• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese

16:19 : 23/12/2024
në AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë të hënën me një vendim në lidhje me afatin e mbarimit të mandatit të kryetares së saj, Holta Zaçaj.

Ky mandat është bërë pjesë e debatit publik muajin e fundit dhe ka shkaktuar polemika mes kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetares Zaçajt.

Sadushi këmbëngul se mandati i Zaçajt përfundon në pranverë të vitit 2025 dhe ka hapur procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant.

Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është e mendimit se mandati i saj përfundon në fund të vitit 2025 dhe e akuzon Gjykatën e Lartë për cënimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Të pyetur nga BIRN, njohës të Kushtetutës dhe ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhanë gjithashtu interpretime të ndryshme mbi çështjen e mandatit.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

Mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë 9-vjeçare dhe fillojnë në ditën e betimit të tyre para Presidentit të Republikës. Megjithatë, në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, në dispozitat kalimtare, për të mundësuar ripërtëritjen e rregullt të Gjykatës, u përcaktuan dy mandate të pjesshme.

Kushtetuta parashikoi që zëvendësuesi i anëtarit të Gjykatës që i përfundonte mandati në vitin 2017 do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2025. Po ashtu, u caktua që zëvendësuesi i gjyqtarit që i përfundonte mandati në vitin 2020 do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2028.

Por, për shkak të shkarkimit të pjesës dërrmuese të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë nga procesi i vetingut, procesi i zëvendësimit u fut në ngërç.

Kështu, mandati që duhej të zëvendësohej në vitin 2017 u plotësua vetëm në vitin 2022 nga Holta Zaçaj, pas riformimit të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë, përmes një komunikimi me mediat në 11 dhjetor, bëri me dije se mandati i Zaçajt mbaronte në mars 2025 dhe se procedura për zgjidhjen e pasuesit nga kjo gjykatë – si organ emërtese, ishte e hapur.

Gjykata e Lartë e bazoi këtë vendim edhe në vetë aplikimin e Zaçajt – që u bë publik, në të cilin përmendej mbarimi i mandatit në mars 2025.

Zaçaj e cilësoi qëndrimin e Gjykatës së Lartë të pabazuar në ligj dhe vuri në dukje se ai cënonte sigurinë e mandatit të anëtarit të Kushtetueses.

“Gjykata e Lartë ka vepruar në kundërshtim të hapur me dispozitat e nenit 127, pika 2, të Kushtetutës sipas të cilit “Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ajo.

“Shpallja e vendit vakant nga Gjykata e Lartë, pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e ka zhveshur këtë të fundit nga kompetenca kushtetuese, veprim ky i paprecedent dhe i marrë me një urgjencë të pajustifikuar nga interesi publik apo forcë madhore, për të cilën të kërkohej ndërhyrje e menjëhershme”, shtoi Zaçaj.

Zaçaj thirri Gjykatën Kushtetuese të vendoste mbi mandatin e saj, ndërsa u ankua se po përballet me një sulm të paprecedentë nga disa media. Më herët ajo kishte deklaruar se do të kërkonte një opinion nga Komisioni i Venecias rreth çështjes.

I pyetur nga BIRN në lidhje me bazën ligjore dhe interpretimin e Kushtetutës për shpalljen e përfunduar të mandatit të Zaçajt, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi deklaroi se ky vendim ishte bërë i detyrueshëm për shkak të mosveprimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Nëse Gjykata e Lartë nuk njoftohet për mbarimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i saj, ky mosveprim nuk e shkarkon as Gjykatën e Lartë e as KED, nga përgjegjësia për moszbatimin e detyrimit kushtetues,” tha Sokol Sadushi në një përgjigje me shkrim.

“Afati i fundit për të njoftuar mbarimin e mandatit të zj. Zacaj ishte 10 dhjetori, pas kësaj date Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ka asnjë justifikim legjitim për të mosvepruar, përkundrazi, një veprim i tillë do të ishte në shkelje të kushtetutës”, shtoi ai.

Një ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi të mos identifikohej për të mos ndikuar vendimin e pritshëm të gjykatës, i tha BIRN se organi vendimmarrës për interpretimin e Kushtetutës është i qartë.

“Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta interpretonte dhe dilte me vendim për situatën,” tha ajo.

Ndërkohë avokati Përparim Kalo, i cili po ashtu shërbeu si anëtarë i Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori 2020 deri në qershor 2022, është i mendimit se Gjykata e Lartë kishte të drejtë në interpretimin e afateve dhe në veprimin e saj për shpalljen e vakancës, pasi ka vepruar duke parë mosveprimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nisur nga mosvёnia nё lёvizje e Gjykatёs Kushtetuese pёr tё deklaruar vakancёn, Gjykata e Lartё, nё respekt tё afatit tё mёsipёrm, bёri njoftimin pёr fillimin e procedurёs pёr emёrimin e gjyqtarit tё radhёs,” tha Kalo.

“Qёndrimi i Gjykatёs sё Lartё, nё pamje tё parё, mund tё shihet si shpёrfillje e normёs kushtetuese sipas sё cilёs vakanca shpallet nga vetё Gjykata Kushtetuese, por ndodh qё institucionet kushtetuese veprojnё nё kёtё mёnyrё kur ua diktojnё rrethanat”, shtoi ai.

Kalo theksoi se çështja nuk duhej të kishte marrë këto përmasa dhe sa ajo mund të ishte zgjidhur në diskutim mes dy institucioneve.

“Mendoj se nё rastin konkret, ndonёse flitet pёr cenim tё njё procedure tё rregulluar nga Kushtetuta, duke e konsideruar çёshtje me interes tё lartё publik, problemi ёshtё mё i thjeshtё nga sa duket, sepse nuk justifikon polemikat qё nё çdo rast duhet tё frymёzohen dhe tё kenё pikёrisht interesin publik nё zemёr tё tyre”, përfundoi ai./ BIRN

Etiketa: birnGjykata e larteGjykata KushtetueseHolta Zaçajmandatimandati i Zaçajsokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

17:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

09:54 : 30/05/2026
AKTUALITET

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

09:27 : 30/05/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

14:44 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shanset e Erion Veliajt për liri, 50-50. Kulisat në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

19:14 : 27/05/2026
AKTUALITET

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së

14:21 : 27/05/2026
Para

“Taksidarët” e korruptuar lënë në mëshirë të fatit konsumatorin shqiptar, shiten 85% e mandarinave

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom