• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Osmani takon kongresistet amerikane: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

19:55 : 30/05/2025
në RAJONI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Këto deklarata ajo i bëri në takimin me delegacionin e Kongresit amerikan të udhëhequr nga kongresistet, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan si dhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

“Ajo [Osmani] nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm”, u tha në njoftimin për media të lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani me dy kongresistet amerikane ka diskutuar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, por edhe për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, veçmas në fushën e mbrojtjes, investimeve dhe avancimit të mëtejmë të raporteve dypalëshe.

Lexo edhe:

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

“Duke falënderuar kongresistët për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, presidentja Osmani theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është po ashtu jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të vendit, që mbeten qëllim i palëkundur për Republikën e Kosovës”, tha Presidenca e Kosovës.

Kosova synon që një ditë të bëhet pjesë e aleancës së NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes. Uashingtoni po ashtu mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i kongresistet Tenney në Kosovë vjen dy ditë pasi ajo vizitoi Beogradin ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq i dha një dekoratë kongresistet Tenney për “forcimin e marrëdhënieve Serbi-SHBA”.

Udhëheqësi serb e falënderoi atë “për kritikën e saj të guximshme ndaj veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë fjalës së saj në Beograd, republikania Tenney tha se lidhjet e saj me këtë rajon datojnë që nga fillimi i viteve ‘80, kur ajo ishte studente në Beograd, në Jugosllavinë e atëhershme.

Tenney është bashkëkryetare e Grupit Parlamentar Serb në Kongres dhe është e përfshirë në mënyrë aktive në çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor. Në nëntor 2022, ajo kishte shprehur shqetësim në lidhje me tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, duke bërë thirrje për një zgjatje të moratoriumit mbi zbatimin e politikës së targave dhe kthimin në negociata.

Po ashtu, gjatë të premtes, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me një delegacion të përbërë nga anëtarë të stafit të Kongresit amerikan dhe anëtarë të Këshillit të Atlantikut.

Kurti tha se me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për reformat, luftën kundër korrupsionit, por edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministria tha se në takim po ashtu është diskutuar për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimet në Prishtinë të krerëve shtetërorë me përfaqësues të Kongresit amerikan, vijnë në kohën kur faktori ndërkombëtar po i bën thirrje Kosovës që të formojë sa më shpejt institucionet e reja të vendit, pas mbajtjes së zgjedhjeve në shkurt.

Procesi i formimit të institucioneve ka ngecur, pasi deputetët nuk po arrijnë që të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit dhe të konstituojnë organin ligjvënës. Pas këtij hapi, do të hapej rruga për formimin e ekzekutivit të ri./REL

Etiketa: BEvjosa osmani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
Para

Princi Faisal i Arabisë Saudite do të udhëtojë në Bregun Perëndimor në një vizitë historike

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş