• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Për ditë me radhë një re e madhe tymi përfshiu qytetin e Elbasanit. Në vendepozitimin e mbetjeve, pjesë e objektit të inceneratorit, flakë të mëdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, të supozuara që të diferencoheshin e një pjesë e tyre të digjeshin në incinerator. 

Mbetjet e 7 bashkive të këtij qarku u dogjën, me ndryshimin e vetëm se asgjësimi i tyre nuk u bë përmes incenerimit, por djegies në qiell të hapur.

Faji sipas autoriteteve? Temperaturat e larta dhe gazi metan që çlirohej nga një pjesë e mbetjeve që kishin mbushur përtej kapacitetit landfillin e qytetit.

Për shuarjen e zjarrit u nisën helikopterë për të bërë ndërhyrje nga larg me qëllim shmangien e përhapjes së tij në thellësi të mbetjeve. Paralelisht u hodhën mijëra tonelata me dhe nga forcat zjarrfikëse, por flakët vazhduan përgjatë një jave kalendarike duke e bërë zonën përreth të pabanueshme, ndërsa qytetin të dëmshëm për banorët.

“Nuk ka dyshim që bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme sepse është një histori që përsëritet çdo vit, dhe nëse ka ndodhur aksidentalisht njëherë duhet të merreshin masa të ndaloheshin. Por shohim se sa herë që mbarojnë kapacitetet e landfillit ndodh zjarri,” – thotë Gentian Serjani, avokat. 

Lexo edhe:

Riaktivizimi i zjarrit në Drenovë, flakët rrezikojnë nënstacionin elektrik

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

Ajri i ndotur, përhapja e tymit dhe shpeshtësia e flakëve që përfshin landfillin në këtë qytet është kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve. Prokuroria e Elbasanit regjistroi procedim penal për zjarrvënie të qëllimshme, por ky nuk është rasti i vetëm që përreth inenceratorit të Elbasanit ka zjarr. 

Është bërë rrugë që çdo sezon veror, me justifikimin e vapës dhe nxehtësisë, plehrat digjen në fushën 20 mijë m2 të landfillit- proces që do të duhej të menaxhohej nga punonjësit e inceneratorit, vepër për të cilën u paguan 22 milion euro nga buxheti i shtetit dhe që sot qëndron si relika e parë e një prej aferave më të mëdha korruptive të qeverisjes socialiste. Tre kontrata inceneratorësh, asnjë në gjendje pune, por deri më sot plot 150 milion euro të derdhura nga buxheti i shtetit për t’i ndërtuar dhe për të menaxhuar mbetjet në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Fier. 

“Ne protestuam sepse nuk mund të lejohet kjo situatë që dëmton shëndetin e një qyteti të tërë. Pamë një mungesë totale të institucioneve për të marrë masa qoftë për të adresuar qytetarët se si duhet të veprojnë, ku të qëndrojnë dhe që të vendosin maska, qoftë nga ana e Ministrisë së Mjedisit që toleron këtë situatë që përsëritet çdo vit,” – thotë Migen Qiraxhi aktivist i Qëndresës Qytetare. 

Për ironi, justifikimi për të dhënë pa garë kontratën e parë të inceneratorëve, atë të Elbasanit ishte emergjenca mjedisore e mbetjeve që derdheshin jashtë landfillit. Është mbushur plot një dekadë, por zgjidhja që u premtua nuk erdhi asnjëherë.

Sot situata është njësoj katastrofike. Mbetjet janë depozituar pa asnjë standard, nuk ndahen dhe as nuk kapsulohen që të shmanget rreziku i përfshirjes nga flakët. 

Objekti nuk funksionon dhe përgjatë 2 viteve të fundit ditët e punës numërohen me gishtat e duarve! Ka nevojë të vazhdueshme për remonte dhe për financim, ndërsa objekti me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është konfiskuar për llogari të shtetit. 

Shumë debitorë kanë depozituar urdhër sekuestrosh dhe kërkojnë pjesë që kanë mbetur nga ky objekt, përfshirë dhe bankat. Me gjasa shtetit shqiptar do t’i mbetet vetëm mali me borxhe që lanë treshja e biznesmenëve të incneratorit: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. 

Denoncimet në vite të medias, opozitës dhe ekspertëve për aferën e inceneratorëve u duk sikur morrën zgjidhje nga lajmi se SPAK po arrestoi në dhjetor të vitit 2021 zyrtarë të nivelit të lartë, përfshi dhe adminsitratorë dhe pronarë të kompanive të inceneratorëve. 

Më 13 dhjetor 2021 me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar inceneratori i Elbasanit kalon nën administrimin e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, vetëm disa ditë përpara se të transferohej në pronësi të Bashkisë Elbasan. 

“Tashmë kemi miliona euro të humbura dhe sërish emergjencë mjedisore. Drejtësia duhet të veprojë shpejt dhe të zgjidhë dhe zinxhirin e fajtorëve për inceneratorin e Tiranës,” – thotë eksperti i ekonomisë Pano Soko. 

Kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë Albtek Energy ku pronare dhe administratore është Stela Gugallja bazohej në formën ndërtim-operim-transferim. 

Pas përfundimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në vitin 2017 dhe operimit për 3 vjet nga shoqëria Albtek Energy, bashkia e Elbasanit kishte nisur procedurën për transferimin e inceneratorit në pronësi të saj. 

Procesi i transferimit pezullohet menjëherë pas kërkesës së SPAK për bllokim të tij për llogari të organeve hetimore. 

Administrimin e merr Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Ajo vendos më pas që impianti i mbetjeve të përdoret nga shoqëria Eco -Elb, një kompani e themeluar nga bashkia  e Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Belshit, Gramshit, Peqinit dhe Cërrikut. 

Marrëveshja bazohet në një kontratë qiramarrje me vlerë simbolike 1 euro që këto bashki do t’i paguajnë Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara me qëllim depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve të qarkut të Elbasanit.

Por kontrata e qirasë është vetëm fillimi i problemeve financiare të shoqërisë Eco-Elb. Të gjitha bashkitë do të duhet të paguajnë një tarifë prej 26 euro/ton për përpunimin e mbetjeve ndaj shoqërisë së përbashkët që kanë themeluar Eco-Elb, tarifë e domosdoshme për të mbajtur inceneratorin në punë.

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 22.6 milion euro dhe në momentin që SPAK sekuestroi inceneratorin shteti kishte të dhënë të plotë shumën që i detyrohej koncesionarit. Por ky investim i zbuluar si korruptiv nga Prokuroria e Posaçme nuk po zgjidh qëllimin kryesor për të cilin u dhanë paratë: emergjencën mjedisore. 

Zinxhiri i përgjegjësive sipas Gjykatës së Posaçme për veprën korruptive të inceneratorit të Elbasanit është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u dënua për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave me 10 vjet burg, dënim që iu zbrit në 6.8 vite. Ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjykata e dënoi me 2.8 vjet për shpërndorim dëtyre. 

Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj  6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.

Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite.

Punonjësit e kompanisë koncesionare Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie dhe për zyrtarët Bardhyl Çabiri e Serafin Papa 1.4 vite burg.

Që inceneratorët të kryejnë si duhet procesin e djegies së mbetjeve duhet të investohet në furra cilësore dhe filtra. Kosto mesatare e trajtimit të mbetjeve në Europë varion nga 60 në 80 euro për ton, ndërsa ndërtimi i inceneratorëve me standarde kushton qindra miliona euro. Kthimi përmbys i strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve duke vendosur të parën incenerimin dhe jo riciklimin dhe vlerat e ulëta për të investuar në inceneratorë, ishin një parathënie që kontrata në thelb kishte qëllim zhvatjen e parave dhe jo menaxhimin e mbetjeve, oreks që u zgjerua më pas me dy kontrata të tjera akoma dhe më të kushtueshme: Fieri dhe Tirana. 

Kontrata e inceneratorit të Fierit u dizenjua ndryshe nga ajo e Elbasanit. 

Nëse për të ndërtuar impiantin në Elbasan, kompania Albtek Energy mori një linjë kredie, për inceneratorin e Fierit, kompania koncesionare Integrated Technology Ëaste Treatment Fier mori për 2 vjet pagesa nga shteti pa kryer asnjë punim. Vonesat për gjetjen e sheshit ku do të ndërtohej objektin, legjitimoi marrjen e kësteve sipas kontratës dhe askush nuk inicioi ndryshim të saj. 

Kontrata e Fierit hyri në fuqi në nëntor të vitit 2016 dhe punimet filluan në nëntor të 2018-s. 

Por edhe pse afati i punimeve u shty disa herë për të vendosur si datën përfundimtare marsin e vitit 2021, objekti nuk përfundoi kurrë. 

Për inceneratorin e Fierit janë dhënë 36 milion euro nga buxheti i shtetit dhe as ai nuk është në gjendje pune.

Më 30 mars të vitit 2022 Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sekuestron objektin dhe lëshon dhjetëra urdhër-arresti për administratrorë dhe zyrtarë të lartë që përfshiheshin në këtë aferë.

Në muajin prill, inceneratori i Fierit merret nën administrim nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Në një analizë të gjendjes që i është bërë pjesëve të objektit nga specialistët konstatohet se teknologjia e përdorur është e mire dhe se nevojiteshin dhe një shtesë fondi prej 3 milion euro që inceneratori të vihej në gjendje pune. Kjo kërkesë është bërë disa herë nga administratorët shtetërore të kompanisë, por është refuzuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e autoritetit kontraktor të kësaj kontrate. 

Edhe në Fier gjendja e landfillit është e tejmbushur me mbetje dhe nuk janë të pakta rastet kur zona përfshihet nga flakët, duke bërë djegien e mbetjeve në natyrë dhe jo në incinerator. 

Edhe këtu përgjegjës për aferën me vlerë 36 milion euro përgjegjës u shpall ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, disa zyrtarë të Komisionit të Dhënies së Koncesionit dhe dyshja Zoto -Mërtiri.

Pirgjet me plehra që kanë mbuluar landfillin pranë inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, nuk janë problemi i vetëm. Pronarëve të inceneratorëve nuk u kanë mjaftuar 60 milion euro që buxheti i shtetit ka paguar për dy impiantet, por duke përdorur kontratat koncesionare kanë arritur të marrin miliona euro kredi në banka. 

Llogaritë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit janë të bllokuara nga banka. Fieri për shkak të një overdrafti, ndërsa kontrata e Elbasanit është lënë peng për një kredi me vlerë 4.7 milion euro. 

Në malin me borxhe dhe detyrime që kanë lënë në dy kontratat e Fierit dhe Elbasanit, gropa me inceneratorin e tiranës është më e madhe: kompania Integrated Energy vazhdon të marrë para për menaxhimin e mbetjeve, por inceneratori nuk duket të ketë as si objekt.

Deri më sot kompania ka arkëtuar 130 milion euro, ku 90 milion euro janë derdhur nga buxheti i shtetit dhe 40 milion nga tarifa e interteve dhe dherave përmes operatorëve privatë. 

Paratë janë zhdukur në parajsa fiskale dhe skema mashtrimi, por zyrtarët që deri më sot janë shpallur fajtorë për këtë aferë mbeten të njëjtët: I akuzuari kryesor i kësaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar. E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhi dhe Valbona Ballgjini, ndërsa Sidita Kopliku u dënua përfundimisht me80 orë punë me interes publik dhe Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm. 

Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua veçmas për aferën e incineratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa nën hetim për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash në këtë aferë është dhe ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj. Zyrtarë të tjerë të lartë janë thirrur për dëshmuar në këtë aferë, përfshirë kyrebashkiakuan Erion Veliaj, disa ish ministra Financash dhe ministrja e Infrastrkturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Zbatimi i kontratës koncesionare është ende nën hetim. Në një përgjigje për Kronos, prokuroria e Posaçme thotë se hetimet që prej vitit 2020 ndodhën në fazën paraprake. Zvarritja e hetimeve të  SPAK ka kosto të  shtuara sepse po rrezikon të kolapsojë Tiranën në një krizë mbetjesh, pasi për momentin kapacitetet në Sharrë mund të përballojnë situatën deri në 1 vit. Incineratori i Tiranës është kontrata më e shtrenjtë mes tre projekteve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë, ndërsa dhjetra milionë euro të taksapaguesve u zhdukën pa asnjë gjurmë. Kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023 nga Prokuroria e Posaçme, pasi u zbulua se pronarët fundorë të saj ishin dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./Emisioni “Kronos”

Etiketa: 150 mln euroEdi Ramaelbasanelbasaniemergjenca mjedisorefieriinceneratoriklodian zotombetjetmirel mertirispaktiranazhdukenzjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Riaktivizimi i zjarrit në Drenovë, flakët rrezikojnë nënstacionin elektrik

21:04 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

17:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
Para

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com