• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pirueta e Ramës/ “Fitorja e Trump nuk ndryshon gjë për Shqipërinë”

15:07 : 07/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në Budapest të Hungarisë ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, për çështjet e sigurisë. Ai e ka përforcuar mendimin e tij përpara gazetërëve duke shtuar: “Asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë, kështu që kushdo të jetë në Shtëpinë e Bardhë, nuk bën ndonjë dallim të madh”.

Donald Trump që u zgjodh të martën presidenti i 47 i SHBA-ve, por që do të marë detyrën në janarin e ardhshëm, ka shkaktuar shumë frikë dhe shqetësim midis vendeve aleate në perëndim. Por kryeministri Shqiptar ka zgjedhur të mbajë anën e atyre që besojnë se një gjë e tillë do të forcojë NATO-n dhe nuk do të jetë detyrimisht fatkeqësi për Ukrainën. “Ja kam thënë (Zelenskit-shënim i Lapsi.al), mendoj që nuk është domosdoshmërisht diçka për t’u shqetësuar për shkak të tij, por diçka për të reflektuar, për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë shumë më të fortë. Kur u zgjodh herën e parë, të gjithë po dridheshin, sepse ndoshta NATO-s do t’i vinte fundit, por NATO-ja u bë më e fortë” tha Rama nga mjediset e samitit.

Plotë tetë vite më parë qëndrimi i Ramës, atëhere vetëm prej dy vitesh e gjysëm kryeministër ishte krejt i ndryshëm. Gjatë në interviste në Kosovë ai bëri deklarata shumë të forta. “Mos e dashtë Zoti që Amerika të zgjedhë Trump për president, – ka tha ai në 8 prill 2016, përballë gazetarit Baton Haxhiu. – Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe pa dyshim është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”. Por këto nuk ishin një lajthitje e çastit. I vendosur për të mbështetur kandidaten e atëhershme demokrate, Hillari Klinton, Edi Rama i përsëriti të njëjtat teza edhe gjatë një interviste me Mustafa Nanon. Madje ai doli edhe në SHBA, i lobuar për tu shfaqur enkas në CNN, ku komentoi kandidatin e republikanëve, që sipas sondazheve atëhere kishte shumë pak shpresë të fitonte dhe të cilin ai e kishte damkosur si “turpin e civilizimit”. Atëhere ai tha: “…perspektivat që po dëgjojmë nga Donald Trump janë me të vërtetë shqetësuese dhe po cenojnë realisht atë çka SHBA është në sytë tanë”.

Madje nuk mungoi ti jepte edhe disa këshilla etniko kulturore kandidatit për në Shtëpinë e Bardhë: “shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftërat që bëjnë përkrah Amerikës” tha ai në CNN.​

Pra pyetja është se si mund të spjegohet ky kapërcim në poicione diametralisht të kundërta. Janë të shumtë ata që e argumentojnë këtë vetësiguri të tanishme me pasurimin marramendës dhe me fuqinë e tij lobuese.

Lexo edhe:

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

Rama ka nisur me kohë disa biznesmenë të mëdhej shumë pranë tij, si në Shqipëri dhe në Kosovë të depërtojnë në rrethin e afër më Trump. Një shpure e tyre, kryesisht përfitues kullash në Tiranë morrën rrugën direkt me një çarter privat, për të qenë në SHBA ditën e zgjedhjeve, me arsyetimin publik se do të ngrinin një fund-raising në mbrojtje të Hashim Thaçit.

Disa prej tyre janë telefonuar drejtpërdrejt nga shefi i madh për ta ndërmarrë këtë rrugëtim. Pastaj tetntativat e përbashkëta me Vuçiçin për ti dhënë copa të vendeve të tyre falas dhëndrit të Trump Kushner dhe Riçard Grenellit janë veprime tejet të lexueshme.

Por sa do lart të ketë mbërritur fuqia lobuese e Ramës, siguria e tij është më shumë politike sesa falë parasë së hedhur. Edi Rama e instaloi autokracionë e tij në vend, falë demokratëve amerikanë dhe gjatë administratës Biden, e cila u bë godisja më e fortë e opozitës në Shqipëri. Tani kur pushteti në Uashington është drejt ndryshimit, duke njohur profilin e Trump, si një politikan izolacionist që nuk e favorizon intevencionizmin dhe duke ditur shqetësimin e ulët për vlerat demokratike që ai ka, kryeministri shqiptar nuk ndihet i rrezikuar.

Nëse administrata demokrate, e ndërgjegjshme për gabimet kolosale që bëri do mundohej të paktën sa për sy e faqe të ruante një ekuilibër demokratik, ajo trumpiste mund të zhvishet edhe nga këta skrupuj. Pra, me shumë gjasë, Rama supozon se nën presidencën Trump, atij nuk do ti hyjë gjemb në këmbë për forcimin e një superpushteti që arriti të mbledhë në kohën e demokratëve. Ai nuk ndihet i kërcënuar. Dhe duke e barabtur Shqipërinë me veten është i lirshëm të deklarojë se as vendi nuk është i rrezikuar nga ndryshimi i fundit në Shtëpinë e Bardhë./ Lapsi.al

Etiketa: donald trumpfitorjaRamaSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
AKTUALITET

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

10:42 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Para

Meta flet nga qelia: Po stërvitem në kushte të vështira, disa ushtrime m’i ka mësuar Ylli Bodinaku

TË GJITHA

“Faji i natyrës”, tender i ri 950 mijë euro për të “rregulluar” shembjet e Unazës së Burrelit që kushtoi 1.3 milionë!

20:59 : 25/06/2026

Shkon në 188 numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

20:52 : 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet