• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

T.R. punon natën prej vitesh, por mendjen e ka te babai i sëmurë, vetëm në shtëpi. Tek i moshuari me plakjen kanë ardhur edhe problemet shëndetësore.

“Punoj natën, prej vitesh, por im atë sa vjen e rëndohet nga ana fizike. Është vetëm natën, ditën jam i lodhur dhe mezi po ia dal t’i shërbej, por nuk e çoj dot në azil, sepse më paragjykojnë të afërmit,” rrëfen ai për ACQJ.

Koha kur duhet të shijosh jetën më tepër, ajo e tërheqjes nga jeta aktive, jo gjithmonë ndodh siç e deshiron. Pas një jetë pune e sfidash, të moshohesh në Shqipëri nuk është e lehtë.

Dilema e T.R. nuk është rast i izoluar, por një realitet i përsëritur për fëmijët që kanë emigruar, prindërit e pensionuar me probleme shëndetësore, apo familjet ku jetesa nën një çati është bërë e pamundur. Ndaj, azili apo shtëpitë e përkujdesjes po kthehen gjithnjë e më shumë në një “zgjidhje” të nevojshme.

Azilet:  pasqyra të vetmisë

Lexo edhe:

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

Arestina Skenderi, gazetare e emisionit “Sepse” në A2CNN, thotë se të moshohesh në Shqipëri sot shpeshherë do të thotë të përballesh me vetmi, pasiguri, mungesë dinjiteti dhe lëmoshë nga shteti.

Aktualisht në vend operojnë 6 institucione rezidenciale publike për të moshuar. Sipas Shërbimit Social, kërkesat për akomodim janë në rritje: në vitin 2023 janë akomoduar 326 persona, në 2024 ishin 332, dhe për vitin 2025 priten të jenë 335.

Përballë institucioneve shtetërore, shtëpitë e përkujdesjes private janë më të shumta në numër dhe shpesh prezantojnë një panoramë krejt të ndryshme.

Një prej tyre, “Vila e Luleve”, tregon përvojën brenda institucionit privat: “Të moshuarit që vijnë këtu nuk janë të braktisur, madje fëmijët komunikojnë çdo ditë me ta. Por një pjesë janë jashtë vendit ose kanë nevojë për përkujdesje 24-orëshe, ndaj azili shihet si një zgjidhje e nevojshme dhe jo braktisje.”

Ata shijojnë jetën, marrin përkujdesje dhe krijojnë miqësi me njëri-tjetrin.

Megjithatë, dërgimi i prindërve në shtëpi përkujdesjeje ende mbetet një tabu sociale, edhe pse numrat nga viti në vit po rriten.

A mjaftojnë 254 milionë Lekë?

Shërbimi në azilet shtetërore ofrohet falas nga buxheti i shtetit. Për kujdesin ndaj të moshuarve në azile, fondet e alokuara nga shteti (pa përfshirë Qendrat Ditore dhe ato Komunitare) arrijnë në një total prej 254,585,000 lekësh.

  • Shtëpia e të Moshuarve Tiranë           38,805,000 Lekë
  • Shtëpia e të Moshuarve Gjirokastër     41,078,000 Lekë
  • Shtëpia e të Moshuarve Fier                38,882,000 Lekë
  • Shtëpia e të Moshuarve Kavajë            40,467,000 Lekë
  • Shtëpia e të Moshuarve Shkodër         43,800,000 Lekë
  • Qendra Polivalente Poliçan                 28,995,000 Lekë
  • Qendra Komunitare  Palasë                1,053,000 Lekë
  • Qendra Polivalente Sarandë              10,605,000 Lekë
  • Qendra Ditore Kamëz                       10,900,000 Lekë
  • Total                                                   254,585,000 Lekë

Për gazetaren Skenderi, këto fonde nuk janë të mjaftueshme. Ajo thekson se: “mungesa e shtetit në politika, fonde dhe përgjegjësi konkrete është e dukshme, mungon një sistem i mirëfilltë për kujdesin afatgjatë.” Këto fonde përfitohen vetëm nga institucionet shtetërore, ndërsa privatet konsiderohen si një biznes.

Për t’u bërë pjesë e shtëpive për të moshuarit duhet të plotësohen kriteret strikte ligjore, kryesisht ata që nuk zotërojnë banesë, përfitojnë pension social ose pension minimal dhe janë të vetmuar dhe të braktisur sipas verifikimeve të punonjësit social. Megjithatë, Shërbimi Social pranon se ka pasur raste kur është kërkuar akomodim edhe në moshën 40-vjeçare, si kërkesa më e re në moshë e dokumentuar.

Modelet evropiane

Modelet europiane mund të jenë udhërrëfyesi më i mirë në përmirësimin e kësaj fushe. Në vendet kryesore europiane ekzistojnë disa lloje të ndryshme shtëpish kujdesi:

  • Shtëpi me kujdes të plotë 24 orë: Përfshijnë jo vetëm akomodimin, por edhe asistencën mjekësore, psikologjike, etj.
  • Qendrat e kujdesit ditor: Të moshuarit kalojnë orë gjatë ditës, integrohen dhe bëhen pjesë e socializimit.
  • Asistenca në shtëpi: Për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë të lehtë mjekësore ose sociale.

Ndërsa në Shqipëri, Arestina Skenderi thotë se sfidat kryesore vazhdojnë të jenë: mungesa e stafit të kualifikuar (infermierë, psikologë), kushte të papërshtatshme (mungesa e ngrohjes, ushqimi i pamjaftueshëm) dhe mbi të gjitha, nevoja për kujdes mendor dhe emocional, pasi shtohen të moshuarit që vuajnë nga depresioni, ankthi apo demenca.

Shtëpitë për të moshuarit duhet të shihen me programim afatgjatë dhe investim, në mënyrë që mosha e tretë të ndihet e mbrojtur dhe e përkujdesur. Mbi të gjitha, ky shërbim ka nevojë urgjente jo vetëm për fonde dhe staf, por edhe për dashuri dhe prani. Për sa kohë që dërgimi i prindërve në azil mbetet një tabu, ne do të humbim luftën me vetminë. Është koha të shërohemi nga paragjykimet dhe ta shohim azilin si një akt kujdesi dhe dinjiteti, jo braktisjeje.

/Denada Jushi – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

Etiketa: azili i pleqveEdi Rama

Lajme të lidhura

Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
Para

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

TË GJITHA

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom