• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kënga e fundit e Edi Ramës

18:16 : 11/06/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnjë e ka kërkuar vëmendjen nëpërmjet shfaqjeve ekstravagande dhe jo përmbajtjes. Shfazimi i fundit i kryeministrit shqiptar ka të gjitha simptomat e autokratëve që tmerrohen kur shohin fundin dhe pafuqinë e tyre për ta shmangur atë, megjithë pushtetin e madh që kanë në duar.

Edi Rama, në pak orë, ka realizuar se 83 mandatet, kuvendi, qeveria, drejtësia, banditët, mediat, oligarkët, bordi i paqes, Netanjahu, Erdogani, Meloni apo Xharedi, papritur mund të treten si kripa në ujë dhe nuk mund t’i vinë në ndihmë përballë zemërimit të atyre që i ka nëpërkëmbur, mashtruar e nënshtruar.

A ka panik më të madh se ky për t’u çmendur e marrë malet duke kënduar e performuar, fiks si të gjithë gjysmë- diktatorët që duan të tregojnë forcë kur janë të mbaruar?

Nuk është e lehtë të mos rrëshkasësh nga mendorja kur sheh se brenda një nate, nga mbret i Shqipërisë përfundon në mbret të memeve. Kur nga hokatari që tallej me gjithkënd kthehesh në kllounin që tregohet me gisht.

Lexo edhe:

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

Banorët e zonës Patos-Marinzë protestë te zyrat e “Bankers”: Duam qiranë e tokës, të respektohet kontrata!

Kur nga lideri që mahniste Parisin, Londrën, Romën e Uashingtonin, del zbuluar më mediat më të mëdha të planetit si një diktatoruc provincial që shpërndan copa atdheu për të hyrë në të brëndshmet e Trampit apo këpucët e Melonit. Kur nga vizionari që do zgjidhë kriza nga Ballkani e deri në Kubë, mbetet mujshari që nxjerr popullin e tij në rrugë.

Gjithë ky investim, që ndër vite ka kushtuar qindra miliona euro (kompani lobimi, këshilltarë sekretë, fushata mediatike ndërkombëtare, blerje zyrtarësh të huaj si Mekgonigali, joshje me copa bregdeti, porte e aeroporte) u shkri pa lënë gjurmë, njësoj si krahët e flamingove në ajër. Sot kryeministri shqiptar është lakuriq, jo vetëm për shqiptarët por edhe në sytë e botës.

Protesta theu vitrinën e një satrapi ballkanik që shitej, me paratë tona, si udhëheqës modern e demokratik. Nga CNN e me radhë të gjitha mediat më të rëndësishme të globit, sot po tregojnë Shqipërinë e vërtetë që një njeri i vetëm e ka marrë zvarrë për ta përplasur herë te djali i Sorosit e herë te dhëndrri i Trampit.

Kjo nxjerrje boje, që në tre ditë i shembi 13 vite propagandë, sigurisht që e ka lajthitur. Por ka edhe më shumë. Rama, jo vetëm e ndjen, por e di edhe nga përvoja se kur fillon merr ujë, të parët që kërcejnë nga anija janë ata që deri dje të kanë shërbyer. Asnjë nga pjestarët e garnizonit lokal mediatik nuk ka dalë hapur në mbrojtje të tij.

Guximi i ditëve të para për të sulmuar protestën si e nxitur nga grekët, iranianët apo serbët, u zbyth përballë fuqisë së revoltës qytetare. Sot, edhe ata që i ka ushqyer me duart e tij, thonë se protesta është e drejtë dhe maksimumi që mund t’i shërbejnë ende kryeministrit të drobitur është të flasin për të ardhmen e lëvizjes, organizatorët, programi politik etj etj.

Rama po e vërteton vetë atë që e ka ditur dhe e ka parë: mercenarizmi vlen sa je i fortë dhe paguan. Kur je buzë greminës, prej andej të vjen shtyrja e parë. Ai di t’i lexojë shenjat. Asnjë qëndrim i hapur në mbrojtje të tij.

Protestën që fillimisht nuk e dha asnjë prej mediave, sot e transmetojnë të gjitha dhe e kanë lajm të parë. Tezat se ai duhet ta lexojë si duhet revoltën qytetare, se gaboi me menaxhimin e situatës në Zvërnec, se duhet të hapë rrugën, etj, po artikulohen edhe nga ata që deri i dje i binin shpatullave me fjalinë standarte: Rame, ec përpara se ke votat.

Pra shenjat janë të qarta. Edhe këtu po ikin për lesh miliona euro të dhëna për sekserë mediatikë të tenderave publikë, për propagandistë të shtrenjtë e të lirë apo për ekrane që mbahen me para të zeza nga biznesmenë të qeverisë. Një lumë i madh milionash, që një protestë i çoi të derdhen në det. Publikisht, mbrojtjes së Edi Ramës nuk mund t’ia vërë fytyrën askush. Madje dhe ata që njihen botërisht si të pafytyrë.

Përdorimi i 35 vjetorit të Partisë Socialiste si festat e Kim Jong- unit, për të treguar unitetin e liderit me partinë, është një tjetër dëshmi e ankthit që shkakton paranoja e fundit të pashmangshëm. Si ai që këndon me zë të lartë në pyll për të trembur frikën e tij, edhe Rama bërtet e kërcen me shpresën se do t’i japë zemër vetes dhe atyre që ende i shkojnë pas. Por edhe në Partinë Socialiste nuk ka ndonjë të papërmbajtur zell për t’i dalë në krah liderit që qytetarët shqiptarë i kërkojnë në korr të largohet.

Pikërisht në kohën kur ndihej më i fortë se kurrë, Edi Rama ka mbetur vetëm më shumë se kurrë. I diskredituar anë e mbanë botës, i pafuqishëm të frymëzojë mercenarët apo vullnetarët rreth tij, i qartë se do braktiset prej tyre ashtu siç ai vetë braktisi ata që i dhanë pushtet, tashmë i kanë mbetur vetëm influencuesit t’u bërtasë, si rituali i fundit që mund t’i largojë frikën nga rënia.

Etiketa: Armand ShullakuEdi Ramaprotesteqytetare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026
AKTUALITET

Banorët e zonës Patos-Marinzë protestë te zyrat e “Bankers”: Duam qiranë e tokës, të respektohet kontrata!

11:33 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026
AKTUALITET

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

10:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026
AKTUALITET

Si po tenton ta shuajë Rama protestën me tallje dhe teori konspirative

08:52 : 22/07/2026
Para

Makina përplas një grup çiklistësh, ndërrojnë jetën tre fëmijë në Holandë

TË GJITHA

Moti i keq në Sarandë/ Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese

13:11 : 22/07/2026

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

13:09 : 22/07/2026
Muçi

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, gjykata jep dënimin për dy ish-zyrtarët e AMP-së

13:01 : 22/07/2026

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026

Foto-Emri/ Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës

12:43 : 22/07/2026

Vrasja e Elton Mermalit, i ati dëshmon në GJKKO, tregon lidhjen me Laert haxhiun

12:36 : 22/07/2026

I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60 vjeçari shqiptar /EMRI

12:31 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet