• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ulja1 lekë e energjisë elektrike, Rama – Balluku vazhdojnë të tallen me familjet shqiptare

16:38 : 08/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët.

Pas “rritjes” 4 mijë lekë të pensioneve, tashmë Edi Rama dhe numri dy i qeverisë së tij, Belinda Balluku vazhdojnë të tallen jo vetëm me të moshuarit por edhe me shtresën e mesme në vendin tonë.

Dyshja Rama-Balluku në çdo dalje nga mëngjesi në darkë po propagandonin për ulje “imagjinare” të energjisë elektrike, por e gjithë rezultoi një farsë e vërtetë.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot çmimet e reja të energjisë për familjarët sipas aplikimit të bërë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE.

ERE ka vendosur që të ulë me 1 lekë për kilovat çmimin e energjisë elektrike për periudhën nga 1 shkurti 2025 në 31 dhjetor 2025.

Lexo edhe:

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

Çmimi i energjisë elektrike shkon 8.5 lekë/kilovat për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat, kurse me vlerën 9.5 lekë do te faturohet për diferencën mbi 700 kilovat.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë me TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lekë, kështu familjet shqiptare do të paguajnë 10.2 lekë me TVSH nga 11.4 lekë që është aktualisht.

Për të dëshmuar sa qesharake është kjo ulje e energjisë elektrike, mjafton të japim një shembull se për një faturë rreth 30-40 mijë lekë të vjetra, ulja është rreth 3-4 mijë lekë. Ndërsa përfituesi më i “madh i uljes” është konsumatori që harxhon rreth 700 kilovat, e përkthyer në faturë ulja maksimale shkon rreth 7 mijë lekë të vjetra.

Për një ulje të tillë, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë propaganduar 3 muaj radhazi, ndërsa realiteti është krejt i kundërt pasi konsumatori shqiptar paguan çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon.

  • Rama e quan historike uljen 1 lekë të energjisë elektrike

Kryeministri Edi Rama e quajti uljen e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, vendimin e kësaj të mërkure nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë.

Por këtë ulje të turpshme, Rama e justifikoi duke deklaruar se Shqipëria ul çmimin e energjisë në një kohë kur Rajoni dhe Evropa e ka rritur.

Sipas Ramës, tashmë synimi i qeverisë është kthimi i vendit në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

“Ulja e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, ky është një fakt i cili tregon se në çfarë humnere jemi ngjitur në këtë pikë, ulja e çmimit është në kundër tendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimi i energjisë jo vetëm është rritur por kërcënuar nga rritje të tjera, kjo masë është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerë në të gjithë nivelet me ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik dhe kthimin në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

Duke pasur parasysh parimin e shpallur botërisht të qeverisë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme, e përpjekjeve të mundimshme në këto vite dhe të një rritjeje ekonomike që për 2025 e parashohim në harkun e 4% që është një shifër shumë domethënëse. Histori 10 vjeçare përpjekjesh, kini parasysh disa fakte. Fakte qe nuk dalin zakonisht në ekran dhe portal se janë më shumë të interesuar për spektaklin e gjysmë të vërtetave”, tha Rama.

  • Bardhi: Rama tallet me shqiptarët, ne paguajmë çmimin më të lartë në rajon

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e qeverisë për uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët, pasi sipas tij ende kemi çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Bardhi shprehet se Rama sa herë që ka zgjedhje bën sikur ul për qëllime “mashtrimi elektoral” atë që sipas tij në fakt e ka rritur po vetë sa herë përfundojnë zgjedhjet.

“Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët. Pasi e rriti çmimin e enrgjisë me 30 përqind, duke patur çmimin më të lartë në Rajon, sot quan historike që e ul me 1 lek për kilovat, por ndërkohë mbetemi përsëri vendi me çmimin më të lartë të energjisë se Kosova, Mali i Zi apo Bosnje Hercegovina!

Edi Rama mendon se qytetarët shqiptarë ushqehen 1 herë në çdo 4 vjet, paguajnë për energjinë elektrike 1 herë në çdo 4 vjet, apo marrin ilaçe 1 herë në çdo 4 vjet. Prandaj sa herë që ka zgjedhje bën sikur ul për qëllime mashtrimi elektoral atë që në fakt ka rritur po vetë sa herë përfundojnë zgjedhjet.

Ishte Edi Rama që rriti për 10 vjet çmimin e energjisë nga 7.4 lekë në 9.5 lekë, që Belinda Balluku të kishte më shumë të ardhura për të vjedhur me tendera dhe duke shitur më lirë e blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës së Energjisë, ndërkohë që sot thotë se është ditë historike që do bëjmë sikur ulim çmimin me 1 lek vetëm për 10 muaj sa të kalojmë zgjedhjet!

Ulja e çmimit të energjisë nuk duhet të jetë masë vetëm për 10 muaj, apo masë për mashtrim elektoral, por një masë e përhershme veçanërisht për familjet në nevojë apo me të ardhura mesatare. Sot shqiptarët për shkak të abuzimeve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në sektorin e energjisë paguajnë cmimin më të shtrenjtë të energjisë krahasuar me vendet që blejnë energji nga Shqipëria. Për ilustrim në Kosovë çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët familjar është 7 lekë për kilovat.

Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se Edi Ramës nuk i intereson as varfëria dhe as mirëqenia e qytetarëve. Edi Ramës i intereson vetëm pasurimi dhe mirëqenia e vetes, Belindës dhe një grushti të vogël oborrtarësh të tij”, shkruan Bardhi, teksa poston tabelen me poshtë: / Boldnews.al

Etiketa: ballukuCmimienergjia elektrikefamiljekilovatpagesaRamaturpshmeulje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
AKTUALITET

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025
AKTUALITET

Drejtorët e Ballukut “vjedhin” shqiptarët, qytetari: Abuzim! Më erdhi 500 mijë fatura e energjisë për majin

12:50 : 05/07/2025
Para

Krijuesi i OpenAI, Sam Altman mohon akuzat për abuzim seksual të bëra nga motra

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com