• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetarja: Kompania e vëllait të Veliajt ka bërë 30 mln euro xhiro, klienti kryesor “One Albania”

22:54 : 13/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gazetarja Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për procesin ndaj Erion Veliajt dhe përgjimet e tij në paraburgimin e Durrësit.

Xama e konsideroi një skandal faktin që Veliaj u ka dhënë urdhër mediave, të sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët dhe se urdhrat e tij janë pasqyruar në media madje edhe në ato kombëtare. Ajo tha se për herë të parë është e provuar me fakte që Veliaj urdhëron fushata dezinformimi ndaj çdo personi që e konsideron kundërshtar dhe shtoi se përgjimet tregojnë se gazetarët i trajtonte si çirakë të tij.

“Se cilët janë urdhrat konkretisht që ka dhënë Veliaj, do të presim ta lexojmë në vendimin e arsyetuar të gjykatës. Por nga ajo që kemi lexuar në media, fushatat e dezinformimit ndaj prokurorëve dhe gjykatësit, por edhe familjarëve të tyre, kanë qenë të porositura për të intimiduar, mbase edhe shantazhuar njerëzit e drejtësisë. Ajo që bën përshtypje është që Veliaj, edhe pse ka shkuar për një vendim të gjykatës që ka kundërshtuar si të padrejtë, ka vijuar të shkelë ligjin. Ka përdorur telefonin, që pas kontrollit ia kanë marrë. Ka treguar naivitet që ka vijuar të flasë në telefon. Ka vijuar të besojë se është i paprekshëm dhe askush nuk hyn dot në paraburgim dhe të më marrë telefonin. Është vendosur në përgjim telefoni i vëllait. Fushatat e dezinformimit konfirmojnë me fakte, që Veliaj porosit fushata dezinformimi për këdo që ai konsideron kundërshtar. Ky zbatim me përpikmëri i të gjithë urdhrave dhe lajmeve të rreme, që porositen nga Veliaj, duke e ditur se po publikon shpifje me qëllim denigrimin e disa figura, tregon nivelin se ku ka rënë media shqiptare. Dikush nga burgu, kryetari i bashkisë, porosit lajme dhe ata i zbatojnë.

Pyetja, pse e bëjnë këto media? A janë media që ndajnë të njëjtin këndvështrim me zotin Veliaj, se besojnë që është politikan i punës? Nuk besoj se është kjo arsye. Po të dimë kontekstin e disa lajmeve dhe se si i referohet disa gazetarëve, janë thjesht çirakë të listës së borderosë së pagesave të Veliajt, nga kompania Gogel e Arbër Veliajt.  Në disa raste ata kanë dalë me figurën e tyre për ti thënë këto gjëra. Këtu janë bërë pjesë mediat kombëtare, janë frekuenca publike”, tha Xama.

Gazetarja foli edhe për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, që ka patur një rritje të jashtëzakonshme që kur Erion Veliaj ka ardhur në krye të bashkisë, ndërkohë që klienti kryesor i kësaj kompanie është “One Albania”.

Lexo edhe:

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

“Një kompani me vlerë 50 mijë euro xhiro, Gogel e Arbën Veliajt, me xhiro modeste si fillim. Në vitin 2014 xhiro rritet, në 230 mijë euro. Për të arritur pastaj në 2023, me 8 milionë euro xhiro. Ka bërë 30 milionë euro xhiro dhe klientët kryesore janë kompania ONE, etj. Në ambjentet e kësaj kompanie SPAK ka ushtruar kontrolle disa javë më parë dhe po shihen se me çfarë çmimi janë paguar.

Një pyetje, si ka mundësi që të gjithë familjarët e politikanëve, sa herë hapin kompani janë të suksesshëm? Po të shohim, edhe kompania e Ajola Xoxës, po ashtu me xhiro të lartë. Klientët të gjithë të bashkisë së Tiranës. Edhe kompania e vjehrrës së Veliajt, me xhiro shumë të madhe.  Gjithë fisi dhe të afërmit e këtij zyrtari bëhen të pasur dhe gjejnë lumturinë në realitetin shqiptar. E ka gabim SPAK këtu?”, tha ndër të tjera Xama.

Skemë korruptive “Bashkia Tiranë-One Albania”? SPAK, hetim për rolin e “Gogel” të Arbër Veliajt

Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për “ONE”, skema u zbulua në vendimin e KPP

Etiketa: Arbër VeliajErion VeliajgogelklientOla xamaONE Albania

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026
AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
Para

Manchester United kualifikohet në çerekfinalet e Europa League

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş