• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij

13:56 : 09/12/2024
në AKTUALITET, KULTURE

Të zbuluara në vitet ’60, Termat Antike mbeten një ndër monumentet e nënvlerësuara arkeologjike të qytetit të Durrësit, për shkak të qasjes së papërshtatshme dhe mungesës së vëmendjes.

Teatri “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit bashkëjeton prej dekadash me Termat Antike – një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike të qytetit. Dhjetra kolona me lartësi deri në 10 metra, të cilat janë instaluar në sipërfaqen e Termave, mbajnë mbi shpinë thuajse gjysmën e godinës 60-vjeçare të teatrit.

Por ndërsa teatri po i nënshtrohet restaurimit përmes një financimi të Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës, monumenti arkeologjik vazhdon të mbetet në hijen e tij.

Sipas Bjord Xhafës, guidë turistike, termat nuk bëjnë pjesë në shumicën e programeve të grupeve turistike, pasi zbritja në to është e papërshtatshme.

“Shkallët janë të vështira për t’u zbritur, ndërsa shkurret janë mjaft të pranishme. Pa harruar që megjithëse ndodhet në katin e nëndheshëm të godinës, monumenti mbetet krejtësisht i pandriçuar,” tha Xhafa.

Lexo edhe:

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari

Njëri dhunoi babain, tjetri përplasi makinën e policisë, 2 të arrestuar në Durrës

Termat antike u zbuluan në fillim të viteve ’60 nga profesor Vangjel Toçi, duke e vonuar dhe ndryshuar projektin e qendrës së Kulturës së Durrësit.

“Ishte koha e zbulimeve të rëndësishme në qendër të Durrësit, nga mozaiku i emërtuar “Bukuroshja e Durrësit”, deri te Amfiteatri antik i qytetit,” kujton akeologia Brikena Shkodra.

Bashkia e Durrësit ka bërë të ditur se investimi për restaurimin e godinës do të kushtojë rreth 5 milion euro, pjesa më e madhe e së cilës do të financohet nga institucioni i pushtetit lokal. Investimi parashikon të gjithë pjesën e sipërme të ndërtesës, por pjesa e kolonave që sigurojnë bashkëjetesën me termat antike do të mbetet e paprekur.

Shkodra thotë se nuk janë njohur ende me projektin e restaurimit dhe është e paqartë nëse ndërhyrja do të prekë edhe termet.

“Nuk jemi njohur me projektin, por nga ana tjetër e dimë se nuk ka patur kontrolle të gjendjes së kolonave mbi Terma,” shtoi ajo.

Studiuesi dhe arkeologu Eduard Shehi tha për BIRN se tashmë është gati për botim një libër mbi gërmimet në Termat Romake, të cilat japin hollësi edhe për elementët e godinës së projektuar nga arkitektja Valentina Pistoli, që u përurua në vitin 8 shkurt 1965.

Sipas tij, 43 nga kolonat me lartësi 7 – 10 metra janë ngritur në mënyrë të çrregullt për të mos dëmtuar monumentin antik, ndërsa 16 të tjera janë ngritur brenda mureve të godinës.

“Kolonat ku mbahet pjesa anësore janë më të shkurtëra,” tha Shehi, duke iu referuar zonave ku ndodhen elementet e termave (banja) si Tepidarium, Caldarium dhe Frigidarium (ujë i vakët, i nxehtë dhe i ftohtë).

Tashmë teatri është rrethuar nga skelat me banerave fotografike të projektit, sikurse dhe kangjellat e Termave antiike.

Aishe Stari dhe Haxhi Rama, dy artistët veteranë të skenës së teatrit “Aleksandër Moisiu” kujtojnë gjithashtu kohën kur u zbulua monumenti.

“Unë kam filluar punë, pak muaj pasi teatri u transferua nga Kinoteatri, që u njoh më vonë si “14 nëntori,” tha Mjeshtri i Madh, Haxhi Rama, I cili vazhdon të kontribuojë si regjisor.

Shqetësimi kryesor i artistëve vazhdon të mbetet përcaktimi i godinës si Teatër, duke gjetur një zgjidhje tjetër për pallatin e kulturës, me të cilin bashkëjetojnë të dy institucionet.

“I mbaj mend gërmimet e themeleve, të cilat sollën edhe zbulimin e termave,” tha Aishe Stari.

Arkeologët apelojnë për më shumë kujdes dhe vëmendje për monumentin 1900 vjeçar në themelet e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

“Në një fazë të dytë restauruese të Teatrit “Aleksandër Moisiu”, mund të shikohet me përparësi edhe ndërhyrja në kolonat, duke shtuar sigurinë në godinës 60-vjeçare,” përfundoi Shehi./BIRN

Teatri “Aleksandër Moisiu” po i nënshtrohet restaurimit
Etiketa: DurresmonumentetrestaurimiTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari

13:47 : 19/06/2025
AKTUALITET

Njëri dhunoi babain, tjetri përplasi makinën e policisë, 2 të arrestuar në Durrës

11:06 : 19/06/2025
AKTUALITET

Dhjetra punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës: Na flakën në rrugë

15:52 : 16/06/2025
AKTUALITET

I riu belg u plagos në një aksident në det, policia arreston 51-vjeçarin që i dha “Jet ski” me qira

11:09 : 16/06/2025
AKTUALITET

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

10:43 : 16/06/2025
AKTUALITET

Mbeti i plagosur me Jet Ski në Durrës, si është gjendja e 21-vjeçarit belg

10:21 : 16/06/2025
Para

Arrestohet hajduti 'serial' në Elbasan! 33-vjeçari me precedentë kriminal

TË GJITHA

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar

17:18 : 19/06/2025

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

17:13 : 19/06/2025

Pistë e re për Armando Brojën, e kërkon gjiganti holandez

17:05 : 19/06/2025

“Fryrja” me vota e PS dhe PD më 11 Maj, sa u janë hequr deri më tani nga rinumërimi

17:01 : 19/06/2025

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

16:44 : 19/06/2025

Raketat iraniane godasin deri në 2 mijë kilometra larg

16:41 : 19/06/2025

Do të largohet nga Empoli, 4 klube italiane në garë për Ardian Ismajlin

16:34 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com