• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nxjerr bisedat në “Sky” për Ballën: Çelët i kërkuan arrestimin e Çapjave në këmbim të votave

11:04 : 06/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë prononcimit për gazetarët jashtë godinës së SPAK, ka denoncuar se si ministri Taulant Balla del në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc” të grupeve kriminale në Elbasan.

Sipas bisedave të denoncuara nga Berisha, një grup kriminal i ka kërkuar Taulant Ballës burgosjen e kundërshtarëve të tyre, dhe ky i fundit iu ka kërkuar në këmbim sigurimin e votave për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Më konkretisht, sipas Berishës, grupi i Suel Çelës i ka kërkuar arrestimin e Çapjave dhe se kjo gjë ka ndodhur vërtet, pasi u arrestua Ardjan Çapja dhe Balla doli “kampion” me vota. Gjithsesi, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është numri “1” për biseda në aplikacionet “Sky Ecc” dhe “Encro Chat”.

Sali Berisha: Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre.

  • Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg? Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju? Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
  • Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit.

Tani, komenti tjetër. Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Kjo është e vërteta. Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT

Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet,
dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skrapi i partisë. Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda. Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale. Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata.
Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj.

Irena me 5 mbiemra dhe Irenat me 5 mbiemra gjykatë i çuan ti?! Urdhëro pra, ka marrë përsipër arrestimin dhe i ka arrestuar. Shko, shih kronologjinë. Pra, ky vendos edhe për gjykatën, edhe për prokurorët. Sepse këtu nuk thuhet prokurorët, thuhet Taulanti garantoi. Dhe ata u arrestuan. Tani, kush i arrestoi ata? Gjykatës të pavarur i arrestuan apo Taulanti? Kjo është shumë evidente. Ajo që kanë deklaruar rezolutat ndërkombëtare, se kemi të bëjmë me një sipërmarrje kriminale shtetërore në Shqipëri, shteti dhe krimi së bashku, kjo është e vërteta. Tjetër punë se akoma nuk është arritur të realizohet nga mediat për arsye të ndryshme, por kjo është një narkodiktaturë, në të cilën ky shtet funksionon me një organizatë të përbashkët me krimin. Ja, urdhëro ku e keni. Të mos kërkohen më tendera publike, pra janë kërkuar tendera, përcaktonte tendera ky për banadat. As favore të tjera, pra u shpërndante favore këtyre, por tani vetëm burgosjen e kundërshtarëve tanë. Dhe kjo u garanton votat…

Në qoftë se një prokuror merr dosjet e krimit dhe bën gjithçka që ta mbyllë atë dhe nuk e heton, ai bashkëpunon me krimin. Çfarë ndodhi dje me dosjen Toyota Yaris? Ishte akti më i shëmtuar. Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit. Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre. Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto… E thirri Dumanin njëri, kjo është shumë e vërtetë, i tha e ke parë çfarë thotë Eriona këtu, Dumani i tha, zotrote, i bëra 19 pyetje Ymer Lalës, të denoncuar nga Luftim Reçi për vrasje, një i penduar i drejtësisë, dhe ti nuk i bëre asnjë pyetje për vrasje dhe në fund, i tha ai, ti e ekzonorove Reçin nga vrasjet. Dhe i tha, gojët e liga këtu në SPAK thonë se ke marrë 1 milion euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje. E mbylli gojën Dumani. Ja pra konkretisht. Ne i kemi denoncuar këta të gjithë për shpifje, për manipulime, për falsifikime. I denoncuam në Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës, pa bërë asnjë njoftim i sjell në SPAK dhe mbesa e Ulziut, një prokurore e SPAK-ut, e mbyll çështjen. Sigurisht ne e kemi çuar në gjykatë këtë dhe do e ndjekim në të gjitha instancat. Në rastin konkret, ne i kemi dërguar. Kurse këto duhet t’i mësjë publiku njëherë. Sepse aty ku nuk funksionon drejtësia, ka një prokurori publike. Po a pe Edi Ramën çfarë u tha gazetarëve? I kam përdorur këto Encrochatet, por i kanë përdorur të tjerët më shumë se unë. Tani më shumë se ai, përveç Taulantit nuk di t’i ketë përdorur kush. Megjithëse me ato që di unë, Rama është përdoruesi numër 1. Janë 73 aparate të identifikuara në Këshillin e Ministrave. E kisha ndërmend që paraqitjen e dokumenteve ta filloja pas vitit të ri, falënderoj Skapin që më dha këtë mundësi ta filloj tek dera e tij.

Etiketa: arrestiminbisedaÇapjacelaelbasankrimineletSali Berishavota“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT

12:10 : 13/07/2025
AKTUALITET

Ndërron jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman Werner Daum

13:22 : 12/07/2025
BOTA

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

09:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk ulemi me Ramën për reformën territoriale, por me PS-në po!

13:52 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

13:05 : 11/07/2025
Para

The Telegraph: Emigrantët në Britani kanë më shumë gjasa për t’u arrestuar për krime sek*uale, shqiptarët në krye

TË GJITHA

17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen/ Familjarët fshehën armë, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës

19:58 : 14/07/2025

Valët e të nxehtit shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në shtetin europian

19:56 : 14/07/2025

Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

19:53 : 14/07/2025

Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

19:41 : 14/07/2025

Spikati me 9 gola sezonin e kaluar, Flamurtari i rinovon kontratën sulmuesit

19:39 : 14/07/2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

19:37 : 14/07/2025

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet qëndrore

19:28 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com