• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Diaspora, jo thjesht sa për t’i marrë votën

10:20 : 08/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shqipëria jashtë është pothuajse po aq e vlefshme sa Shqipëria brenda. Ndonëse e shpërndarë, të mbledhur së bashku, shtetasit që kanë ikur jashtë në vite do të ishin më se të mjaftueshëm për të krijuar një shtet të tyrin me ndikim domethënës.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm Bashkimi Europian, që nga viti 2008, kur raportohen për herë të parë të dhënat, deri në vitin 2023, ka dhënë gjithsej 920 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Një valë e re emigracioni e nisur pas vitit 2016 është një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë tendencë. Në SHBA ka mbi 37 mijë shtetas shqiptarë që janë larguar përmes lotarisë gjatë periudhës 2014-2023, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Me Censin e fundit që tregoi se në Shqipëri kanë mbetur 2.4 milionë banorë, të paktën gjysma e shqiptarëve janë shpërndarë jashtë vendit.

Lexo edhe:

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Shumë ikën në fillim të viteve ’90 për një jetë më të mirë, të tjerë vijojnë të ikin, për shkollim, për punë, apo për bashkim familjar. Rrugët janë të hapura dhe secili ka të drejtën e vet të zgjedhë se ku duhet të jetojë.

Për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Diasporës i është dhënë mundësia të votojë. Si për herë të parë, interesi ka qenë relativisht i lartë, me rreth 240 mijë persona të regjistruar, shifër kjo që potencialisht përbën rreth 20% të shqiptarëve që jetojnë jashtë, duke pasur parasysh që një pjesë e tyre mund të mos e kenë mbushur moshën e votimit.

Nuk është rastësi që të gjitha partitë politike sot po i shpenzojnë më shumë energjitë për të tërhequr votues nga Italia, Greqia (ku është pjesa më e madhe e emigrantëve) e shteteve të tjera, sesa vetëm në Shqipëri. Potenciali i tyre është i madh dhe po ashtu, mundësia për të ndikuar votën, përtej një elektorati tradicional.

Por, tërheqja e diasporës për të votuar nuk mund të jetë duke i përdorur ata si një votues i thjeshtë.

Diaspora ka potencialin të jetë pjesë e politikave ekonomike e sociale, të ushtrojë presion mbi politikëbërësit për një qeverisje më të shëndetshme, me më pak korrupsion, të kërkojë llogari për mënyrën se si shpenzohen paratë.

Ajo ka shansin që ka jetuar këto vite e dekada në shtete që kanë qenë hapa përpara nesh si për sa i përket demokracisë, kërkesës dhe dhënies së llogarisë, ashtu dhe nivelit ekonomik.

Ky duhet të jetë momenti, ku jo vetëm Diasporës t’i kërkohet vota, por edhe kontributi i saj. Praktikat nuk mungojnë.

Disa vende të Europës kanë arritur me sukses të rikthejnë diasporën në atdhe nëpërmjet një kombinimi praktikash të fokusuara kryesisht në lehtësime ekonomike, mundësi profesionale dhe kushte të favorshme për jetesë.

Polonia ka zbatuar programe të posaçme për kthimin e profesionistëve, duke ofruar ulje taksash për të rikthyerit dhe mbështetje për strehim e punësim në sektorë me mungesë fuqie punëtore.

Lituania ka ndërtuar platforma dixhitale që lidhin drejtpërdrejt anëtarët e diasporës me oferta pune në vend, duke përfshirë edhe mbështetje për startup-e dhe biznese të reja.

Irlanda ka investuar në programe të forta të lidhjes së diasporës me universitetet dhe bizneset vendase, duke ftuar talente të kthehen për projekte afatgjata dhe duke krijuar rrjete profesionale të mirëstrukturuara.

Portugalia ka ofruar stimuj fiskalë për të rikthyerit, përfshirë përjashtime tatimore për disa vite, si dhe mbështetje për investime të vogla nga emigrantët që duan të hapin biznese në vend.

Shqipëria nuk është më ajo e viteve ’90, apo e disa viteve më parë. Por, edhe pse vendi ka bërë përparim të dukshëm, sidomos në drejtim të turizmit, mbetet ende shumë për të bërë dhe sfidat nuk janë të vogla, si infrastruktura e pamjaftueshme apo dhe mungesa e standardeve të qëndrueshme të shërbimit.

Emigrantët, sidomos ata nga Greqia dhe Italia, mund të japin një ndihmë të jashtëzakonshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, pasi kanë përvojë në tregje më të zhvilluara.

Megjithatë, politika shqiptare i sheh shpesh emigrantët vetëm si burim të ardhurash (remitanca) dhe së fundmi votash në zgjedhje, pa u krijuar atyre lehtësi reale për të investuar ose për t’u rikthyer në vend.

Mungesa e një programi të qartë mbështetjeje financiare, mosgarantimi i një klime të qëndrueshme të biznesit, si dhe pasiguritë në rritje, janë pengesat kryesore, të cilat ndonjëherë mund të përbëjnë dhe rrezik të shtuar për një instrumentalizim politik të diasporës.

Është më se e qartë, që për të përfituar realisht nga potenciali që ofron diaspora, qeveria duhet të krijojë politika konkrete dhe stimuluese për integrimin e diasporës në tregun e punës dhe investimeve, në të kundërt Shqipëria do të vazhdojë të humbasë një nga burimet më të rëndësishme të zhvillimit të saj.

Gjithsesi, përfshirja e diasporës në vendimmarrjen politike të vendit është pozitive dhe mund të jetë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit, por kërkon masa të qarta për të shmangur manipulimin politik dhe për të siguruar një proces të drejtë e transparent./ MONITOR

Etiketa: BerishadiasporaEdi Ramaopozitapsshqiptaretvotazgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

12:47 : 15/08/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
Para

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 53-vjeçari kërcënon me thikë bashkëfshatarin

TË GJITHA

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025

“A do të ndaloni vrasjet e civilëve?”/ Putin injoron pyetjet e gazetarëve

21:52 : 15/08/2025

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

21:24 : 15/08/2025

VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit

21:22 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com