• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Inter, Barella: Jemi gati, duam suksesin në Champions

16:08 : 29/05/2025
në SPORT

Në prag të finales së madhe të Champions League, që do të zhvillohet më 31 maj kundër PSG-së, Nicolò Barella ndalet për një reflektim të thellë mbi rrugëtimin e Interit dhe rritjen e tij si futbollist.

Në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, mesfushori italian, tashmë figurë qendrore në futbollin europian, nuk e fsheh krenarinë për progresin që skuadra ka bërë.

“Përtej fitoreve, ajo që ka rëndësi është rruga e bërë” – thotë ai me bindje. – “Mendoj se ky klub është rikthyer aty ku e meriton, jo falë meje, sepse vetë jam përpjekur të jap një kontribut të vogël. Më 31 maj do të jetë finalja e dytë në tri vite, kjo do të thotë shumë për ne, është krenari. Do të përpiqemi ta ndryshojmë fundin e sezonit”.

Një afirmim i fortë nga një lojtar që ka qenë pjesë e këtij projekti nga fillimet dhe në mënyrë graduale ka evoluar në lider brenda e jashtë fushës. I pyetur nëse ky është momenti më i mirë në karrierën e tij, Barella pranon se ka pasur rritje të ndjeshme në aspektin personal dhe profesional:

“Sigurisht që tani jam më pak impulsiv në disa situata, kam rafinuar disa anë të karakterit tim falë trajnerit dhe shokëve të skuadrës, që më kanë ndihmuar shumë. Vetëm mund t’i falënderoj, mbështetja e tyre më bën të ndihem mirë, kjo duket edhe jashtë fushës. Nuk di nëse është momenti më i mirë i karrierës, por të shtunën do të përpiqem të jap versionin tim më të mirë”.

Lexo edhe:

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

Mourinho bën goditjen e parë te Real Madrid, ylli i Interit bëhet “galaktik”

Me përulësi, Barella nënvizon se suksesi i këtij Interi nuk vjen nga ndonjë individualitet i vetëm, por forca e grupit. Mesfushori kujton me emocion momente kyçe të këtij rrugëtimi në Champions, ku energjia kolektive ka qenë vendimtare:

“Nuk është ndonjë aksion imi, por goli i Acerbit, sepse na bëri të besojmë te përmbysja ndaj Barcelonës dhe mbërritja në finale. Natyrisht, ka pasur edhe momente të tjera të rëndësishme, por ai ishte më emocionuesi. Pastaj, falë Davide Frattesit arritëm të kualifikoheshim në finale. Puna ekipore është më e rëndësishmja, ajo që gjithmonë na ka karakterizuar”.

Në fund, Barella ndalet edhe te një moment personal që i ka mbetur në mendje. Një pasazh i bukur, i natyrshëm, i cili përfaqëson shpirtin luftarak dhe instiktin e tij prej lojtari vendimtar: “Nuk e di, ndoshta ndeshja në Mynih. Aksioni që çoi në golin e Frattesit ishte impulsiv, por ekipor. Mendoj se e meritonim fitoren atë mbrëmje”.

Etiketa: champions leagueInterNicolo Barella

Lajme të lidhura

SPORT

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026
SPORT

Mourinho bën goditjen e parë te Real Madrid, ylli i Interit bëhet “galaktik”

10:03 : 09/06/2026
SPORT

Çmimet e Serie A/ Lojtari më i mirë shpallet Dimarco, dominon Interi

18:59 : 22/05/2026
SPORT

Como ndal Napolin në Serie A, Interi një pikë larg titullit

22:31 : 02/05/2026
SPORT

Serie A/ Napoli bie kundër Lacios, Interi një hap larg titullit kampion

20:34 : 18/04/2026
SPORT

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri i Interit, Mircea Lucescu

20:30 : 07/04/2026
Para

Dëshmia e Erion Alibej: Shefi i komisariatit të Elbasanit ishte shitur tek Suel Çela

TË GJITHA

Horoskopi, 23 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 22/07/2026

Çfarë ndodhi gjatë testimit? “Çmendet” Chatgpt, del jashtë kontrollit

22:53 : 22/07/2026

Kumbaro emëron ish-asistenten e saj Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

22:43 : 22/07/2026

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

22:34 : 22/07/2026

Specialistja e gjeoshkencës: Shtrëngatat rikthehen të premten

22:24 : 22/07/2026

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinocratosroyalbetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet