• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit

22:08 : 05/05/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të programit bërthamor të Teheranit, por se do ta shqyrtonte mundësinë e lejimit të Iranit për ta mbajtur një program civil për energji bërthamore. Në një intervistë me NBC, më 4 Maj, Trump deklaroi se shpërbërja e programit bërthamor të Iranit do të ishte “krejt çfarë do të pranoja”. Komenti përbën herën e parë që Trump ka thënë shprehimisht se çfarë dëshiron të bëjë me programin bërthamor të Iranit, që Teherani thotë se është paqësor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sugjeroi javën e kaluar se Uashingtoni do të ishte i hapur për ta lejuar Iranin të operojë një program paqësor civil bërthamor, duke thënë se “ekziston një mënyrë për ta bërë këtë”. “Dhe, kjo mënyrë është ndërtimi i reaktorëve dhe importimi i uraniumit të pasuruar për vënien në funksion të këtyre reaktorëve. Kështu veprojnë dhjetëra vende nëpër botë”, tha ai për Fox News.

Trump u duk se i bëri jehonë komenteve të Rubios, duke i thënë NBC-së se do të ishte “i hapur për ta dëgjuar atë”.

“Quhet energji civile. Por, siç e dini, energjia civile shpesh çon në luftëra ushtarake. Dhe, ne nuk duam që ata të kenë armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.

Trump tha se një program civil bërthamor do të përdorej për prodhim të energjisë elektrike, por duke marrë parasysh se Irani është vend i pasur me energji, atij vërtet nuk do t’i duhej ai.

Lexo edhe:

E ngritën për ta nderuar, e hoqën në heshtje, zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

“Jam i prirë të them, ‘Për çfarë ju duhet ai? Keni mjaft naftë’”, shtoi ai.

Jason Brodsky, drejtor politikash në organizatën United Against Nuclear Iran (Të bashkuar kundër Iranit bërthamor), deklaroi se komentet e Trumpit e kanë bërë të qartë se administrata nuk është e interesuar për një version të ri të marrëveshjes bërthamore të 2015-tës me Iranin.

“Kjo intervistë e vë në pikëpyetje atë fantazi”, shkroi ai në rrjetin social X.

Ndërkohë, të tjerë ngulmojnë se thirrja e Trumpit për zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, teksa në të njëjtën kohë vazhdon të jetë i hapur për mundësinë që Irani të operojë një program civil të energjisë bërthamore, sugjeron se ai është ende i pavendosur.

“Mbase mund të argumentohet se ekipi i Trumpit ende nuk e di saktësisht se çfarë do nga Irani, por ai vetë e dëshiron një marrëveshje ndryshe” nga ajo e 2015-tës, shkroi analisti i politikës së jashtme me bazë në Iran, Rahman Qahremanpour.

Irani ka hedhur poshtë thirrjet për zhbërjen e programit të tij bërthamor dhe për heqjen dorë nga aftësia e tij për pasurimin e uraniumit.

Duke iu përgjigjur komentit të Trumpit, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha më 5 maj se Irani “ka të drejtë për energji paqësore bërthamore”, dhe hodhi poshtë komentin e presidentit amerikan për naftën.

“Programi paqësor bërthamor i Iranit daton nga vitet ’70, kur Irani kishte më shumë karburante fosile dhe më pak konsum”, tha Esmail Baqaei, gjatë një konference të përjavshme për media.

“Prandaj, disa komente të gabuara për qasjen e Iranit në rezerva të mëdha të karburanteve fosile dhe mosnevojën për energji bërthamore nuk mbështeten në shkencë apo realitet”, shtoi ai.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar tri runde diskutimesh bërthamore që nga muaji i kaluar. Një rund i katërt, me ndërmjetësimin e Omanit, ishte paraparë të mbahej më 2 maj, në Romë, por u shty për shkak të atyre që Muskati i quajti “arsye logjistike”./REL

Etiketa: arme berthamoreIranTrump

Lajme të lidhura

BOTA

E ngritën për ta nderuar, e hoqën në heshtje, zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

19:50 : 15/05/2025
BOTA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025
BOTA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025
BOTA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025
Para

Non-grata e Berishës/ Rama: E di që nuk e ka nga unë dhe Soros, por nuk e tregon dot se nga i erdhi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio: Nuk kam pritshmëri të larta

20:32 : 15/05/2025

Ndoqi Milanin në tribunë, Igli Tare: Këtu, vetëm për të ndjekur ndeshjen

20:22 : 15/05/2025

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

20:16 : 15/05/2025

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

20:16 : 15/05/2025

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos, alternativat për pankinën

20:11 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com