• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurthi ku na fton Veliaj

16:40 : 10/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së shtëpisë së tij, Erion Veliaj po tenton të mbajë ndezur një sherr me kundërshtarët e vet politikë. Mbrëmjen pas kontrollit, me t’u kthyer nga Hamburgu, ai i’u përvesh “opozitarëve e zhytur në llumin e korrupsionit” dhe të “ashtuquajturave media” që sulmojnë këdo që nuk pranon të shantazhohet. Në vend të një sqarimi normal për atë çka kishte ndodhur, ai u mundua të ndezë fitilin e polemikave.

Edhe më e fortë u bë kjo tendencë në këtë fillim jave. Në një postim ku të vriste sytë gjuha e urrejtjes, ai u mor me Sali Berishën dhe enturazhin e tij. Në analizën e tekstit që bëri redaksia e Lapsi.al, qëndrimit të kryebashkiakut, të cilën mund a lexoni këtu poshtë, dallohet lehtë se ai është i mbingopur me një fjalor bullizues. Kush e studion këtë lloj gjuhe, e ka të qartë se ajo është një sakrificë rrugaçërore për të tërhequr me çdo kusht vëmendjen. Duke përdorur togfjalësha si “kufomë e pakallur”, “jargë ligësie”, “çorbë e prishur”, “turinj të pistë”, edhe specialisti më profan i komunikimit e di se ato mëtojnë të kapin titujt kryesorë, për të nxjerrë në pah sherrin sipërfaqësor dhe jo thelbin e çështjes.

Duke u përqëndruar në komentet që Sali Berisha i bëri kontrollit të banesës së tij nga hetuesit, Veliaj u rrek që problemin që ka me inceneratorin e Tiranës dhe vjedhjet e 5D ta transferonte tek opozita.

A ka të drejtë ta bëjë këtë? Në pamje të parë duket se po.

Lexo edhe:

K.E – BELA MAFIA

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

Në asnjë rend demokratik normal, as rivalët politikë, as kritikët mediatikë nuk nxitojnë të të bëjnë një gjyq publik përpara atij që zhvillohet në procesin e rregullt ligjor. Rrallë ndodh, ose hiç fare, që pa treguar prova bindëse për publikun, të citohet qytetari dixhital që ka mësuar se Ajola Xoxës i qenkeshin kapur çerek milioni euro në zyrë. Aq më pak pak mund të insistohet, pa paraqitur asnjë fakt, se këto para u fshehën në këmbim të një shantazhi ndaj vëllait të Edi Ramës.

Pra edhe Veliaj, ashtu sikurse gjithkush që nuk është pro këtij modeli, ka të drejtë të distancohet prej tij. Madje po t’i shkosh deri në fund tendencës për ta amnistuar atë me çdo kusht, mund të thuhet pa frikë se një pjesë e portretizimit që ai bën për Berishën, përputhet me imagjinatën kolektive mbizotëruese që ekziston për liderin e opozitës.

Por ama, thënë këtë, duhet pohuar se në qasjen e Erion Veliajt ka një mungese ulëritëse koherence parimore dhe besimi tek një model. Pasi kush i referohet shoqërive të zhvilluara perëndimore e ka të qartë se rregullat e funksionimit janë të ndryshme. Aty, një njeri në pozitën e kryebashkiakut të Tiranës, nuk do ta kishte kurrë luksin të merrej me mediat dhe opozitën, pa dhënë disa shpjegime të thjeshta. Ai fillimisht duhet të sqaronte se ç’kërkonin hetuesit në shtëpinë e tij dhe se çfarë gjetën aty. Pa iu fshehur reporterëve ashtu siç bëri kur e pritën në aeroport, apo kur ndenjën para selisë së PS, ndërkohë që dilte nga dera e pasme, ai duhet të tregonte se cili ka qenë roli i tij tek inceneratori i Tiranës, tek kompania e shokëve të tij të 5D-së. Ai duhet të fliste se në ç’pikë kanë shkuar hetimet e “kolegëve” dhe cilat janë argumentat e tij për ato që ata kanë gjetur.

Dhe ky do të qe vetëm angazhimi minimal. Sepse në një shoqëri normale për një funksionar të lartë publik duhet të kërkohej shumë më tepër. Nëse ai ka firmosur duke anashkaluar Këshillin Bashkiak për ngritjen e një inceneratori, që ka avulluar paratë, po nuk ka vënë asnjë tullë, nëse ka pasur nën hyqëm, në bashki, një rrejtë të tërë merimange, që kalonte milionat e taksave në kompaninë private të drejtorëve, ai maksimumi nuk duhet të shkelte më në atë zyrë deri sa të mbaronte procesi.

Në studiot tona televizive shpesh fajësohen me të drejtë dy standartet e SPAK-ut, që burgos me pretekstin e prishjes së provave njerëz që kanë qenë në pushtet para një dekade dhe lë të shkojnë të lirë në punë ata që dyshohen për vjedhje të rënda. Por, përpos kësaj përgjegjësie institucionale ka dhe një të tillë, morale. Kjo do e donte që Veliaj të ngrinte, të dorëhiqej apo të shkarkohej nga kryeministri. Ai nuk mund t’i vazhdojë funksionet e tij sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Kështu ndodh në demokracitë normale, të cilave nuk mund t’iu përdorim vetëm formën për t’i flakur tej thelbin. Pikërisht këtë po tenton të bëjë Veliaj duke përdorur gjuhën e urrejtjes, si mburojë ndaj dhënies së llogarive.

Ky është kurthi ku ai po na fton të biem të gjithë, duke bërë sikur harron se rolit të tij si kryqëtar kundër berishizmit i ka ardhur fundi. Ai tashmë gjendet në një tjetër pozicion: të japë llogari parpara atyre që dyshohet se iu ka zhytur duart në xhepa. /Lapsi.al

Etiketa: BerishaBushatihetimparaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026
AKTUALITET

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026
AKTUALITET

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzëna’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
Para

E zbulon drejtori i Tiranës, dy titullarë të bardhebluve drejt largimit në janar

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet