• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hajdaraj i Lushnjës pa rrugë, banorët: Na lanë pa nuse, asnjë vajzë nuk vjen në fshat

22:38 : 08/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Fshati Hajdaraj i cili ndodhet mbi Lushnjë është i mbushur me plantacione pafund ullinjsh, ndërsa është i pasur në prodhimtari, por nuk ka gjërat më bazike, rrugë dhe ujë, ndërsa shtyllat e korrentit janë gati sa të bien.

Emisioni “Fol” u ndalën në këtë fshat, ku makinat rrezikojnë të batohen për shkak të rrugës së keqe, në të cilën nuk është ndërhyrë në 34 vite demokraci.

Njëri nga banorët shprehet se protestojnë pasi nuk kanë rrugë dhe ka 34 vite që i gënjejnë.

“Që kur ka ardhur e majta në pushtet, nuk kanë hedhur sikur një kamion çakëll, janë rreth 300-400 banorë. As do të dijë njeri për nevojat shëndetësore dhe arsimore. Dhe për në varreza i sjellim në krahë se nuk ka rrugë. Edhe kur shkojmë te kryetarja e bashkisë na thonë do ua bëjmë, por se dimë ku. Taksat ky fshat i paguan 100%.

Agronom në bashki kanë, por vetëm marrin rrogën. Premtimi është se rruga do shtrohet deri te shkolla. Po ne të tjerët ku jetojnë, pse mos të vijë rruga deri në fund të fshatit. Na kanë thënë se 900 metër vetëm do shtrohet, ndërsa mbetet 1 kilometër. Ne jemi ballkoni i qytetit. Kryeministri bën batuta, por as nuk e ka idenë se çfarë është fshati.

Lexo edhe:

Vdes e moshuara në Lushnjë pas injeksionit në ambulancën e lagjes, dyshohet se pësoi reaksion

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

Fëmija e bën gjysmën e rrugës në këmbë deri te asfalti. Fshati ka pasur 700 banorë, kanë mbetur gjysma. Ujë kemi, por uji që vjen nuk pihet. Është me ngjyrë, të djegin sytë kur lahesh. Vit për vit do ndërrosh pajisjet e banjës. Tubat i kanë nxjerrë aty ku kalojnë ujërat e zeza. Inxhinieri i bashkisë thotë uji pihet, i thashë “hajde pije ti”.

Edhe për tu larë ai ujë është me rrezik. Po të bëhen analizat, ujësjellësi mbyllet. Monizmi i hapte rrugët të hynte zjarrfikësja, sot nuk kalon dot zetori. Dritat, shtyllat, njëra ka ikur majtas, tjetra ka ikur djathtas. Janë varur tullat nëpër tela që të mos bashkohen. 3.5 kilometër jemi larg qendrës së qytetit të Lushnjës. Ajo copë e shtruar, është shtruar në zgjedhjet e 2017-ës. Edhe ujin disa familje nuk e marrin plotësisht. Sepse u bë puseta në tokë, jo në pikën më të lartë. Është e pamundur të hysh në bashkinë Lushnjë.

Bashkia është e fryrë nga administrata, por asnjëri nuk e di se çfarë bëjnë. Fry administratën e bashkisë dhe nga ana tjetër nuk kemi fonde. Në Lushnjë për 1 kilometër ke një punëtor që pastron dhe një tjetër që punon dhe në letra janë dhe dy të tjerë që rrinë te shtëpia. Kemi vetëm një kosh plehrash që është 2 km larg. Përgjegjësi i firmës tha që makina ime nuk hyn andej, po doni sillini këtu. Plehrat fshati i hedh në kanal. Plehrat dhe farat po falimentojnë bujqësinë. Janë marrë apostafat që populli të dështojë dhe lirohen tokat. Nuk del prodhimi i duhur.”

Ndërkohë që një 28-vjeçar i cili banon në fshatin Hajdaraj, shprehet se do e lërë bujqësinë dhe do largohet.

“Arsyeja është rruga, uji, na iku dhe mosha, nuse nuk të vjen në fshat. Se do bëhesh familjar, do ndjekësh fëmijët në shkollë dhe nuk i ndjek dot. Kjo është arsyeja që po shpopullon fshatin.”

Edhe një i ri 25-vjeçar shprehet se do të largohet nga fshati.

“Dua të largohem nga vendi për arsye të shumta, si fillim për arsye të rrugës. Që të shkojë në punë duhet të nisem në orën 05.00. Merrem me ndërtim. Unë nuk e blej dot një apartament në Lushnjë. Ka vajtur metri 700-800 euro në Lushnjë. Shtëpi nuk krijoj dot se këtu nuk vjen nusja. Kjo po më çon jashtë shtetit. Dua të iki në Gjermani dhe unë.”

Një tjetër banor thotë se qëllimi i kësaj qeverie është të shpopullojë Shqipërinë.

“Të vijë Kryeministri të kalojë në rrugën tonë, të gjitha këto e bëjnë jetën. Kryeministri të vërë dorën në fshat te këta fermerë. Dhe prodhimet nuk i shesim dot. Presim lekë nga jashtë që të ushqehemi. Rama e ka bërë ndër mend të na sjellë irakenët. Po nuk ikën të vjetrit si Saliu, Rama, Meta dhe të vijnë të rinjtë, nuk ka shpresë. Këtu nuk ka ligj, ka Maliq. Kryebashkiaku Fatos Tushe na e premtoi rrugën, por përfundoi në burg. Ajo që u premtua e para, mbeti pa shtruar. Këtu te ne të mos sjellë fletë votimi fare, se ne nuk kemi për të votuar më. 2024 dhe ne nuk kemi akoma rrugë. Brenda 2024 kryebashkiakja na premtoi se rruga do fillojë. Që kur u bë reforma territoriale mbaroi fshati.”

Etiketa: banoretfshatfshatiHajdarajLushnjenuserrugëuje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdes e moshuara në Lushnjë pas injeksionit në ambulancën e lagjes, dyshohet se pësoi reaksion

16:07 : 05/06/2025
AKTUALITET

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

13:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

13:01 : 01/06/2025
AKTUALITET

Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Policia Bashkiake ul kontrollet në rrugët e Durrësit

20:05 : 31/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Në Shijak digjen mbeturina pranë shtëpive, banorët ngrejnë alarmin: Po na mbyt tymi

22:48 : 30/05/2025
BOTA

Kanada/ Mbi 20 mijë banorë evakuohen për shkak të zjarreve

20:04 : 29/05/2025
Para

Enigma me emrat e Komisionit 'fantazëm' të Apelimit në Bashkinë e Tiranës! Mazniku 'humbet' memorien

TË GJITHA

Atletico i thotë “stop” Barcelonës: Do lojtarin tonë? Paguaj 500 mln euro

17:52 : 05/06/2025

Krimineli që fshihej si shpërndarës picash! Si i gjeti Erjon Alibej hasmët! Futej në…

17:46 : 05/06/2025

Biseda me presidentin Xi, Trump: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare

17:45 : 05/06/2025

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025

“Në fushata legalizohen parcela me kanabis”/ Ina Zhupa: Oligarkët nuk njohin më asnjë kufi

17:40 : 05/06/2025

Kundër kolesterolit dhe pro zemrës, zbuloni funksionet e dobishme të lëngut të luleshtrydheve

17:29 : 05/06/2025

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com