodhon energji elektrike.

Lexo edhe:

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

Për impiantin rrangallë që u kishte mbetur në dorë justifikoheshin se është me defekt dhe pritet një riparim i vogël; herë se po punon, por me kapacitet të kufizuar e herë gënjenin haptazi se aty po prodhohet energji dhe problemi i mbeturinave ishte zgjidhur për qytetin.

Por çdo vit në dimër mali me plehra rritej me shpejtësi, ndërsa në verë mbeturinat merrnin flakë, shtëllungat gjigande të tymit ngrihen si re e zezë mbi qytet dhe nuk kishte propagandë që ta mbulonte një fakt tronditës nga i cili helmohen rregullisht qytetarët.

Prandaj në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të zbardhur nga gazetarja Bardha Nergjoni për Reporter.al del se loja me gënjeshtrat ka mbaruar. Për herë të parë s’kanë nga t’ia mbajnë as zyrtarët socialistë, të cilët janë të detyruar t’i rrëzojnë rrenat e Ramës.

Administratori i kompanisë Eco-Elb që administron impiantin Leli Kaja e ka thënë troç se mali me plehra është aq i madh saqë ka shembur disa skarpata në landfill. Ndaj qytetit i duhet një landfill i ri.

“Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur të shembë disa skarpata anësore të landfillit,” – ka thënë Kaja në mbledhje.

Sipas Kajës, në landfill hyjnë çdo ditë mbi 150 ton mbetje dhe është e pamundur sistemimi i kësaj sasie. “Do të ketë përsëri rrezik,” ka paralajmëruar ai.

Në të njëjtën mbledhje, edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja është detyruar të pranojë të vërtetën dhe ka folur hapur para këshilltarëve bashkiakë duke pranuar se do t’i kërkojë kryeministrit para për një landfill të ri.

“E kemi të pamundur të bëjmë një landfill të ri me buxhetin dhe i kemi shtrirë dorën qeverisë shqiptare që të bëjmë landfillin e ri. Jemi të gjithë të gatshëm të shohim vende të tjera për të landfillin e ri,” – deklaroi Llatja.

Rrangalla që ndërtoi qeveria e Ramës në Elbasan i kushtoi shtetit 26 milionë euro, një projekt i kalbur që në gjenezë për shkak se kishte si qëllim vetëm vjedhjen e parave të taksave. Projekti kaloi edhe në tryezën e punës së kryeministrit Rama me një procedurë të paligjshme e quajtur “negocim pa shpallje”, por Rama refuzoi ta firmosë.

Në qeveri pati disa zëra që e kundërshtuan, sepse procedura “me negocim pa shpallje” që kishte zgjedhur Lefter Koka nuk parashikohej në ligj. Rama nuk e kundërshtoi hapur, sepse i duheshin votat e Lefter Kokës në Durrës për zgjedhjet e vitit 2017.

Në mbledhjen e qeverisë kur duhej të kalonte vendimin me nr.907, iu shmang firmës që do ta përfshinte penalisht në këtë aferë.

Vendimi u firmos nga zv.kryeministri i atëhershëm, Niko Peleshi. Dosja e SPAK sqaroi se në vendim kishte edhe një gabim teknik dhe Niko Peleshi e ka firmosur sërish dokumentin e korrigjuar.

Megjithatë, politikisht kryeministri ishte gjithnjë mbështetës i idesë së djegies së mbeturinave. Para zgjedhjeve të vitit 2017 organizoi një aktivitet të Partisë Socialiste në inceneratorin e Elbasanit, si një garanci e dhënë për Lefter Kokën, i cili ishte nën hetim nga SPAK. Siç u pa më vonë, Koka u braktis dhe iu ngarkua dënimi për të tre aferat e inceneratorëve.

Ndërkohë mali me plehra në Elbasan vazhdon të rritet. Zyrtarët lokalë janë nën presion që të mbyllin gojën dhe të mos flasin për mbeturinat që thjesht digjen në qiell të hapur dhe helmojnë qytetarët. Në një takim në kryeministri, Rama kritikoi direkt kryebashkiakun Gledian Llatja për një zjarr në varrezat e qytetit, duke i dhënë një mesazh kërcënues për të ardhmen./Lapsi.al

Etiketa: Edi RamaelbasaninceneratorilandfillRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026
AKTUALITET

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026
Para

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

TË GJITHA

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

22:21 : 24/06/2026

Botërori 2026/ Zvicra ndëshkon Kanadanë sapo zbresin në fushë

22:18 : 24/06/2026

“Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine

22:05 : 24/06/2026

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet giriştophillbetMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet