• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme dënimin për vëllezërit Flori dhe Fredi Pali të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji.

Flori Pali është dënuar me 11 vjet burgim, duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, teksa është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale:

  • “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë
  • “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë
  • “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal
  • “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

Ndërkohë, vëllai tjetër Fredi Pali është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, po ashtu dhe ai duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, teksa është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale:

  • “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal
  • “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

Po ashtu, togat e zeza kanë vendosur edhe:

  • Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale të 3 aparateve celularë, si dhe një automjet të llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, model “A200CDI”, me vit prodhimi 1992 në pronësi të shtetasit Fredi Ndue Pali;
  • Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pasurie të paluajtshme të llojit “Arë”, me sipërfaqe 1874 m², e cila ndodhet në Ishull Shëngjin, në pronësi të shtetasit Flori Ndue Pali, për të cilën ishte vendosur “sekuestro preventive”.

Gjykata bën me dije se hetimi dhe gjykimi i këtyre të pandehurve është zhvilluar në mungesë, si dhe të dy të pandehurit kanë qenë me masë sigurimi personal “Arrest në burg” në mungesë.

Lexo edhe:

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

Dikur shkëlqente në Premier League, ish-futbollisti dënohet me shtatë vjet burg për trafik droge

Në lidhje me këtë çështje penale, me vendimin e Apelit më 21 Nëntor të vitit të kaluar, është dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim edhe shtetësja Anita Adilaj, e përfshirë po ashtu në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Ky proçedim penal është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë së  Mbretërisë së Norvegjisë.

Si funksiononte grupi?

“Nga hetimi dhe gjykimi është evidentuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal i dedikuar në fushën e trafikimit, shitjes, ofrimit për shitje, dhënies ose marrjes në çdo formë, shpërndarjes, tregtimit, transportimit, dërgimit, dorëzimit dhe mbajtjes së narkotikëve, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale para vitit 2018 dhe deri në vitin 2019, në përbërje të të cilit spikasin shtetas shqiptarë rezident apo jo në Norvegji.

I pandehuri Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore,  janar  2018 deri në qershor  2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë, Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe një rrjeti shpërdarësish të paidentifikuar, në mënyrë të kundraligjshme, ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundraligjshme në Stavanger të Norvegjisë të të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

I pandehuri Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri, para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash. Këto para transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose silleshin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

E pandehura Anita Adilaj në vazhdimësi është e përfshirë në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe ka patur një rol kyç edhe sa i takon dërgimit të parave nga Norvegjia në Shqipëri, para këto të nxjerra nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Norvegji nga grupi i strukturuar kriminal.

E pandehura Adilaj ka luajtur rolin e llogaritares së të dënuarit në Norvegji, bashkëjetuesit të saj Halit Xhini, në lidhje me paratë që i dërgoheshin të pandehurit Flori Pali dhe detyrimet që kishin ndaj tij.

I pandehuri Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të pandehurit Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia. I pandehuri Fredi Pali, vëllai i të pandehurit Flori Pali, ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë  me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

Më datë 08.05.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sør-Rogaland, Norvegji, ka deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal; Halit Xhini dhe Steven Cooper për vepra penale në lidhje me narkotikët dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Në lidhje me aktivitetin e këtij grupi kriminal, GJKKO ka vendosur më herët edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara:

  • Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 93 m², e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “P…….” sh.p.k. e cila  rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.
  • Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 69.7 m² e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “……” sh.p.k. e cila rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.
  • Autoveturës së llojit “Mercedes Benz”, tipi “E 220 CDI”, viti i prodhimit 2012, e regjistruar në emër të shtetasit F.L, por që rezultoi në zotërim të tërthortë të vëllezërve Pali.
Etiketa: drogeFlori PaliFredi PaliGJKKONorvegjipastrim parashpasuriShqiperispaktrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025
SPORT

Dikur shkëlqente në Premier League, ish-futbollisti dënohet me shtatë vjet burg për trafik droge

19:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

18:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

17:06 : 13/08/2025
AKTUALITET

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

15:38 : 13/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

11:27 : 13/08/2025
Para

I shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me thikë kushëririn e tij, arrestohet i riu

TË GJITHA

Zjarret në jug, bilanci i dëmeve në blegtori: Qindra zgjoje bletësh dhe dhjetëra krerë bagëtish të ngordhur

22:07 : 13/08/2025

Finalja e Superkupës/ Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj PSG-së

21:52 : 13/08/2025

Zjarr i fuqishëm në Ermenj të Gramshit, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

21:44 : 13/08/2025

Vlorë/ Dy vatra të mëdha zjarri përfshijnë fshatin Kuç

21:37 : 13/08/2025

Vatër zjarri në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi 

21:13 : 13/08/2025

Çelhaka paralajmëron Egnatian: Olimpija Ljubljana vjen në Rrogozhinë vetëm për fitore!

21:07 : 13/08/2025

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com