Dështon interpelanca e kërkuar nga opozita me ministren Ogerta Manastirliu për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Pas fyerjeve dhe degradimit të debatit në Kuvend, kryeparlamentarja Elisa Spiropali mbylli përfundimisht seancën plenare këtë të enjte.
Spiropali: “Rendi në seancë është cenuar seriozisht, gjuha e përdorur në seancë, dhe nuk po i vë gishtin as njëri as tjetrit, duke qenë se gjuha e urrejtjes, denigrimit ndikon në të gjithë shoqërinë shqiptare, dua t’ju bëj thirrje deputetëve të përmbaheni në fjalorin ndaj njëri-tjetrin. Kjo sallë nuk përfaqëson vlerat e dialogut, ju bën thirrje deputetëve të kërkojnë falje. Të mbyllet seanca plenare dhe pikat e rendit të ditës të kalojnë në seancën e ardhshme plenare dhe të diskutohen me seriozitetin që duhet. Janë tërhequr të gjitha pikat, shtyhen për mbledhjen tjetër”.
- PS braktis sallën e Kuvendit: Na ofenduat Braçen!
Gjithçka ndodhi në nisje të interpelancës ku grupi i deputetëve socialistë kanë braktisur sallën e Kuvendit pasi Ina Zhupa replikoi me Erion Braçe dhe e quajti këtë të fundit si “kone”, “të ha m** goja”.
Sallën e braktisi edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ishte thirrur në interpelancë.
Demokratja mbështeti vendimin e socialistëve për t’u larguar, duke i thënë “të gjithë jashtë, të gjithë të korruptuarit jashtë. Ju hajdutë dhe të korruptuar nuk duhet të jeni këtu”.
Ndërsa deputeti i PS, nga vendi iu drejtua duke thënë: Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di ç’te punoj!
Replika e saj ndaj Braçes erdhi pasi ai në nisje të seancës plenare e quajti atë ruse.“Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse”, tha Braçe.
Pjesë nga debati:
Ina Zhupa: Në mungesë të dhënies së fjalës për replike me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Brace. Dua të them se ke një problem me gjatësinë, por nuk ta zgjidh dot unë këtë problem. Unë nuk i dëgjoj nën ata 1.5 metra. Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash si ruse, sepse unë nuk ja jap vetes të drejtën të të quaj kone edhe pse të quajnë të gjithë. Nga ana ime, nga unë vij, fëmijët i trajtojmë me respekt dhe kur futen në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe i themi: O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht.
Erion Braçe: Mbaje gojën, fytyre e keqe. E di c’te punoj!
Menjëherë pas kësaj daklarate deputetë janë larguar, ndërsa Niko Peleshi ka kërkuar që seanca të ndërpritet deri në momentin që Zhupa t’i kërkoj ndjesë Braçes.
“Unë mbaj qëndrim sa herë ka kështu fjalori. Më ka shkuar goja pas veshit duke thënë që të kujdeseni. Ky fjalor nuk ka vend për në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Spiropali ndër të tjera.
- Braçe iu drejtua Zhupës ‘ruse’, Bardhi shpërthen ndaj tij: Deputet pleh
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka shpërthyer në Kuvend pasi deputeti i PS-së, Erion Braçe iu drejtua ligjvënëses demokrate, Ina Zhupa më fjalën “ruse”.
Gazment Bardhi, i cili u shfaq i revoltutar, iu drejtua Erion Braçes me termin “pleh”, duke shtuar se “fjalën ‘ruse’ që ai i tha një kolegie nuk e ka guxuar askush ta thotë në këtë Parlament”.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi falje në emër të të gjithë deputetëve, si socialistë, ashtu edhe demokratë, që sipas saj, kanë ofenduar në Kuvend.
Gazment Bardhi: I ktheu përgjigje një deputeti pleh, që i tha një kolegie gruaje “ruse” dhe ti aty nuk reagon. Ajo nuk ta asgjë më shumë se sa kryeministri juaj. Fjalën ‘ruse;’ që ai i tha një kolegie nuk e ka guxuar askush ta thotë në këtë Parlament, duhet të kishe reaguar ti e para. T’ju vijë turp për këtë inskenim që bëni. Një deputet pleh që i drejtohet një deputeteje me me fjalën ruse, tju vijë turp.
Elisa Spiropali: Mbaj qëndrim në raste kur ka fyerje, më ka shkuar goja pas veshit sa herë që ky fjalor që nuk ka vend në Kuvend. Zoti Bardhi përtej rasteve të dy deputetëve, Zhupa dhe Braçe, që përdorni, pse inskenoni të gjithë deputetët që fyejnë duhet të kërkojnë falje.
Po e kërkoj unë faljen, në emër të Kuvendit të Shqipërisë në emër të të gjithë deputetëve, qofshin të djathtë, qofshin të majtë. Kushdo që ofendon duhet të ndëshkohet. Seanca ndërpritet për të marrë masat që interpelanca të vijojë.
- Projektligji për faljen e gjobave, sjell kaos në Kuvend! Garda rrethon foltoren
Në prag të zgjedhjeve me qëllim që të ‘rrëmbejë” vota, Partia Socialiste ka paraqitur një projektligj në Kuvend për faljen e gjobave.
“U duk ashiqare që ato fletët e bardha që kishe ti atje, paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe nuk kishte asnjë projekligj atje.
I sillini këtu në minutë të fundit dhe kërkoni shqyrtim përse nuk e bëni ndryshe, i votojmë sot dhe na i sillni javës tjetër për t’i shqyrtuar”, tha deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati.
Por, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën, ndërsa ligjvënësit demokratë iu drejtuan foltores që u rrethua për pak minuta nga Garda.
“Kaluam nga ajo pikë e rendit të ditës, nuk u votua këtu. Nuk është për procedurë. Z. Nallbati mos krijoni tensione artificiale”, tha kryeparlamentarja.
Ndërsa Nallbani, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka shkuan drejt foltores.
“Garda ju lutem largohuni, s’ka nevojë, është tension artificial”, tha Spiropali.
- Falja e gjobave për të “blerë” votuesit, “shpërthen” Bardhi: Ik pirdhu, o legen…
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ky projektligj është në dispozicion të zgjedhjeve.
Gjatë një momenti tensioni Bardhi iu drejtua një kolegu të PS, duke i thënë “ik pirdhu… legen”, por nuk dihet kujt ia drejtoi këto fjalë.
“Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e con tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe”, tha Bardhi.
Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD.
- Noka-mazhorancës: Burgosët 38 mijë shqiptarë për një kotec dhe dritare
Noka kërkoi fjalën nga vendi, por sapo iu drejtua “mazhorancës se po gënjen Parlamentin”, iu ndërpre fjala.
Më pas iu drejtua foltores, por aty u përball me Gardën, ndësa më pas Noka e mori fjalën, duke akuzuar mazhorancës se ka 12 vjet kanë masakruar qytetarët, të cilët kanë ndërtuar një dritare apo çati, ndërsa tani kërkojnë t’i falin.
“Më thuaj zonjë, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit? A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve se koha e pandëshkueshmerisë ka marrë fund? Që burgosët 38 mijë shqiptare pse riparuan një dritare apo një kotec pulash? Tani që po vijnë zgjedhjet, u thoni shqiptarëve që këta përbindësha, këta ujqër të tërbuar kanë veshur lëkurën e deles, sepse ju duhen vota”, tha Noka.
- Sula: Të publikohet lista e deputetëve dhe ministrave që kanë përdorur SKY ECC dhe Encochat
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar nga mazhoranca që të merret në konsideratë pr/vendimi i depozituar nga Gazment Bardhi që deputetet të deklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat.
Sula u shpreh se lista me deputetet qe kane perdorur keto aplikacione duhet t’i deroget SPAK.
“Pse keni frikë që ju ta bëni këtë pr vendim të jetë funksional. Pse keni frikë nga deputetet apo ministra që kanë përdorur sky apo encrochat”, tha Sula.
“Po ju bëj me dije ju dhe mazhorancws që zoti Bardhi, përpara 25 ditësh ka dorëzuar në zyrat e Kuvendit një pr/vendim sa i përket përdorimit të Sky encrochat nga deputetët e Parlamentit. Ky projekt vendim do të duhet të kishte filluar dhe të bëhej e ditur nga deputetet e Parlamentit.
Pse keni frikë që ju ta bëni këtë pr vendim të jetë funksional. Pse keni frikë nga deputetet apo ministra që kanë përdorur sky apo encrochat. Ju të mazhorancës pse ju duhet një telefon me Sky, për ta përdorur me grupet kriminale. Ju keni këtu ministra, deputetë, kryetar bashkie që i kanë përdorur për të vjedhur vota.
Është në nderin tuaj dhe mazhorancës tuaj që të përfundoni sa më partë këtë proces. Të deklarohet kush ka përdorur telefona të inkriptuar dhe kjo listë duhet ti kalojë SPAK. Ju bëj thirrje, nuk jemi ne imun. Nuk duhet ti shmangemi ligjit“, th ai.
- Becchetti “gllabëroi” 110 mln euro/ Bardhi kërkon interpelancë me Ramën
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi llogari kryetares së kuvendit pse nuk është future në rendin e ditës kërkesa e PD-së për interpelancë me Ramën
Gazment Bardhi: Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese një shume prej 110 mln euro për dikë (Becchettin) që kryeministri e ka quajtur mafioz, Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kërkesa procedural do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin. Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik, kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët.
Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhë.
Gjithashtu Bardhi kërkoi të vihen në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës e cila është vënë në dispozion nga Komisioni.