Skemat korruptive të rilindjes, duket se kanë infektuar jo vetëm ata, por edhe disa opozitarë part-time, që ditën shfaqeshin si përfaqësues të qytetarëve, e natën firmosnin tendera me qeverinë e bëheshin pjesë e skemave. Pak ditë më parë zbuluam skemën 5K të Agron Kapllanaj. Opozitari që u majm me fondet e rilindjes dhe jo pak por mbi 70 milion euro. Tani do të flasim për një tjetër opozitar të cilin e bleu dhe po e përdor Rilindja, duke avancuar me propagandën FAKE, “se të gjithë janë si ata”.
Bëhet fjalë për ish deputetin e Partisë Demokratike, Alban Zenelin i cili tashme kandidon në listën e hapur të PS në qarkun Kukës. Edhe pse logjikisht e matematikisht, e me çdo skenar të mundshëm e ka të qartë se e ka të pamundur të fitojë mandatin, konfirmon faktin e renditjes në listat e socialistëve për të tërhequr sadopak vota demokratësh.
Por ndërsa dihen qartë qëllimet politike të këtyre pazareve, të ndalemi tek më e rëndësishmja, zhvatja e taksave të qytetarëve shqiptarë.
Skema, ku rezulton i përfshirë ish-deputeti i PD-së sot i natyralizuar si kandidat i PS-së nis të zbardhet me një akt në Agjencinë e Prokurimit Publik të datës 12 qershor të vitit 2023, kur Bashkia e Kolonjë jepte me qira simbolike 27.6 hektar pyje.
Procedura u hap nga Bashkia Kolonjë e Erion Isait më 22 qershor dhe në fund të muajit korrik, njoftohet se 27. 6 hektarë pyje i jepen kompanisë GET SOLAR SOLUTION shpk. Në më pak se një vit, po e njëjta Bashki hap një tjetër procedurë për dhënie me qira të 50 hektar pyje, e këtu shpallet fituese kompania GET SOLAR SOLUTION 1. Të dyja këto procedura janë kryer pa garë dhe me flamur të kuq pasi nuk ka patur konkurrence dhe janë vetëm këto dy kompani pjesëmarrëse.
Por përtej procedurës së dyshimtë e pa garë, shkelja bëhet më e rëndë për faktin, se prona të cilën Erjon Isaji ka dhënë me qera për ndërtim parqesh fotovoltaike nuk është në kategorinë e pronave që jepen për ti ndërtuar. Dhënia me qera e afro 80 hektarë pyje me qira, sipas procedurës prokuruese është bazuar në VKM Nr.559 datë 29.07.2022 e cila përcakton se ekonomia pyjore mund të jepet me qera por vetëm për një periudhë maskimale 10 vite. Dhe në shtojcën 1 ku përcaktohet dhe çmimi në pikën 8 të tabelës përcaktohet qartë, se kjo lloj kategorie hapsire, pra ekonomi pyjore jepet vetëm për “Ndërtim teleferik pasagjerësh ose linjë e tensionit, aerogjeneratorë dhe për fotovoltaik, lejohet vetëm ndërtimi i stacioneve bazamentet dhe objektet përkatëse. Pra VKM është e qartë dhe flet për nenstacione dhe struktura, bazamente që lidhen me nënstacionet dhe jo për vendosjen e paneleve, pasi vendosja e tyre sjell asgjesimin dhe prerjen e të gjitha pyjeve në këtë sipërfaqe prej 80 hektarësh.
Plug investigoi më tej për të parë se kush ishin aksionerët e këtyre dy kompanive dhe përse Erion Isai i gostiti me rreth 80 hektar ekonomi pyjore në Bashkinë Kolonjë, për më tepër me shkelje ligjore. “Get Solar Solution” është themeluar në mars të vitit 2023 me aksioner shtetasit Tarion Balla dhe Erin Çatri. Get Solar Solution 1 është themeluar në qershor të vitit 2023, po me aksioner Tarion Ballën dhe Erin Çatrin. Balla më herët ka qënë punonjës në Bankat e Nivelit të dytë e më pas pronar i një lokali të njohur në Tiranë, TIKI BAR. Në vitin 2021 ky shtetas rezulton i 3 punësuar. Në kompaninë Elit Gaz, Pro 3 VT dhe sigurisht në lokalin TIKI BAR si person fizik. Kompania Pro 3 VT është themeluar së bashku me Endri Ikonomi dhe ofron shërbime mikrokredie. Por pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave dhe mirkrokredive Endri Ilkonomi largohet nga kjo kompani, që tashmë ishte bërë pjesë e skandalit. Në QKB, për këtë kompani nuk është publikuar asnjë bilanc. Në aktivitetin e tij, veç ekonomik Tarion Balla shfaqet si një shok i hershëm i Erin Çatrit.
ky i fundit, ciç bëhet e ditur nga CV e depozituar nga vetë Çatri, prej Marsit të vitit 2009 ka mbajtur detyrën e kordinatorit të Partisë Socilaiste për zonat Kashar, Vaqar,Ndroq etj. Me ardhjen e Erion Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë ai emërohet Administrator i njësisë Kashar. Në vitin 2021 rezulton se Erin Çatri rezulton i punësuar Drejtor praën Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Bashkëshortja e tij Entela Postoli është e punësuar praën Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara. Pra një zyrtar i Bashkisë Tiranë, së bashku me shokun e tij pronar lokali, themelojnë dy kompani për të ndërtuar Parqe Fotovoltaike dhe në ndihmë i vjen ushtari i Veliajt, Kryetari i Bashkisë Kolonjë. Më 30 Prill të vitit 2025 Këshilli i Ministrave miraton Vendimin për ndërtimin e Centralit Gjenerues të Energjisë Elektrike Fotovoltaike dhe Veprave Ndihmëse me kapacitet të instaluar 24 MË për kompanisë Get Solar Solution shpk.
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3164, fshati Rehovë, njësia administrative Qendër, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “GET SOLAR SOLUTION”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “GET SOLAR SOLUTION”, sh.p.k.;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 24 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në zonën kadastrale 3164, fshati Rehovë, njësia administrative Qendër, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
Ajo që bie në sy në këtë VKM është afati i koncesionit, i cili i është dhënë kompanisë për 49 vite ndërkohë që kontrata me Bashkinë e Kolonjës është qiradhënie për 10 vite. Kjo është një shkelje flagrante e Belinda Ballukut dhe Këshillit të Ministrave, pasi detyrojnë Pushtetin Vendor që pas 10 viteve të vazhdojë të japi hektar të tëra ekonomi pyjore këtyre subjekteve.
Por rikthehemi të kompania Get Solar Solution 1 se mbase aty kuptojmë dicka më shumë mbi arsyet përse Belinda shkel me të dyja këmbët ligjin për këtë kompani.
Pak pasi kompania Get Solar Solution 1 shpk kori 80 hektar toka me qera nga Bashkia Kolonjë dhe u pajis me leje për ndërtim parqesh fotovoltaike mbi 45 MË, aksioneri mazhoritar Tarion Balla vendos të shes 70% të aksioneve që zotëronte te dy zonja.
Në datën 24.06.2024, shet 35% të aksioneve shtetases Anila Zeneli dhe 35% të aksioneve shtetases Elona Goxhaj për vlerën qesharake 70.000 lekë në total. Po kush jane këto shtetase që Tarion Balla u dha aksionet për një vlerë qesharake pa menduar vetëm kostot e letrave për tenderin e fituar në Bashkinë Kolonjë. Këtu del në skenë, edhe Alban Zeneli, deputeti demokrat i rilindur në socialit.
Anila Zeneli rezulton të jetë bashkëshortja e, kandidatit të Partisë Socialiste në Kukës Alban Zeneli. Zeneli ka qënë deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën 2013-2017. Në vitin 2019 kur opozita bojkotoi Parlamentin ky ishte njëri nga deputetet që ju bashkuan rilindjes duke pranuar mandatin si deputet i listës së Opozitës. Alban Zeneli mbahet mend pasi fillimish firmosi për lënien e mandatit më pas e rikonfirmoi këtë qëndrim dhe në protesten e 5 Marsit, por në fund ju bashkua Rilindjes në Parlamentin Monist. Po në vitin që Alban Zeneli bëri piruetën politike, bashkëshortja e tij vendos të regjistrohet si person fizik duke ndërtuar një Agroturizëm në Bërzhitë. Nuk dihet nëse njohja me Drejtorët e Erion Velisë, Erin Catrin ja ndryshoi mëndjen por fakti është se pas atij vendimi, Albani u bë rilindas e sot garon për ta në Qarkun Kukës. Elona Goxhaj është bashkëshortja e një tjetër personazhi të njohur, Dritan Avllaj, i cili njihet për lidhjet e hershme me Edi Ramën dhe tashmë me Belinda Ballukun. Elona Goxhaj aktualisht është aksionere me 20% dhe në një tjetër kompani -Magna Solar Power e cila do të ndërtojë park fotovoltaik dhe ka përfituar toke shtetërore nga Bashkia Fier.
Pra, kemi të bëjmë me një ish-opozitar, sot socialist të thekur, që këron vota demokratësh për skemat e rilindjes. Por nëse këto pasurime e përfitime të fondeve e pronave publike, do të ishin të ligjshme “hallall” le t’i gëzonin, e madje e t’i përdornin për të blerë vota. Por kur këto ndodhin në kurrriz të ligjit dhe qytetarëve, situate ndryshon.
/Emisioni “Plug”