• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

08:19 : 04/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Çfarë ndodhi sot në Vlorë me vizitën e beftë të Edi Ramës në zyrat e bashkisë së këtij qyteti është akti i radhës i një përplasje pa kthim që mund ta çojë edhe këtë bashki në zgjedhje të parakohshme. Lapsi.al ka mësuar nga burime brenda atij takimi, detaje që të kujtojnë një tjetër përplasje të ngjashme të kryeminstrit me kryebashkiakun e atëhershëm, Dritan Leli.

Kësaj radhe protagonisti është Ermal Dredha, diplomati i cili mbërriti nga Dubai dy vite më parë për t’u zgjedhur në krye të Vlorës. Por ndryshe nga lavdet e fushatës kur e solli në Vlorë si sponosorizim të lidhjeve familjare në kupolën e PS-së, tani Edi Rama ka veç helm dhe zhgënjim për Ermal Dredhën.

Nuk ia kurseu telendisjen publikisht në oborrin e PS-së për festën e 34 vjetorit të partisë, e telendisi edhe ca më shumë sot brenda zyrave të bashkisë.

Siç na tregoi burimi ynë brenda takimit, Edi Rama ka dëgjuar pak nga Dredha dhe e ka fshikulluar shumë në sy të deputetëve e drejtuesve kryesorë të bashkisë. Dredha kërkoi të merrte fjalën i pari edhe pse nuk ishte ai në fakt që e kishte thirrur takimin.

Rama ndërkohë ia preu shkurt duke iu drejtuar me fjalët “më mirë ti fli gjumë…”. Dredha ia ktheu me fjalët “jam me 3 orë gjumë”, duke dashur t’i tregonte shefit të tij se po përkushtohej shumë në detyrën e të parit të Vlorës. Por Rama e vijoi ironinë për gjumin duke i thënë “aq më keq akoma që je dhe pa gjumë” duke lënë të nëkuptohej se kryebashkiakut i mungonte qartësia.

Lexo edhe:

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

Si nxënësin e keq të klasës, Rama e vuri Ermal Dredhën edhe përballë shokëve e shoqeve të tij të partisë. Njërës prej deputeteve të reja të dala nga lista e mbyllur e qarkut Vlorë, Erjona Ismailit, ai i kërkoi të thoshte aty në takim gjithë të zezat që i kishte shkruar me sms për Ermal Dredhën dhe për mënyrën se si ai drejton Vlorën.

Natyrisht që deputetja rishtare e socialistëve në Vlorë dhe e patestuar aspak për peshën elektorale, nuk ia përtoi fare logorinë e kritikave kryebashkiakut Dredha. Ndonëse ky i fundit po përpiqej të jepte ndonjë argument për çdo kritikë apo problem që i faturohej, siç na tregon burimi i Lapsi.al brenda atij takimi, Ramën nuk kishte asgjë që e qetësonte. “Ti zotëri nuk na nxjerr dot nga gropa ku na ke zhytur, por të paktën mos na zhyt më shumë”, i ka thënë Rama-Dredhës.

Dëmtimi i disa investimeve në Vlorë, mungesa e ujit të pijshëm apo zjarri i përsëritur në fushën e plehrave ishin disa nga çështjet që e kanë xhindosur keq Ramën. Dhe kjo nuk është një situatë e krijuar rishtaz, por e akumuluar për një kohë të gjatë.

Në po atë takim, Edi Rama e krahasoi Ermal Dredhën edhe me ish-kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin pati gjithashtu një përplasje të ngjashme derisa nuk e përfilli fare dhe e përjashtoi nga partia dy vitet e fundit të mandatit të tij. “Ti zotëri je Dritan Leli 2.0, e di apo jo?!”, iu drejtua Rama-Dredhës një moment, tregon burimi i Lapsi.al nga brenda atij takimi.

Aq i indinjuar ishte Edi Rama me Vlorën dhe vlonjatët sa iu përmendi aty në takim edhe rrezikun që ai mund të sëmurej me kancer të mëlçisë prej stresit. Për disa në takim kjo tingëlloi ironike e për të tjerë që e shohin si idhull Edi Ramën, filluan të shqetësohen vërtet dhe rrahën gjoksin për t’u dhënë zgjidhje problemeve, jo më shumë për të shpëtuar Vlorën sesa për të shpëtuar shëndetin e liderit të tyre.

Edi Rama nuk ka keq vetëm punët në bashki, por edhe në PS-në e Vlorës. Ai komandoi në këtë detyrë deputeten e sapozgjedhur, Erjona Ismaili dhe kandidatin për deputet Klevis Kaso. E veç kësaj kërkoi dorëheqje të detyruar të të gjithë drejtorëve të Bashkisë Vlorë, përfshi këtu edhe drejtuesit rajonalë të institucioneve qëndrore. Ngriti ndërkohë një biçim komisioni partiak për emërimet e reja në bashki e drejtoritë e reja dhe monitorimin e problemeve për t’u zgjidhur.

Aq shumë e zhvlerësoi Ermal Dredhën sa e ka detyruar që të japë llogari përballë këtij komisioni me deputetë e eksponentë të PS-së dhe të drejtojnë së bashku Vlorën. Edi Rama është i xhindosur me kryebashkiakun e tij që u katapultua si një figurë e re në PS e që premtonte shumë, por tani në fund të dy viteve në sytë e tij ai është një shalqi i papjekur që s’ka më nevojë të provohet pasi dihet çfarë ka brenda.

Revanshi i Ramës ndaj Dredhës duket i ekzagjeruar së paku kur është fjala te problemi i furnizimit me ujë të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellësit Vlorë nuk është më në varësi të bashkisë as në kontrollin e saj. Ligjin aty e bën Ministria e Infrastrukturës, e cila është aksionerja kryesore në ndërmarrjet e reja rajonale të ujësjellësave. Por edhe te çështja e plehrave, Ermal Dredha i kishte duart e lidhura kur është fjala te vënia në funksion e landfillit të Sherishës, projekt i cili i ishte besuar kompanisë së Klodian Zotos “Integrated Technology Services”, e cila ka gjithashtu inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Por fakt tani është që kreu i Rilindjes ka hapur një front të ri lufte brenda radhëve të tij. Nuk dihet se deri ku do të shkojë pakënaqësia dhe përplasja me kryebashkiakun e Vlorës, i cili si shumë socialistë të tjerë nuk guxon të ngrejë krye përballë Ramës. Pranon edhe të poshtërohet prej tij në mexhelis e në takime të mbyllura si ky i sotmi.

Deri më tani duket se kemi një tjetër déjà vu si ajo e 4 viteve më parë me Dritan Lelin. Ky mund të jetë fillimi i fundit të diplomatit që u bë qytetari i parë i Vlorës njësoj si babai i tij që drejtoi Vlorën në vitet 1998-2000./ Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiBashkiabregdetidrejtoretDritan LeliEdi Ramaermal dredhakryebashkiakuqeveriashkarkimevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

20:06 : 24/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
AKTUALITET

A po ndërtohet Tirana mbi para të pista?

12:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Qeveria bën të detyrueshëm sigurimin e banesave/ Kush nuk paguan, penalizohet!

10:29 : 24/07/2025
Para

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com