• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimi për blerje votash/ Majko: Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar

12:44 : 07/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e kryedemokratit, Sali Berisha, sipas të cilit, ekziston një përgjim, ku Majko ndodhet së bashku me dodhej me ish-kreun e Policisë së Kukësit, Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit, ku flasin për një tender 800 mijë euro dhe paratë do t’i shpërndanin në Has, Kukës dhe Durrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko bën me dije se ka takuar kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, ku i ka kërkuar që brenda protokolleve t’i kërkohet informacion me shkrim Shërbimit Informativ Kombëtar për çështjen e tij. Gjithashtu, Majko bën me dije se ka vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin e tij.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…

I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!” – shkruan Pandeli Majko.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët deklaroi se një oficer i SHISH kishte vendosur një përgjuesi poshtë tavolinës me vendim gjykate për disa trafikantë droge dhe arme në Kukës, por aty kishte rënë rastësisht Pandeli Majo, i cili në atë kohë ishte drejtues politik.

Sipas Berishës, Majko ndodhej në tavolinë me ish-kreun e Policisë së Kukësit, Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit. Lideri demokrat tha se në lidhje me një tender për shtylla centrifugale që shkonte deri në 40 deri në 60 mijë euro, Majko u jep porosi që ta faturojnë 800 mijë euro, ku 300 mijë prej tyre do të dërgoheshin në Tropojë për të blerë vota, 200 mijë euro në Durrës dhe pjesa tjetër në Kukës.

Berisha tha se oficeri e dërgoi dosjen e përgjimit në SPAK, me dokument zyrtar, por ai më pas u “dënua” dhe mbeti jashtë shërbimit.

Sali Berisha: Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës. Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty. Aty shkon dhe bie zoti Pandeli. Dhe aty, është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata, është edhe tek unë, aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë. I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës. Oficeri, i cili ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët, habitet. Përveç kësaj, në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin, thonë ata, nuk e mundim dot. Kandidatin tonë, është reale çdo gjë. Tani ky oficer, njeri i përgjegjshëm, njeri i ligjit, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty ku e çoi, ajo e di, dyshime shumë të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin. Dhe oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di ku është. Pra, ky është Majko. Majko shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e kanë sjellë në Tiranë, po sjell gjysmën e ministrave të tij në Tiranë se qytetarët e Tiranës kanë një revoltë të jashtëzakonshme me Lal Vjedhësin, njeriun më të shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana si kryetar bashkie.

Etiketa: blerje votashkukespandeli majkopergjimiSali Berishashish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI grup hetimi për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

19:28 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
Para

A ka pasur heqja e dinarit "efekt pozitiv" në sistemin financiar të Kosovës?

TË GJITHA

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş