Një qytetare ka denoncuar gjendjen e ambienteve në shërbimin e Kardiologjisë në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për kushtet e dhomave ku qëndrojnë pacientët.
Sipas saj, muret e dhomave janë të dëmtuara, me suva të rënë dhe sipërfaqe të gërvishtura, duke krijuar një pamje që nuk përputhet me kushtet që duhet të kenë ambientet ku trajtohen pacientët.
“Shikoni si janë muret dhe dhomat e pacientëve në Kardiologji. Të gjitha me suva të rënë, të gërvishtura”, shprehet qytetarja në denoncimin e saj.
Shërbimi i Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) është një nga strukturat kryesore spitalore në vend që ofron trajtim dhe kujdes mjekësor për pacientët me sëmundje të zemrës.
Por me sa duket propaganda e Ministrisë së Shëndetësisë është shumë larg realitetit me të cilin përballen çdo ditë pacientët shqiptarë që paguajnë taksa për një shërbim shëndetësor europian por vetëm si i tillë s’konsiderohet./JOQ













