• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja Lindita Sinanaj dështoi të përmbyste bilancin negativ në KPA

19:10 : 06/02/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj për bilancet negative në vlera të konsiderueshme, megjithëse pranoi si të bazuara disa prej shkaqeve të ngritura prej saj në ankim.

Sinanaj u shkarkua nga deytyra më 8 korrik 2021, pasi KPK ngriti dyshime për kryerjen e transaksione fiktive me qëllim justifikimin e burimeve dhe fshehjen e pasurive, si dhe u konkludua një balancë negative në vlerën 10.1 milionë lekë. Ndërkohë, KPK nuk gjeti probleme në pastërtinë e figurës, profesionalizmin dhe në 22 denoncimet e publikut ndaj Sinanajt.

Shkaqet procedurale nuk u gjetën të bazuar nga Kolegji, duke vijuar me shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi lidhur me pretendimet për pasurinë.

Sinanaj kundërshtoi konkluzionin e KPK se gjendet në pamundësi financiare në shumën 2 milionë lekë për të blerë në apartament 2+1 në Fier në vitin 2000. Lidhur me këtë pasuri, Komisioni konstatoi mospërputhje deklarimesh në lidhje me burimin, pasi ato të deklaruara në deklaratën veting, nuk përputhen me ato të pretenduara gjatë hetimit administrativ. Po ashtu, KPK konkludoi se nuk është provuar ligjshmëria e shumës 600 mijë lekë e pretenduar si e dhuruar nga prindërit e bashkëshortit, me burim të ardhurat nga bujqësia, si dhe për vlera 1 milion e 950 mijë lekë, se i është dhënë nga prindërit e saj, me burim nga shitja e një apartamenti.

Lexo edhe:

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

Sinanaj e ka cilësuar analizën e Komisionit të mangët dhe jo të bazuar në situatën faktike duke ngritur pretendime lidhur me moskonsiderimin e shumave të dhëna nga prindërit e saj e të bashkëshortit.

Trupi gjykues çmon se në funksion të shqyrtimit të shkakut të ankimit që i adresohet përfshirjes së të ardhurave nga prindërit e subjektit dhe bashkëshortit të saj, në mesin e burimeve të financimit të apartamentit të blerë në vitin 2000, së pari duhet të analizohen deklarimet e kryera në vite, ato në deklaratën veting, si dhe gjatë hetimit administrativ. Po ashtu, i është nënshtruar diskutimit dhe përfshirja ose jo e këtyre shumave nën përcaktimin “kursimet familjare ndër vite”, si është shënuar në deklaratën veting.

Lidhur me shumën që subjekti deklaron se i është dhën prej prindërve të saj, Kolegji vëren se këta të fundit nuk bënin pjesë në familjen gjyqtares Sinanaj në kohën e krijimit të pasurisë, në vitin 2000, pasi ajo kishte lidhur martesën ligjore dhe kishte krijuar familjen e saj të re.

Në vijim, konstatohet se subjekti e ka deklaruar shumën e dhënë nga prindërit me burim nga shitja e një apartamenti në pronësi të babait të saj, vetëm në përgjigjet e pyetësorit nr.4, gjatë hetimit administrativ. Sipas KPA, mbetet deklarativ pretendimi se kjo shumë është përfituar prej subjektit të rivlerësimit në kohën e blerjes së apartamentit.

Megjithatë, Kloegji ka kryer dhe analizë për mundësinë e prindërve për blerjen e apartamentit në vitin 1998, prej nga ka reuzltuar bilanc negativ. Në përfundim të shqyrtimit të këtij shkaku ankimi, KPA vlerëson se me Komisioni me të drejtë nuk e ka konsideruar në analizën financiare të apartamentit shumën e pretenduar nga Sinanaj se i është dhënë prej prindërve të saj.

Duke ndjekur të njëjtën metodologji, Kolegji ka arritur në vlerësim të ndryshëm për shumën 600 mijë lekë të pretenduar se është dhënë nga prindërit e bashkëshortit. KPA konstaton se në vitin 2000, kur është blerë apartamenti, subjekti, bashkëshorti dhe prindërit e këtij të fundit ishin në një certifikatë familjare. Nga verifikimi deklaratave të Sinanajt, ka rezultuar se ajo ka shënuar se në emër të prindërve të bashkëshortit është regjistruar një sipërfaqe toke 17 mijë e 470 m2 dhe të ardhura të krijuara prej saj. Nisur nga këto të dhëna, Kolegji e vlerëson të besueshëm pretendimin e Sinanajt se prindërit e bashkëshortit kanë kontribuar në krijimin e kësaj pasurie.

Nga verifikimi i akteve, nuk janë konstatuar dokumente ligjore që të vërtetonin të ardhurat e prindërve të bashkëshortit nga bujqësia. Megjithatë, Kolegji ka çmuar që shpenzimet e jetesës së prindërve të bashkëshortit ti konsiderojë të mbuluara nga të ardhurat prej shfrytëzimit të tokës bujqësore, ndërsa të ardhurat nga pensionet e tyre në masën 333 mijë lekë, janë konsideruar si afësi financiare.

Subjekti ka ngritur pretendime dhe për përllogaritje të pasakta të Komisionit lidhur me të ardhurat nga punësimi bashkëshortit dhe në shpenzimet e jetesës.

Megjithatë, edhe pas korrigjimit të analizës financiare lidhur me të ardhurat e bashkëshortit dhe konsiderimin e shumës prej 333 mijë lekësh nga prindërit e tij, sërish ka rezultuar pamundësi financiare në shumën prej 1.8 milionë lekësh për blerjen e apartamentit në Fier në vitin 2000.

Ndërkohë, Kolegji ka rrëzuar konkluzionin e KPK, se shitja e apartamentit në Fier në dhjetor të vitit 2012 mund të ketë qenë fiktive, me qëllim për të justifikuar blerjen e një banese dhe garazhi në Tiranë.

KPA sjell në vëmendje se apartamenti në Tiranë është blerë rreth një vit para shitjes së banesës në Fier dhe për rrjedhojë, çmimi i shitjes nuk rezulton të ketë shërbyer në mënyrë të drejtëpërdrejtë për krijimin e ndonjë pasurive. “…për pasojë subjekti nuk mund të ketë përdorur drejtpërdrejt të ardhurat e realizuara nga ‘shitja fiktive’, për blerjen e kësaj prone, ndryshe nga arsyetimi i Komisionit që pranon të kundërtën”, citohet në vendim.

Qëndrimi i KPK cilësohet si i pambështetur në të dhëna që krijojnë bindjen për këtë konkluzion, për arsye se në kontratën noteriale premtim shitje të lidhur në dhjetor 2012, palët kanë cilësuar vijimin e përdorimit nga subjekti dhe familja e saj të apartamentit në Fier, deri në pagimin e plotë të çmimit të shitjes nga pala blerëse, që sipas KPA, duket se e ka shlyer atë plotësisht në janar vitit 2016.

Në vendim thuhet se konstatimi i KPK se çmimi i shitjes së apartamentit ne Fier është më i lartë se çmimi i referencës sipas Entit Kombëtar të Banesave, duket se ka lënë jashtë analizës faktin se edhe çmimi i blerjes së kësaj pasurie në vitin 2000, në shumën 3.9 milionë lekë, ka qenë ndjeshëm më i lartë se ai i shitjes së banesave në tregun e lirë.

Kolegji argumenton se shitja e kësaj pasurie duket se nuk i shërben ndonjë nevoje emergjente të subjektit për pasjen e likuiditeteve. Mungesa e burimeve për ta blerë apartamentin në vitin 2000, i mbetur si i vetmi argument i qenësishëm në analizën e KPK, vlerësohet e pamjaftueshme për të mbështetur konkluzionin për fiktivitetin e shitjes së kësaj pasurie.

Për rrjedhojë, për efekt të analizës financiare, KPA ka përfshirë si të ardhur shumën 73 mijë euro të siguruar nga shitja e apartamentit në Fier.

Megjithatë, kjo rrethanë nuk ka ndikuar në analizën e blerjes së apartamentit dhe garazhit nbë Tiranë, me burim një hua prej 80 mijë eurosh. Sipas Kolegjit, huaja që është deklaruar si burim i vetëm i kësaj pasurie, mbeti e paprovuar si e krijuar me burime të ligjshme. Për rrjedhojë është gjetur i drejtë konkluzioni i KPK, se Sinanaj gjendet në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për të blerë këtë pronë.

Ndërkohë, është pranuar si i drejtë pretendimi i subjektit, se ajo ka pasur mundësi për blerjen e një automjeti në vitin 2017

Bazuar në pretendimet e Sinanajt, Kolegji ka rishikuar dhe analizën financiare të KPK, që kishte konkluduar biulanc negativ të përgjithshëm në vlerën 10.1 milionë lekë. KPA ka konsideruar në analizë të ardhurat nga shitja e apartamentit në Fier, si dhe pretendime të tjera të subjektit, por sërish ka mbetur pamundësi financiare në vlerën 9.4 milionë lekë për blerjen e apartamentit dhe garazhit në Tiranë në vitin 2012, për arsye të mosprovimit të burimeve të ligjshme të shumës së marrë hua, si dhe ka rezultuar një balancë negative në shumën 790 mijë lekë në vitin 2015. Këto konkluzione, sipas KPA, e vendosin gjyqtaren Lindita Sinanaj në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm, duke lënë në fuqi shkarkimin e saj./BIRN

Etiketa: gjyqtarekpakpkLindita Sinanajpasurivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
Para

Gjoka pas fitores ndaj Dinamos kujton Superioren: Do të doja më shumë 3 pikëshin në kampionat!

TË GJITHA

Panik në ajër, pasagjeri i dehur godet stjuardesën me grusht dhe bërtet se avioni do të rrëzohet

20:27 : 29/05/2025

Franca, finalistja e parë e Europianit U-17

20:27 : 29/05/2025

Vokshi: Në Asamblenë e CDI-së kërkuam që Europa të reagojë ndaj farsës elektorale të 11 majit

20:14 : 29/05/2025

Ndryshon renditja e Serie B, Brescias i zbriten pikët dhe bie nga kategoria

20:14 : 29/05/2025

Përdornin makina me qira për të trafikuar drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

20:13 : 29/05/2025

Lin-Pogradec, drejtuesi humb kontrollin e automjetit, përfundon në spital

20:07 : 29/05/2025

Kanada/ Mbi 20 mijë banorë evakuohen për shkak të zjarreve

20:04 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com