• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Pasi KLGJ deklaroi përfundimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Vlorës, Arqile Basho, për shkak të arritjes së moshës së pensionit, KPA përmbylli vetingun e tij pa një vendim përfundimtar, me argumentin se qëllimi i procesit të rivlerësimit kalimtar për këtë subjekt është bërë i pamundur.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të hënën, më 2 qershor, të përfundojë procesin e vetingut për gjyqtarin e Vlorës, Arqile Basho, pa një vendim përfundimtar. Basho u shkarkua nga detyra më 15 dhjetor 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, për pamundësi në krijimin e pasurive, fshehjen e dy apartamenteve dhe të një aktiviteti, si dhe për cënim të besimit të publikut.

Basho e ankimoi vendimin e Komisionit pranë Kolegjit, i cili, me shumicë votash, vendosi të përfundojë procesin e rivlerësimit kalimtar për Bashon pa vendim përfundimtar, me arsyetimin se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, pas gjykimit në dhomë këshillimi të ankimit të Bashos.

Arqile Basho e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si ndihmës gjyqtar dhe në vitin 2000 u emërua gjyqtar. Ai e ushtroi funksionin në gjykatat e Tepelenës, të Gjirokastrës dhe, prej vitit 2011 deri në largimin nga detyra, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Në muajin janar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, rrëzoi kërkesën e Bashos për ta lejuar të qëndronte në detyrë deri në moshën 70-vjeçare. Kur u trajtua kërkesa e Bashos nga KLGJ, ai ishte i pezulluar nga detyra për shkak të shkarkimit në shkallën e parë të vetingut. KLGJ konstatoi se Basho nuk e ushtronte efektivisht detyrën dhe, për rrjedhojë, u konsiderua e pamundur të vlerësohej efikasiteti i tij në punë.

Lexo edhe:

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

Më 15 janar, përveç rrëzimit të kërkesës së Bashos për shtyrjen e daljes në pension deri në moshën 70 vjeç, KLGJ vendosi të deklarojë edhe përfundimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerësimi – vendimmarrje që e jepte efektin nga data 31 janar, kur ai mbushte moshën e pensionit./BIRN

Video/ “Qen bir qeni!” Qytetari kap për leckash gjyqtarin brenda gjykatës në Vlorë

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Etiketa: Arqile BashogjyqtariKLGJkpakpkpa vendimshkarkimivendimvetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

19:48 : 13/11/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar

11:48 : 11/11/2025
Para

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com