Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar video-denoncimin e disa qytetarëve që shfaqen duke u futur dhunshëm nga efektivët e Policisë në fugon, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e IMT-së. Në videon në fjalë, banorët pretendojnë se po u grabiten me forcë pronat e tyre dhe se policia po vepron pa një urdhër gjykate ndaj tyre.
Sipas Berishës, IMT iu ka prishur banorëve një tokë me ullishte për të ndërtuar një rrugë, teksa nuk dihet saktësisht se ku ka ndodhur ngjarja. Lideri demokrat e konsideron veprimin e Policisë si një akt kriminal të narkobanditëve me uniformë ndaj qytetarëve të pambrojtur.
“Sjellje kriminale e narkobanditëve me uniformë ndaj qytetarëve të pambrojtur.
Ndiqni videon ku disa banorë, mes të cilëve dhe një zonjë e vjetër shoqërohen nga policia pasi IMT u ka prishur tokën e mbjellë me ullishte, për të ndërtuar një rrugë! Krim! Krim!” – shkruan Berisha.