• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidati i Ramës/ Fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid, Vasil Llajo: “Tani do të punoj për njerëzit”

13:53 : 07/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje 2025

Nga Boldnews.al

“Veprën nuk e bëj as për vete, as për fëmijët e mi, por pikërisht për njerëzit”. Me këtë shprehje “alla-Prometeu” e përshkroi veten Vasil Llajo, pronari i laboratorëve “Intermedica”, njeriu që është akuzuar më së shumti publikisht se ka abuzuar në qindra mijëra euro me çmimet e testeve të Covid-it dhe që tashmë kërkon votat e qytetarëve, si pjesë e listës së hapur të kandidatëve për deputetë të kryeministrit Edi Rama, në Sarandë.

LLajo u prezantua nga modertorja Grida Duma në “Top Story” të martën e kësaj jave të fundit elektorale si një “politikan i ri”, pavarësisht moshës së tij, afro 70 vjeç.

Me kalimin e viteve, kur mosha biologjike të afron në fazën e “gjyshërimit”, ndërgjegja fillon dhe lëshon thirrjet e saj për pastrim. Askush nuk është pa mëkate në këtë botë dhe gjithësecili, në një moshë të caktuar, kërkon “katharsinin”. Biznesmeni Llajo, mesa duket, mund të ketë zgjedhur politikën për të realizuar “katharsisin” e tij.

Lexo edhe:

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

Një zgjedhje jo shumë tipike, duke pasur parasysh se politika, në asnjë vend të botës nuk shihet si lumë i pastër. Aq më tepër në Shqipëri, ku politika, jo vetëm nuk ka shërbyer për pastrim, por, përkundrazi, është përdorur si një mjet efikas për të mbuluar edhe paudhësitë e të shkuarës. Këtë e dëshmojnë plot raste të vjetra e aktuale.

Megjithatë, Vasil Llajo ka bërë zgjedhjen e tij dhe premton se “do të mendojë vetëm për njerëzit”, pasi paratë nuk i duhen.

Në foto: Vasil Llajo, biznesmen dhe kandidat i PS-së për deputet në Sarandë

Kthehemi pak në kohë, në mesin e vitit 2020, kur pandemia e Covid-19 arriti kulmin e saj. Strukturat spitalore publike u përfshinë në kolaps. Qeveria e Edi Ramës ndërmori nismën për “liberalizimin” e kryerjes së testeve (tamponëve) që konstatonin ekzistencën ose jo të virusit Sars-Cov-2.

Nën pushtetin e panikut nga sëmundja, si edhe nga nevoja për të lëvizur në kushtet e kufizimit, qindra mijëra qytetarë ishin të detyruar të kryenin testet e Covid.

“Liberalizimi” ishte krijimi i një lloj monopoli nga ana e qeverisë, duke i dorëzuar licensën përkatëse vetëm dy laboratorëve, në gusht 2020. Njëri prej tyre ishte “Intermedica” e Vasil Llajos. Tjetri ishte “Alnet” i Klodjan Allajbeut.

Dy laboratorët, në kushtet “monopolistike”, aplikuan çmime shumë të fryra për shqiptarët e varfër-12 mijë lekë të reja për tampon (95 euro).

Në foto: Një nga laboratorët e “Intermedica” të Vasil Llajos

Ky çmim, në dukje shumë abuziv, krahasuar me vendet e tjera, u aplikua për një periudhë 4-mujore, nga gushti deri në nëntor 2020.

Vetëm pas një reagimi të fuqishëm publik, dy laboratorët, në nëntor të atij viti, u detyruan të ulnin çmimin për tampon në 65 euro (8500 lekë të reja), sërish shumë më i lartë se vendet e rajonit, por edhe shtete të tjera të fuqishme europiane.

“Boldnews.al” ka raportuar në atë kohë për çmimet abuzive të Vasil Llajos dhe Klodjan Allajbeut.

Në një hulumtim të kryer nga redaksia, si edhe bazuar në informacione publike, rezultonte se shtete, përfshirë edhe ato të zhvilluara, çmimi për një test PCR është shumë më i ulët në Shqipëri, madje, në vende si Franca edhe 3 herë më pak.

Më konkretisht, në Serbi, vlera e një testi PCR në laboratorë privatë është 6 mijë dinarë, rreth 50 euro.

Në Kosovë ishin licensuar dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve PCR dhe çmimi varionte nga 40-50 euro.

