• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aulon Kalaja: Komision Hetimor për të vënë para përgjegjësie autorët e shpopullimit të Shqipërisë

19:59 : 23/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidati për deputet Aulon Kalaja: Do ngrejmë Komision Hetimor për të vënë para përgjegjësie autorët e shpopullimit të Shqipërisë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, gjatë një takimi prezantues me banorët e zonës së Shkozetit dhe të ish-Kënetës në Durrës, denoncoi politikat e qeverisë socialiste, të cilat, kanë çuar në një shpopullim të qëllimshëm të Shqipërisë.

Ai deklaroi se pas zgjedhjeve të 11 Majit, opozita e tanishme dhe qeveria e ardhshme do të ngrejë një Komision Hetimor Parlamentar për të vënë para përgjegjësisë ata që, me vendime të qëllimshme, kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendi.

Në fjalën e tij, Kalaja theksoi se shqiptarët po largohen masivisht, ndërsa qeveria po zbaton një axhendë të ripopullimit të vendit me emigrantë afrikanë.

“Shumë faleminderit për ftesën, kam ardhur me kënaqësi. Unë jam Aulon Kalaja, me profesion jam gazetar, kam përfunduar studimet e larta për gazetari. Jam një aktivist që jam marrë përgjithësisht me çështje patriotike, që kanë të bëjnë me kombin, sepse 12 vite ekzistenca e kombit tonë është vënë në pikëpyetje, që me Mini-Shengenin Ballkanik, i cili nuk ishte gjë tjetër veçse një Jugosllavi e re, apo me çështje të tjera të marrëveshjes së detit me Greqinë, ku ne duhet t’i falnim 12 milje Greqisë. Me çështje të tjera që kanë të bëjnë me protestën e armëve kimike kam qenë një nga organizatorët e asaj proteste, apo edhe me çështje që kanë të bëjnë pikërisht me shpopullimin e Shqipërisë, ku sipas INSTAT-it na u tha që janë 2,400,000 banorë.

Lexo edhe:

Qeveria e re/ Lubonja: Vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

Gjekmarkaj zbulon a do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

Ne kemi të dhëna alternative brenda këtij institucioni që janë bërë regjistrime fallse. I kemi kërkuar profesor doktor Sali Berishës një komision hetimor parlamentar për vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të shpopullimit të Shqipërisë. Këtu nuk kemi të bëjmë me lëvizje të lirë, këtu kemi të bëjmë me një axhendë të pastër për shpopullimin e Shqipërisë. Na thonë që ikin kroatët, polakët dhe sllovenët, dhe kështu po ikin edhe shqiptarët, por jo! Qeveria i ka përmbushur çdo kusht qytetarit shqiptar për të ikur nga sytë këmbët dhe ka konceptin tjetër të shpopullimit dhe ripopullimit.

Por çfarë do të thotë ripopullim për Edi Ramën? Do të thotë që përzëmë shqiptarët dhe sjellim këtu emigrantët afrikanë si pasojë e marrëveshjes Rama-Meloni dhe kryeministrat e tjerë që kanë shprehur pëlqim për këtë marrëveshje. Ishte kryeministri anglez që tha: Më pëlqen shumë kjo marrëveshje, sepse kostoja më del më lirë për të çuar një emigrant të paligjshëm, jo në Ruanda, por ta sjellim në Shqipëri. Kryeministri bavarez që do të hapë një kamp tjetër në Seman të Fierit.

Ne duhet të ndajmë mendjen: jemi për një axhendë për sa i takon turizmit apo jemi për axhendën e shpopullimit dhe ripopullimit të Shqipërisë me njerëz që vijnë nga jashtë? Në autostradën Tiranë-Durrës, në një fabrikë të përpunimit të peshkut punojnë 300 egjiptianë. Jam habitur kur kam shkuar në Lushnjë dhe kam parë që furrën e bukës po e drejtonin 3 nga Sri Lanka, zinin brumë. A nuk ka shqiptarë? Cili është plani i tyre? Për të na përzënë të gjithëve apo jo? Do ta lejojmë ne këtë?

Unë mendoj që ne duhet t’i dalim ballë vendit dhe prandaj kam hyrë në politikë. Kam hyrë në politikë sepse, në rast se ne nuk merremi me politikë, mund të qeverisemi nga inferiorët. Është luks për Shqipërinë që të ketë një kryeministër piktor! A e keni parë në ndonjë vend të botës që të jetë kryeministri piktor? Përgjithësisht vijnë nga jurisprudenca, ekonomia. Ky është piktor dhe do ta mbajë 16 vjet! Ky është shkaravinë, është akoma më keq.

Prandaj, është shumë e rëndësishme për ne data 11 maj. Është një dhuratë që do t’i bëjmë jo vetëm demokratëve, por shqiptarëve të kësaj Shqipërie që na kanë mbetur. Jemi mpakur, nuk e di se ku do shkojmë. Jemi më keq se në kohën e Ahmet Zogut për sa i përket popullsisë, dhe ligjet atëherë i kemi pasur më të mira. Kështu që, e pamë këtë këndvështrim, unë ju ftoj me besa-besë që më datë 11 maj të votojmë opozitën shqiptare, Partinë Demokratike, për t’ia ndryshuar një herë e përgjithmonë faqen Shqipërisë. Unë do jem në krah me ju dhe, në rast se nuk do bëhem deputet, mua më keni në protestë”, tha Kalaja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aulon Kalaja (@aulonkalaja)

Etiketa: Aulon KalajaBerishaEdi RamaopozitaPDqeveriashpopullimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria e re/ Lubonja: Vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

18:39 : 13/09/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj zbulon a do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

17:45 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025
AKTUALITET

Fadromat e Ramës nisin rrafshimin e Valbonës, banorët mes lotësh: Po na lenë pa bukë!

13:50 : 13/09/2025
AKTUALITET

‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama, antiligjore dhe autoritariste

13:19 : 13/09/2025
Para

Nisin bisedimet SHBA-Ukrainë për paqen mes Kievit dhe Moskës

TË GJITHA

Kjo është shenja më e bekuar e zodiakut

19:58 : 13/09/2025

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

19:52 : 13/09/2025

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët e Piranjave (Video)

19:39 : 13/09/2025

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë”, ish-prokurori: Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë

19:29 : 13/09/2025

Sirena alarmi në Poloni, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër/ PAMJE

19:06 : 13/09/2025

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

18:54 : 13/09/2025

Qeveria e re/ Lubonja: Vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

18:39 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com