• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Një dosje shtetërore”/ Berisha: Opozita do të donte të ishte Nesti Angoni, por nuk është

13:11 : 15/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e kësaj të shtune një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e Erion Veliajt, të cilin e ka konsideruar si hajdutin e tretë më të madh pas Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Berisha tha se mund të shtrohet me të drejtë pyetja se pse Erion Veliaj nuk u arrestua për inceneratorin, apo për dosjen “5D”, ku punonjësja fliste për hotelin që kishte “Lali Eri”, por lideri demokrat shtoi se kjo nënkuptohet, pasi nuk mund të preken interesat e Edi Ramës.

Sali Berisha: Këto ditë ndodhi një ngjarje tjetër, e cila shënon rrokullimin e piramidës më gjigante të krimit që ka njohur Shqipëria dhe një nga më të mëdhatë që ka njohur Europa, që është regjimi i Edi Ramës. U arrestua nga Skapi dhe gjykata njeriu i tretë më i korruptuar i vendit, pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, Erion Veliaj. Ka një rebus, me të drejtë qytetarët shqiptarë duan të dinë pse Erion Veliaj nuk u arrestua për djegësinë e Tiranës, me të cilin janë zhdukur 130 milionë euro për u vendosur një tullë në themelet e tij, për të cilin përgjegjës direkt është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Vetëm një muaj më parë, Arben Ahmetaj deklaroi se Erion Veliajt i diktoi me presion të madh Edi Rama të firmosë të gjitha dokumentet. Pra, Erion Veliaj nuk u penalizua, nuk u mor në hetim për këtë aferë, më flagrantja në historinë e vendit, vetëm e vetëm se kjo të çonte direkt te Edi Rama. Erion Veliaj, në një akt kriminal, nuk u akuzua, nuk u penalizua për aferën e 5D, aferë e cila është modeli i vjedhjes 100 përqind të parave publike nga zyrtarët, nga drejtorët, nga Veliaj, nga Mazniku në Bashkinë e Tiranës. Me dokumente. Pra, as për këtë jo, të cilën e paraqiti opozita. U fol, dokumente nuk ka. Prokuroria ka dokumente që punonjës janë shprehur se hoteli është i Lali Erit, por të tjerë kanë raportuar se në hotel, aksioner kryesor është Olsi Rama. Cila është arsyeja pse Skapi i partisë nuk ngriti asnjë akuzë për Veliajn dhe Maznikun në këtë aferë? Vetëkuptohet, nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse interesa të klanit më epror mafioz të Shqipërisë, klanit të Edi Ramës.

Berisha foli edhe për “Nesti Angonin”, personin anonim që depozitoi padinë me faktet për Erion Veliajn. Sipas Berishës, Nesti Angonin nuk është as një qytetar privat dhe as opozita, edhe pse sipas tij, do të donte të ishte. Sipas Berishës, ajo është një dosje shtetërore, që pas saj qëndron pa asnjë mëdyshje Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Sali Berisha: Vijmë tani tek dosja për të cilën u arrestua Erion Veliaj. Kjo ishte një dosje shtetërore. Nesti Angoni nuk ishte një qytetar privat. Nesti Angoni nuk ishte opozita, që do donte të ishte, por nuk ishte. Nesti Angoni ishte Danjoli i Sherkës, një personazh i Rexhep Qosjes, i cili regjistronte telefonatat e Erion Veliajt, i cili survejonte takimet, udhëtimet e Velicës dhe të Erionit, hotelet ku flinte në Vjenë. I cili survejonte Klotildën tek takohej me Velicën ose bashkëpunëtorë të saj. Nesti Angoni, pra ishte në fakt shteti vetë. Ishte Bistri, ishte Balluku, ishte Edi Rama pa asnjë lloj mëdyshje. Nesti Angoni kontrollonte telefonat, kontrollonte avionët, kontrollonte doganat, kontrollonte blerjet online, komunikimet online, kontrollonte çdo gjë. Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri. Por dosja është totalisht Rama-Balluku, ushtarët aty janë të shumtë, nuk janë të paktë, por dosja është qeveritare.

Lexo edhe:

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

“S’kam përdorur kurrë kartë”/ Meta: SPAK-u të tregojë personin që mori faturat për lobimin (VIDEO)

Berisha deklaroi se Edi Rama e kishte marrë prej kohësh vendimin për eliminimin e Erion Veliajt dhe do e donte arrestimin e tij që në muajin Dhjetor, por e realizoi në një kohë më të përshtatshme për të.

Sali Berisha: Çfarë ndodhi tani? Erion Veliaj duhej eliminuar dhe këtë vendim Edi Rama e kishte marrë prej kohësh. Edi Rama kishte paralajmëruar arrestimin e Erion Veliajt. Edi Rama kishte kërcënuar Erion Veliajn. Në një akt ‘woke culture’, kur Erion Veliaj ftoi për t’i dhënë çelësin e qytetit Ali Ahmetit, Edi Rama shkoi për të nderuar Ali Ahmetin, por nga fotografia doli vetë, Alia dhe çelësi. Erion Veliajt ia hoqi foton si armik. Në doktrinën e mafies dhe të ekstremit, armikut i pritet koka, nuk mund të jetë në fotografi me të dhe kjo ndodhi. Kështu që çfarë kishte në këtë mes? Dy gjëra. Edi Rama nuk parashikoi dot se me Erion Veliajn po priste degën ku rrinte vetë, se me vepra ishin të lidhur si vëllezër siamezë. E dyta, Edi Rama ndoshta donte arrestimin e tij në dhjetor apo pak më parë, kur ai e zëvendësoi pothuajse plotësisht me treshen tjetër elektorale në Tiranë. Ajo ndodhi në një kohë kur ndoshta nuk ishte koha më e përshtatshme për të.

Por, ajo u tregoi shqiptarëve se sa të pangopur janë në vjedhje këta qeveritarë. Sot në propagandën bajate të tyre përpiqen të mbulojnë vjedhjen e tmerrshme me garderobë të 870 mijë euro blerje. Harrojnë se 870 mijë euro para të taksapaguesve, të marra që të gjitha nëpërmjet parave të bashkisë, të dhëna nga Veliaj kompanive të krijuara për këtë qëllim për të çuar paratë tek e shoqja, përpiqen ta mbulojne se po flitet për fustanet e të brendshmet e Velicës. Sigurisht ka një të drejtë këtu. Vërtet Velica ka blerë veshje, bizhura fiks aq sa ka blerë Lajla Asadi sipas raporteve ndërkombëtare, 1 milion euro. Por shumë më të mëdha janë vjedhjet për vila. Është gjetur se ata kanë tre vila. Është gjetur se kanë rrafshuar njërën vilë për të fituar terren zbavitës. Është gjetur se vetëm në një kasafortë janë gjendur dengjet me 500 euro të mykura, që janë tipike dengjet e narkotrafikantëve, e thotë Gratieri. Pra, para të gjithë këtyre gjetjeve të tmerrshme, Edi Rama u përpoq me një zhargon ordineri, po edhe me gjeste të shkallmuari të tërheqë vëmendjen nga kjo.

Etiketa: belinda ballukudosje shtetëroreEdi RamaErion VeliajSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
AKTUALITET

“S’kam përdorur kurrë kartë”/ Meta: SPAK-u të tregojë personin që mori faturat për lobimin (VIDEO)

18:20 : 01/07/2025
AKTUALITET

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

16:41 : 01/07/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

14:47 : 01/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
Para

Arrestohet taksisti që shpërndante kokainë në Tiranë, sekuestrohen mbi 300 doza

TË GJITHA

Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

07:57 : 02/07/2025

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com