• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK mes Ramës dhe Veliajt

16:23 : 20/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Prej më shumë se një muaji, që kur SPAK u paraqit në zyrat e bashkisë, për ti vënë prangat kreut të saj, një pandehmë po qarkullon në tryezat mediatike dhe në qarqet politike: kush qëndron pas arrestimit të Erion Veliajt?

Ka nga ata që e shohin me besim dhe optimizëm veprimtarinë e prokurorëve të posaçëm. Ata e konsiderojnë tërë këtë që ndodhi si një rrjedhë normale të drejtësisë së re, e cila është bazuar vetëm tek faktet dhe provat për të shkuar drejt burgosjes së ish delfinit të Ramës.

Ekziston një teori tjetër, disi më konspirative, që e lidh goditjen e fortë të SPAK me ndryshimet drastike që ndodhën pas 20 janarit në Uashington.

Sipas saj, fakti që në qendër të perandorisë po fryjnë erëra anti sorosiste, i detyroi prokurorët e posaçëm të kryejnë një akt të fortë, për të pastruar nga kostumet e tyre njollën pesë vjeçare që kishin marrë mbi vete. Dhe çfarë mund ta arrinte më mirë këtë qëllim sesa goditja e dashnorit politik të Aleks Sorisit në Tiranë?

Lexo edhe:

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

Zjarr në Selitë të Tiranës, era përshpejton përhapjen e flakëve

Ka dhe një teori të tretë, sipas të cilës, asgjë nuk ka ndryshuar dhe thjeshtë Erion Veliajn e ka çuar drejt burgut Edi Rama, ashtu siç ka bërë më parë me Kokën, Ahmetajn, Dakon etj.

Për arsye që ende mbeten mister, eleminimi i delfinit të tij mund të jetë bërë qoftë prej pengesës psikologjike për të bashkëjetuar me një pasardhës, qoftë se i trembej pabesisë proverbiale të Lalit, apo qoftë edhe për të vijuar me politikën e tokës së djegur, të një partie ku ka vetëm bari dhe pastaj thjeshtë një kope me anonimë.

Ndonëse për secilën nga këto hipoteza mund të gjesh argumenta pro dhe kundër, ditët e fundit, kjo e treta, pra se SPAK ka vepruar me lejen e Ramës, apo i frymëzuar prej tij, po përforcohet gjithnjë e më shumë.

Përplasja e ndodhur të mërkurën mes kryeministrit dhe kryetarit në detyrë, se mbështetësit të cilit prej tyre do ti dorzoheshin çelsat e institucionit, është një tregues ullëritës i betejës që ka shpërthyer. Kur Rama ia beson bashkinë Anuela Ristanit dhe më pas Veliaj e shkarkon atë për të vendosur si drejtuese zv/kryetaren tjetër, një besnike të tij si Sara Goxhaj, kur kërcënohen mbështetësit e secilës palë me pushime nga puna, kur situata qesharakëzohet deri aty sa policia e njërit apo tjetrit mos lejojë rivalët të futen në zyra, kjo do të thotë se gjërat kanë shkuar shumë larg.

Por ka edhe më. Nëse rrëmon në këtë drejtim kujtohesh me lehtësi se në ditët menjëherë pas arrestimit, mediat pranë Veliajt, njëkohësisht edhe mbështetëse të Ramës, akuzuan hapur Belinda Ballukun, se qëndronte pas dëshmisë së Nesti Angonit dhe se e pati furnizuar atë me prova që mund të nxirreshin vetëm nga institucionet e drejtuara prej saj. Po sikur ky pretendim do të ish i vërtetë a mund ta bënte Bela këtë pa bekimin e padronit? Po Ulsi Manja dhe vartësit e tij në drejtorinë e burgjeve, a nuk njoftuan “ma nalt” se i burgosuri më i famshëm i burgut të Durrësit ishte vënë në përgjim? Kush e mori vendimin që Veliaj të mos njoftohej për këtë kurth, për të garantuar edhe më qëndrimin e tij në burg? Po Etjen Xhafajt kush i bërtiti: STOP për të vijuar me mbrojtjen e kryebashkiakut? Po protestat para SPAK-kut kush i ndërpreu, pasi mbaruan dy tre ditët e lotëve të krokodilit? Po mbështetësit e Lalit kush i spastroi nga lista fituese e Tiranës?

Pra sherri i hapur i mesnatës të së mërkurës para se të jetë një rastesi, ngjan si epilogu i një startegjie të menduar mirë.

Dhe nëse kjo logjikë qëndron atëhere arrestimi i Veliajt nga SPAK nuk është më as një akt pavarësie, as një çështje provash apo faktesh. Ai përfton formën e një deja vu-je të prangosjeve të pëparshme të zyrtarëve të lartë, duke mos e ndryshuar aspak dyshimin për një drejtësi me regji.

Poqese Edi Rama ka shkelur syrin apo ka dhënë urdhrin për ta zhdukur atë të cilit i pëlqente të aktronte pasardhësin kjo do të tregonte se asgjë nuk ka ndryshuar.

Por, tani për tani, këto janë vetëm dyshime. Ajo që dihet me siguri është se udhëheqësi e ka shirur tashmë Lalin. A ka nisur kjo vetëm tani, si pasojë e rethanave të reja, apo ka qenë pjesë e një plani të mirëmenduar më parë, është ende e vështirë të thuhet. Por nëse kjo pandehmë forcohet është koha që kori i aryre që brohorasin pro SPAK, ta ulë pak frekuencën e kordave zanore./ Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatibashkikonfliktikryeministerperplasjeRamaspakTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

14:11 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në Selitë të Tiranës, era përshpejton përhapjen e flakëve

21:49 : 11/08/2025
AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:21 : 11/08/2025
AKTUALITET

Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

16:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin pranë qendës së Tiranës

16:02 : 11/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
Para

Tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor, arrestohet 16-vjeçari në Gjirokastër

TË GJITHA

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

14:11 : 12/08/2025

Zjarret në Gramsh jashtë kontrollit, humb jetën i moshuari

13:57 : 12/08/2025

EMRAT/ Qëlloi me armë 30-vjeçaren, ja kush është autori i plagosjes në Shkodër

13:46 : 12/08/2025

Plagosje në Shkodër, e reja qëllohet me armë nga 34-vjeçari! Ja dyshimet e para

13:37 : 12/08/2025

Situatë dramatike në Gramsh/ Bllokohen nga flakët ekipet e emergjencës

13:34 : 12/08/2025

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, BIRN: Liria e fjalës në rrezik

13:17 : 12/08/2025

Fshehu provat e dosjes së trafikut të pistoletave ‘Glock’, pezullohet oficeri i policisë gjyqësore në Sarandë

13:03 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com