• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Më 11 maj Shqipëria zhvillon për të 11-tën herë zgjedhjet demokratike që nga rrëzimi i regjimit totalitar, por forcat politike që kanë drejtuar vendin në këto 34 vite nuk kanë qenë efektive në ndërtimin e një shteti që ofron siguri, shpresë dhe zhvillim për qytetarët.

Rritja ekonomike ka qenë e qëndrueshme, por rezultatet e saj në uljen e varfërisë dhe pabarazisë kanë qenë të dobëta.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka rreth 42% të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër, niveli më i lartë në Europë, ndërsa raporti i fundit i Bankës Botërore tregoi se më shumë se 80% e shqiptarëve mendojnë se pabarazia ekonomike është rritur, me përqindjen më të lartë në rajon.

Mungesa e vizionit për zhvillim afatgjatë dha pasoja të rënda në zhvillimet demografike. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka renditur Shqipërinë në top listën e vendeve me emigracion të lartë sidomos në moshat e reja në dekadën e fundit.

Kjo ikje masive e ka bërë fiktiv regjistrimin e votuesve. P.sh. në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021, në regjistrat e gjendjes civile ishin 3,588,869 persona me të drejtë vote, por 1,614,048 persona ose vetëm 46.3% shkuan në kutitë e votimit, më e ulëta historike që nga viti 1992.

Lexo edhe:

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

CBS News: Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?

Më shumë se sa indiferenca ndaj zhvillime politike, pjesëmarrja e ulët justifikohet me faktin se gati gjysma e shqiptarëve me të drejtë vote jetojnë jashtë vendit.

Teksa popullsia e vendit po tkurret, në mënyrë fiktive personat më të drejtën e votës po rriten, pasi një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptare ende janë të pranishëm në regjistrat e gjendjes civile.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 numri i zgjedhëseve ishte 9.7% më i lartë se në zgjedhjet e vitit 2013, por ata që votuan ishte 5% më pak se në vitin 2013.

Në këto zgjedhje kanë të drejtën e votës 3,713,761 persona, ose 3.5% më shumë se në vitin 2021.

Emigrimi i lartë ka reduktuar pjesëmarrjen në zgjedhje. Nga pjesëmarrje mbi 90% në vitet ’90, në 2021 Shqipëria kishte vetëm 46.3%, duke na renditur në një nga vendet me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje në rajon.

Shqipëria ka hyrë në një fazë tkurrjeje demografike, me rritje të moshës mesatare dhe ulje të shtesës natyrore të popullsisë. Zgjedhësit e rinj janë më pak të motivuar për të votuar, ndërsa një pjesë e madhe e të rinjve emigrojnë menjëherë pas moshës 18 vjeç. Këto zhvillime kanë çuar në ulje të pjesëmarrjes reale dhe dobësim të ndikimit të brezit të ri në politikë.

Risia nga votat e diasporës

Sipas listës përfundimtare të publikuar nga Ministria e Brendshme, numri total i qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 11 majit 2025 është 3,713,761.

Për herë të parë, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 245,935 qytetarë shqiptarë jashtë vendit janë regjistruar.

Këtë herë po aplikohet një sistem zgjedhor proporcional rajonal me lista të hapura të pjesshme, i cili u miratua pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në korrik 2024. Në këtë sistem një e treta e kandidatëve janë në lista të mbyllura dhe caktohen nga drejtuesit e partive. Ndërsa dy të tretat janë të hapura dhe votuesit mund të shprehin preferencat e tyre për kandidatët.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja 26% e votuesve të regjistruar nga diaspora janë nga Italia, 29.7% nga Gjermania dhe 10% nga Greqia. Tirana ka numrin më të madh të shqiptarëve nga diaspora të regjistruar me afërsisht 75 mijë persona ose 30% e totalit, e ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi.

Zarfet me votat e diasporës kishin kthim më mirë në Gjermani për shkak të infrastrukturës më mirë postare, përndryshe Greqia kishte ritëm më të ngadaltë për shkak të vonesave në shpërndarjen e pakove.

Ndikimi më i lartë i votave të diasporës do të jetë në qarqet e mëdha si, Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi, ne të cilat diaspora mund të vendosë 19 – 20 mandate. Zarfi duhet të mbërrijë në KQZ jo më vonë se ora 19:00, 11 maj 2025.

Shumë shqiptarë në emigracion nuk kanë adresë zyrtare ose nuk janë të pajisur me dokumentacionin e duhur.

Regjistrimi nuk është automatizuar, gjë që ka ulur ndjeshëm pjesëmarrjen. Nëse do të votonin e gjithë diaspora e regjistruar ato të përbënin 7% të totalit kombëtar. Por për shkak të numrit të ulët të regjistruar dhe pengesave logjistike, ndikimi real në këto zgjedhje pritet të jetë shumë i kufizuar.

Në dekadën e katërt të tranzicionit, politika nuk ka ofruar zgjidhje për frenimin e emigracionin masiv. Vendi ka humbur gati 40% të popullsisë që nga vitet ’90 dhe është ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë, teksa nuk ka asnjë politike mbështetëse për rininë. Korrupsioni mbetet problemi më i madh i perceptuar, sipas raporteve të BE dhe Transparency International.

Skandalet, bojkotet dhe mungesa e alternativave reale politike kanë zbehur besimin e qytetarëve në demokraci.

Shqipëria është në pritje të çeljes së kapitujve të negociatave me BE-në, por kushtet për reformën në drejtësi, median dhe administratën publike mbeten të paplotësuara./ MONITOR

Etiketa: 11 MajiBerishaei ramakorrupsionZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

11:52 : 25/06/2026
AKTUALITET

CBS News: Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?

14:08 : 23/06/2026
AKTUALITET

Qindra mijëra shqiptarë rrethuan Kryeministrinë, FT: Revoltë kundër korrupsionit të qeverisë Rama

10:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

12:46 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

11:05 : 18/06/2026
AKTUALITET

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

16:35 : 13/06/2026
Para

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

TË GJITHA

Eleni Foureira tregon pse e mbante të fshehtë origjinën shqiptare

10:30 : 01/07/2026

“Albanian File” është provë krimi”/ Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama

10:27 : 01/07/2026

Flamingot dhe tre premisa

10:22 : 01/07/2026

Shisnin drogë në plazhet e Durrësit, arrestohen dy të rinj, u gjenden shumë parash dhe thikë

10:18 : 01/07/2026

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Si paraqitet gjendja e pasagjerëve të plagosur, mes tyre edhe 2 fëmijë

10:10 : 01/07/2026
Në foto: Idlir Themeli

Fatura “fiktive” 200 mijë euro/ Pensionistja Emine Themeli “këshilloi” Leonidha Çobon e “Bankers” për kompjuterat

09:58 : 01/07/2026

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje! Reuters: Shkak ngurrimi i administratës Trump dhe shpenzimet e ulëta në mbrojtje

09:54 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetperabetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet