• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Në heshtje dhe pa shumë bujë, Gjykata e Lartë ka vendosur t’i kthejë telefonin Leonidha Çobos, ish-administratorit të kompanisë koncesionare “Bankers Petroleum”, i cili dyshohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si koka e një skeme mashtrimi miliona dollarë.

Kolegji Penal, i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Sandër Simoni, morën më shumë se tre javë kohë për të rrëzuar vendimin e sekuestros së telefonit të Çobos. Ata e morën në shqyrtim rastin në 21 maj 2026. Por, vendimi u shty për në 11 qershor, me argumentin se “çështja është shumë komplekse”.

Në foto: Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e telefonit, Leonidha Çobos

Vendimi nuk është zbardhur ende dhe, për momentin, është e paqartë se cili është elementi kompleks në sekuestrimin e telefonit celular dhe se mbi cilat argumenta wshtw vendosur qw tw pranohet rekursi i Çobos.

Lexo edhe:

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

Leonidha Çobo, i cili ka mbajtur detyrën e administratorit të kompanisë koncesionare të naftës në vitet 2010-2015, u arrestua fillimisht me urdhër të Prokurorisë së Fierit në korrik të vitit 2025, nën dyshimet se ishte përfshirë në një skemë masive pastrimi parash.

Më tej, çështja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimet se skema është realizuar nga një pjesë e drejtuesve të “Bankers Petroleum”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në foto: Leonidha Çobo, ish-Administratori i Bankers Petroleum

Pas arrestimit, prokuroria vendosi edhe sekuestrimin e aparatit celular të Leonidha Çobos, nën dyshimet se aty mund të gjenden elementë të nevojshëm për veprimtarinë e supozuar kriminale të tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në kompaninë “Bankers”.

Çobo, i cili u lirua më pas nga paraburgimi, bëri kërkesë për kthimin e telefonit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila ia pranoi.

Por, Prokuroria e Posaçme bëri ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe kjo e fundit i dha të drejtë prokurorëve, duke vendosur sërish sekuestrimin e aparatit telefonik.

Çështja përfundoi në Gjykatën e Lartë, bazuar në një rekurs të Leonidha Çobos. Nw 11 Qershor 2026, trupa e Kolegjit Penal vendosi “Prishjen e vendimit datë 03.04.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe “Lënien në fuqi të vendimit nr.93 date 02.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pra, në terma më të thjeshtë, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë, që kishte disponuar me rikthimin e telefonit të Çobos.

Dyshimet e Prokurorisë mbi Çobon

Në një raportim të mëparshëm, “Boldnews.al” ka publikuar të dhëna mbi hetimin e nisur për “Bankers Petroleum”.

Bazë fillestare e hetimit ka qenë veprimtaria e dyshimtë e disa kompanive, të lidhura me ish-administratorin Leonidha Çobo. Veprimet e mëtejshme krijuan dyshime edhe për një seri kompanish e studiosh, të cilat kanë përfituar miliona euro nga “Bankers”.

“Tea Co”

Kompania “Tea Co” është në pronësi të Artur Çobo, vëllait të Leonadhi Çobos, administrator i “Bankers” nga viti 2010 deri në vitin 2015, ndërkohë që ka ushtruar funksioneve të tjera brenda shoqërisë deri në 2019.

Të dhënat hetimore tregojnë se “Tea Co” ka faturuar rreth 45 milionë euro për shërbimet në favor të “Bankers Petroleum”. Prokuroria ka konstuar se “Tea Co” e Artur Çobos ka përfituar shumat më të mëdha gjatë periudhës që vëllai i tij, Leonidha Çobo ishte drejtues i “Bankers”.

“Vihet re se të ardhurat e kompanisë “Tea Co” bien në mënyrë drastike në vitin 2020, menjherë sapo Leonidha Çobo largohet nga pozicionet drejtuese në “Bankers Petroleum”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Në vijim, “Tea Co” ka deklaruar vetëm humbje dhe në vitin 2025 ka pezulluar aktivitetin tregtar.

“Mab Oil”

“Mab Oil” Ltd është një shoqëri me kapital italian, e regjistruar në Britaninë e Madhe. Prokuroria dyshon se Leonidha Çobo ka krijuar një skemë pastrim parash me këtë kompani, të specializuar në procese reklamuese. Prokurorët i mbështesin këtë dyshime edhe në një informacion zyrtar që kanë marrë nga pasardhësit e Çobos në “Bankers”.

Në foto: Pamje nga “Bankers Petroleum

“Bankers Petroleum, nën drejtimin e Çobo, ka lidhur një marrëveshje me kompaninë italiane të marketingut, MAB OIL Ltd. Kjo kompani u përzgjodh nga Çobo si konsulent për shitjen e naftës bruto në tregun europian. Por për të përfituar këtë kontratë, kompania italiane duhet t’i kthente mbrapsht Loni Çobos, në formë komisioni, vlera të konsiderueshme parash”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në Prokurori.

“LC Consulting Albania”

Në vitin 2019, gjatë kohës që Çobo ishte ende pjesë e “Bankers”, regjistron zyrën e konsulencës “Leonidha Çobo-Person Fizik”, me emrin tregtar “LC Consulting”. Prokuroria dyshon se ai e ka përdorur studion për të “shkarkuar” paratë që kompania e vëllait të tij merrte tek “Bankers Petroleum”.

“Për vitin 2019-2020, Leonidha Çobo faturon “Tea Co” për një shumë totale prej 21 milionë lekë të reja. Këto faturime ndërpriten menjëherë pas dhjetorit 2020, kur përfundon kontrata ndërmjet “Tea Co” dhe “Bankers Petroleum”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Krahas faturave për “Tea Co”, subjekti Leonidha Çobo ka deklaruar të ardhurave nga konsulenca edhe për disa subjekte të tjera private, në një total prej 155 milionë lekë të reja (rreth 1.5 milionë euro) veprime që prokurorët dyshojnë se janë fiktive.

“LC Consulting” e Çobos ka ofruar shërbime në shumën 31 milionë lekë të reja për kompaninë e naftës, “Al. Global Oil”, kjo e fundit në pronësi të “Europetrol Group”, e njohur për pikat e karburantit “Eida” me aksionerë fundorë Asllan, Skënder, Gerian dhe Eno Kuqi.

Gjithashtu, klient i rëndësishëm i Leonidha Çobos është “H2015” shpk, një studio konsulence e lobimi në pronësi të ish-ministrit demokrat, Besnik Mustafaj dhe djalit të tij, Dardanit. Sipas dosjes së Prokurorisë, “H2015” shpk ka paguar për Çobon fatura në vlerë totale 29.5 milionë lekë të reja.

Një kompani me seli në Bullgari, “GreenHouse Smart Technology LTD”, e cila, siç cilësohet nga prokurorët, “nuk ka asnjë lidhje me tregun e hidrokarbureve”, ka faturuar në favor të studios së Leonidha Çobos rreth 1.8 milionë lekë.

Subjekti “LC Consulting” ka faturuar rreth 10 milionë lekë të reja për kompaninë greke “AS Geotechnology” shërbime, të cilat, sipas dosjes hetimore, “nuk lidhen aspak me ekspertizën e Çobos”.

Në vijim, “Leonidha Çobo-Person Fizik” rezulton se ka faturuar rreth 15 milionë lekë të reja subjektin “C.C.S” shpk, me objekt në fushën e pajisjeve teknologjike dhe me pronarë Genc Likoskëndaj, Arjan Bare dhe Blerind Mehmeti.

Në foto: Fushat naftë-mbajtëse në Patoz-Marinëz

Prokurorët dyshojnë se këto faturime janë fiktive, pasi Çobo nuk ka ekspertizë në fushën e teknologjisë së informacionit. Nga ana tjetër, dyshimet e tyre forcohen edhe nga fakti se Leonidha Çobo dhe një nga aksionerët e “CCS” shpk, Genc Likoskëndaj, janë ortakë në një subjekt tjetër, “TETRA” shpk.

Edhe nga subjekti “Tetra” shpk, ku Çobo rezulton të jetë aksioner me 20 përqind, rezulton se ai ka faturuar 18 milionë lekë të reja për ekspertizë.

Në vitin 2024, Leonidha Çobo regjistron si subjekt më vete tregtar “LC Consulting”. Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se “Leonidha Çobo-Person Fizik” ka faturuar shërbime konsulence për subjektin “LC Consulting”, po në pronësi të tij, shumën 12.5 milionë lekë të reja.

Gjithashtu, me subjektin e ri, “LC Consulting”, Leonidha Çobo faturon shërbime konsulence në shumën totale prej 78 milionë lekë për “Tetra” shpk, ku është vetë aksioner me Genc Likoskëndaj, për ‘CCS” shpk, por edhe për kompaninë “Bolv OIL”, në pronësi të Behar Çukaj, për të cilën prokurorët kanë theksuar në dosje se “është një subjekt nënkontraktor i Bankers Petroleum”.

Prokurorët kanë identifikuar edhe një situatë të dyshimtë me kompaninë “C-Proprieties”, gjatë kohës që aksioner ka qenë Leonidha Çobo. Të ardhurat e saj kanë qenë rreth 25 milionë lekë të reja, ndërkohë që shpenzimet për “parapagime të ndryshme”, arrinin në shifra shumë herë më të larta, në rreth 200 milionë lekë të reja.

Të dhënat hetimore tregojnë se “C-Proprieties”, gjatë asaj kohe, ka kryer parapagime për pasuri të paluajtshme në shumën 190 milionë lekë. Gjithashtu, “C-Proprieties” rezulton që ka kryer pagesa edhe për “Tea Co” të vëllait të Çobos, Arturit.

Pas largimit të Çobos nga “C-Proprieties” ajo kontrollohet nga Emirjon Marku, të dy bashkëpunëtorë të ngushtë në disa subjekte tregtare. “C-Proprieties” shpk rezulton se ka faturuar prej vitit 2023 në shumën rreth 13 milionë lekë të reja subjektin “IR” shpk. Kjo e fundit është në pronësi të “Alb-Star” shpk, me aksioner Idajet dhe Sadik Ismailaj. “Shoqëria Alb-Star është një nga nënkontraktorët më të mëdhenj të Bankers Petroleum”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Nga analiza e detajuar e aktivitetit të Leonidha Çobo, prokurorët thonë se ai ka aktivizuar “një model të përsëritur të transaksioneve me dyshim për mungesë thelbi ekonomik dhe vetë-faturime nëpërmjet entiteteve të kontrolluara prej tij apo të afërmëve…Ato krijojnë dyshime të bazuara për transaksione të stimuluara, shmangie tatimore, pastrim parash dhe justifikim të burimeve të pajustifikuara”.

LEXO EDHE:

Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

Ish-Administratori / Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

Etiketa: Bankers PetroleumGjykata e larteLeonidha Çobomashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026
AKTUALITET

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026
AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
AKTUALITET

Mashtrimi online/ Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare

17:59 : 07/07/2026
Para

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

TË GJITHA

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (Emri)

10:53 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş