• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga “Sky” tek Veliaj dhe Olsi Rama/ Dumani flet për gazetarët: SPAK ndan provën nga thashethemi!

13:23 : 20/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku ka folur dhe në lidhje me bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

I pyetur për bisedat e politikanëve në këtë aplikacion dhe pse nuk procedohen ata, Dumani u “mburr” me arrestimin e deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, duke shtuar më tej se nuk e ka të gjithë databazën dhe po kërkojnë për kode të tjera.

Ai ka thënë se nuk ka prova që t’i lidhë direkt politikanët deri tani, duke theksuar se janë të vëmendshëm si institucion që ta ndajnë provën nga thashethemi.

Dumani: “Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kushdo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona.”

Në lidhje me përgjimet e denoncuara ditën e sotme nga kreu i PD-së Sali Berisha për dosjen “Toyota Yaris”, Dumani e paralajmëroi këtë të fundit se do të mbajë përgjegjësi penale, pasi sipas tij, ka një vendim gjykate për mospublikim, edhe pse duhet theksuar se dosja ka kaluar tashmë për gjykim paraprak.

Lexo edhe:

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Dumani: “Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”

Në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kreu i SPAK ka deklaruar se e kanë gati planin e veprimit dhe do ta bëjnë publike brenda muajit Janar.

Dumani: “Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim.”

Sa i përket rihapjes së hetimeve për “21 Janarin”, Dumani tha se po kryen veprime hetimore, pa dhënë detaje konkrete.

Dumani: “Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi është një dinamikë që sjell nevojën për veprime të përditshme”

Në lidhje me hetimet për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij, Dumani u është përgjigjur gazetarëve se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se kontrollet janë bërë për gjetjen e provave.

Dumani: “Nuk mund të bëjmë publike më shumë informacion në këtë fazë. Po hetohen veprat penale. Çështja është në fazën e hetimit paraprak kontrollet që janë bërë janë mjet për gjetjen e provës”.

Ndërkohë, Dumani u shpreh se dhe për çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe akuzat e Arben Ahmetajt për Ballukun, SPAK nuk mund të japë informacion të detajuar për shkak të efektit të hetimit.

Dumani: “Nuk mund të jap inforamcion për efekt hetimi”

Ai iu përgjigj gazetarëve dhe në lidhje me pezullimin e hetimeve për Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama për laboratorin e kokainës në Xibrakë. Sipas Dumanit, nuk janë gjetur prova që ta implikonin Olsi Ramën në këtë rrjet trafiku.

Dumani: “SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”.

Dumani u pyet gjithashtu për hetimet që lidhen me pronat e ushtrisë, por ai u shpreh se për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, nuk mund të japë detaje.

Dumani: “Hetimet janë në vazhdim, dhe detajet nuk mund të ndahen për shkak të konfidencialitetit të procesit. Nuk do të jap asnjë koment për opinione të kryeministrit apo politikanëve të tjerë”, shtoi ai.

Sa i përket zbërthimit të aplikacionit të enkriptuar “Matrix” dhe mundësisë për përdorimin nga shtetas shqiptarë, Dumani tha se nuk ka asnjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.

Dumani: “SPAK është një nga institucionet më të besueshme, dhe ne jemi angazhuar për të menaxhuar informacionin me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin”, përfundoi kreu i SPAK-ut.

Kreu i SPAK është ndalur edhe te hetimet për inceneratorët, duke theksuar se administratori i inceneratorit të Tiranës ka përgjegjësinë për menaxhimin e fondeve dhe po hetohen ata persona që dyshohet se kanë përfituar nga këto fonde.

Dumani: “Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”

Sa i takon kallëzimeve nga institucionet e tjera Dumani nuk i “kurseu” kritikat.

Dumani: “Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit”

Në lidhje me lirimin e kreut të opozitës, Sali Berisha nga masa e “arrestit në shtëpi”, Dumani deklaroi se respektojnë vendimin e Gjykatave, duke mos dhënë një përgjigje konkrete nëse a do të përsëritet i njëjti skenar edhe me Ilir Metën.

Dumani: “Nuk kemi ndjeshmëri. Respektojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë të drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqësorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.”

I pyetur nga gazetarët për pasuritë e politikanëve jashtë Shqipërisë, Dumani tha se SPAK ka patur indicie të tilla për të cilat ka dërguar letërporosi, por ende nuk ka rezultate konkrete.

Dumani: “Kemi patur indicie kemi nisur letërporosi, por nuk kemi ndonjë rast konkret që të kemi sekuestruar apo konfiskuar ndonjë pasuri jashtë.”

Etiketa: ALTIN DUMANIErion VeliajHetimetinceneratoretOlsi RamaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025
AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me fondet e IPARD/ Berisha: Dumani e mban dosjen të bllokuar me urdhër të Ramës

13:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Irena Gjoka po mbrohet”, Berisha: KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm

10:50 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani do quhet Altin Troplini, mbajti për 22 ditë fletë arrestet për kartelin e drogës

10:25 : 02/06/2025
Para

Trump merr sot detyrën, Berisha: Do kërkoj heqjen e ‘non grata’-s! Blinken më bëri ‘grusht shteti’

TË GJITHA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025

Pas tezave të Anglishtes, publikohen edhe ato të Frëngjishtes/ FOTO

11:46 : 03/06/2025

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vrau nënën time, pastaj bëri vetëvrasje para syve të mi

11:35 : 03/06/2025

Kosovë/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik në një bankë

11:29 : 03/06/2025

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com