Në Bosnje-Hercegovinë, çmimi i një testi PCR (tamponi për Covid-19) është rreth 70 euro.

Ndërkohë, në Itali, në rajonin e Sardenjas, një prej më të pasurve në fqinjin tonë përtej Adriatikut, kryerja e një tamponi PCR kushton 70 euro.

Referuar gjithnjë asaj kohe, mjeku Ermal Dobi, në një lidhje nga Franca për një emision në Tiranë, deklaroi për një emision në Tiranë se çmimi për një tampon në laboratorët privatë të atij vendi përllogaritet në rreth 23 euro.

Mjeku Fadil Cani nga Shkupi, po në të njëjtin emision, deklaroi se kryerja e tamponit për Covid-19 në Maqedoni kushton nga 40-60 euro.

Milionat e fituara nga “paniku” i njerëzve

Për të kuptuar më qartësisht se sa ka përfituar “Intermedica” e Vasil Llajos dhe “Alnet” i Allabeut nga historia e tamponëve të Covid-it, “Boldnews.al” iu rikthyer arkivit të saj, tek një raportim i datës 18 nëntor 2020.

Në atë kohë, redaksia bëri disa llogari të thjeshta, referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të të dy laboratorëve.

Drejtuesja “ALNET” të Spitalit Amerikan në atë kohë, Albana Daka, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut deklaroi, ndër të tjera se laboratori që ajo drejton, ka kryer 350 deri në 600 tamponë në ditë.

Në foto: Vasil Llajo dhe Edi Rama gjatë një takimi elektoral

Referuar këtyre shifrave dhe duke mbajtur në konsideratë se çmim për tampon ishte 95 euro (12 mijë lekë të reja), atëherë “ALNET” i Spitalit Amerikan, gjatë periudhës Korrik-17 Nëntor 2020, ka arkëtuar në ditë nga 4.1 milionë lekë të reja deri në 7 milionë lekë të reja.

Më konkretisht;

– Për sasinë 350 tampone/në ditë, arkëtimi i “ALNET” është 33.250 euro (ose 4.1 milionë lekë të reja

– Për sasinë 600 tampone/në ditë, arkëtimi i “ALNET” është 57.000 euro (ose 7 milionë lekë të reja

Laboratori “Alnet” ka arkëtuar për rreth 4 muaj (120 ditë), kohë që ka aplikuar çmimin 95 euro për tampon, nga 400 mijë euro deri në 685 mijë euro. E shprehur në lekë shqiptare, nga 50 milionë lekë të reja deri në 85 milionë lekë të reja.

Në një situatë të ngjashme fitimi duket se është edhe laboratori tjetër i licensuar, “Intermedica”.

Në emisionin e Fevziut, përfaqësuesi i “Intermedica-s”, Vasil Llajo, deklaroi se laboratori kryen 500-600 tamponë në ditë.

Duke ndjekur të njëjtën logjikë shifrash, “Intermedica” ka arkëtuar një vlerë që varion nga 47.500 euro (5.8 milionë lekë të reja) deri në 57 mijë euro (7 milionë lekë të reja) në ditë.

Për rreth 4 muaj, laboratori “Intermedica”, vetëm për tamponin për Covid-19, ka arkëtuar një shifër nga 68 milionë lekë të reja deri në 85 milionë lekë të reja.

Etiketa: Edi RamaIntermedicalaborator analizashpstesti i covidVasil Llajozgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025
AKTUALITET

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025
AKTUALITET

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita i hedh rregulloren Ramës

10:38 : 18/09/2025
Para

Celibashi "kapet mat”/ Ish-komisionerja e PS-së kontrollon votën e diasporës, burri i saj krijoi “Aktivistin”

TË GJITHA

Çudit Xheneta: Më kanë bërë magji të zezë, nuk arrij të fle në shtëpinë time

17:50 : 18/09/2025

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025

Takimi Trump-Starmer, SHBA investon miliarda dollarë për infrastrukturën britanike të IA

17:31 : 18/09/2025

Paguan për “kokën” e Bujar Nasufit, kush janë dy vëllezërit Xhani nga Përmeti

17:30 : 18/09/2025

Zyrtare/ Mourinho rikthehet në Portugali, firmos me klubin ku nisi karrierën si trajner

17:16 : 18/09/2025

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com